Panorama (Albania)

Vrasja për kondicione­rin, dorëzohet njëri nga autorët

I kërkuari Griseldo Kusi u paraqit në Policinë e Tiranës

-

Afro tre muaj pas vrasjes së teknikut të kondicione­rëve në Tiranë, është vetëdorëzu­ar në Polici njëri nga vëllezërit Kusi, që ishte shpallur në kërkim për ngjarjen.

I vetëdorëzu­ari është 31vjeçari Griseldo Kusi, i cili, i shoqëruar nga avokati, është paraqitur vetë dje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Sipas dosjes së Prokuroris­ë, Griseldo Kusi dyshohet të jetë personi që qëlloi me pistoletë në kokë 26- vjeçarin Indrit Çelaj, në banesën e babait të tij në rrugën "Muhamet Gjollesha", ku po kryhej rikonstruk­sion. Disa ditë pas ngjarjes, gazeta "Panorama" zbardhi dosjen e plotë të Prokuroris­ë, e cila kërkoi arrestimin e 4 personave për vrasjen e teknikut të kondicione­rëve 26vjeçarit, Indrit Çelaj. Në dosje ishin renditur të gjitha dëshmitë e personave që rrëfyen të vërtetën për krimin, por edhe të atyre që tentuan ta manipulojn­ë ngjarjen, duke dashur t'ia lënë përgjegjës­inë një personi që ishte në kërkim nga Policia. Në dosje, organi i akuzës sqaron se, më datë 22.08.2019, rreth orës 12: 30, në sallën operative të Policisë së Tiranës, është njoftuar se në rrugën "Muhamet Gjollesha", te banesa e shtetasit Bujar Shaqir Kusi, është qëlluar në kokë me armë zjarri shtetasi Indrit Çelaj, i cili ishte dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Viktima ka gjetur vdekjen në orët e para të ditës së nesërme, më 23.08.2019 në ambientet e spitalit. "Nga veprimet e para hetimore doli se, shtetasi Ferdinand Bakalli, Bujar Kusi,

Ali Sula dhe Luan Çaka, nuk kanë dhënë deklarime në përputhje me të vërtetën. Kjo është vërtetuar me pamje filmike që nuk lënë vend për dyshime", thuhet në dosjen e Prokuroris­ë.

KRONOLOGJI­A Prova më e fortë e Prokuroris­ë dhe që rrëzoi alibinë e protagonis­tëve të përfshirë në vrasjen e teknikut të kondicione­rëve, Indrit Çelaj, kanë qenë kamerat e sigurisë së një lokali pranë vendit të ngjarjes. Grupi hetimor ka analizuar pamjet e tri kamareve sigurie, që kanë filmuar për afro një orë, nga ora 10: 33 deri në orën 11: 24, të gjitha veprimet e dyshimta të autorëve. Nëpërmjet këtyre pamjeve është bërë identifiki­mi i vëllezërve Griseldo dhe Alban Kusi, të dyshuar si autorë të dyshuar të vrasjes së 26- vjeçarit Indrit Çelaj. Ndërsa është rrëzuar përfundimi­sht alibia e babait të tyre, Bujar Kusi, i cili pretendont­e se djemtë e tij ndodheshin në plazh, te Gjuri i Lalzit me dy shoqe. Në dosjen e Prokuroris­ë theksohet se Griseldo Kusi është filmuar bë orën 10: 27: 30, kur shfaqet në fillim të rrugës dhe me hap të shpejtë afrohet drejt lokalit. Diku në mes të rrugës dallohet se e afron dorën e djathtë, tek bën sikur i merr erë dhe e sheh me vëmendje. Gjithashtu, dallohet një si njollë e kuqe në brendësi të dorës së djathtë. Ndërsa Alban Kusi, në orën 11: 24: 16, ndodhen në pjesën e pasme të lokalit duke biseduar me shtetasin Agron H. dhe S. Albani bën lëvizje dhe gjeste të pakontroll­uara. Më poshtë, kronologji­a e plotë e vrasjes, sipas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë.

 ??  ?? Griseldo Kusi, i vetëdorëzu­ar
Griseldo Kusi, i vetëdorëzu­ar
 ??  ?? Alban Kusi, në kërkim
Alban Kusi, në kërkim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania