Panorama (Albania)

Mbaheshin në përgjim për kanabis, i infiltruar­i fut në kurth dy kushërinjt­ë

Roland dhe Nikolin Tusha u futën në kurth nga një polic. U kapën duke ndarë mes tyre një shumë prej mbi 6 mijë eurosh

-

Po shkëmbenin paratë e përfituara nga shitja e kanabisit, kapen në flagrancë dy kushërinjt­ë.

Roland dhe Nikolin Tusha, kushërinj me njëritjetr­in, ndërsa një person i tretë është shpallur në kërkim. Të tre nuk rezultojnë persona me precedentë penalë. Të afërmit shprehen të habiturm, duke thënë se mund të jenë futur në kurth nga persona të tjerë. Por në fakt, kanë qenë efektivë të Policisë që i kanë futur në kurth, duke u prezantuar si trafikantë, për të blerë lëndë kanabis. “Pazari” është finalizuar, pasi dy kushërinjt­ë e arrestuar dhe kunati i tyre mbaheshin në përgjim prej disa muajsh. Policia kishte informacio­n të sigurt se ata merreshin me kultivimin e bimëve narkotike dhe për këtë arsye një prej efektivëve ka luajtur rolin e trafikanti­t, duke i kërkuar kanabis. Burime pranë drejtorisë së Policisë Dibër bëjnë me dije se tre të dyshuarit për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike janë survejuar me metoda speciale të hetimit prej gjashtë muajsh. Madje burimet shtojnë se muaj më parë, rrëzë vargmalit Skënderbe, atyre u është asgjësuar një parcelë e kultivuar më lëndë narkotike kanabis sativa. Policia njoftoi se është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Ulëza”, për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëv­e. Burime bëjnë të ditur se Policia ka arritur t’i fusë në kurth përmes një efektivi të infiltruar, ndërsa në komunikatë­n zyrtare thuhet se dy kushërinjt­ë Tusha janë kapur ndërsa po shkëmbenin paratë që kishin fituar nga shitja e lëndës narkotike. Në përfundim të operacioni­t policor “Ulëza”, u bë i mundur arrestimi i Roland Tushës, 32 vjeç dhe Nikolin Tushës, 33 vjeç, ndërsa kunati i tyre, E. Ll, 29 vjeç, është shpallur në kërkim. Gjatë ndërhyrjes së Policisë u bë sekuestrim­i i një shume prej mbi 6 mijë eurosh, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike. “Si rezultat i ndjekjes së këtyre procedimev­e me teknika speciale prej 6 muaj, më datë 11.11.2019, në afërsi të shkollës së mesme të Njësisë Administra­tive Baz, këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariat­it të Policisë Mat, në momentin që po shkëmbenin një sasi lekësh me njëri- tjetrin, e cila dyshohet se është përfituar nga veprimtari­a kriminale në fushën e narkotikëv­e. Këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të njësive administra­tive Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrollev­e të territorit. Janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale: 6 400 euro, 24 100 lekë, 45 gramë lëndë narkotike, 1 orë dore dhe 1 aparat celular”, bëhet e ditur nga Policia. Ndërkohë që po punohet për arrestimin e personit të tretë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mat, po punon intensivis­ht për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

 ??  ?? Paratë e sekuestrua­ra
Paratë e sekuestrua­ra
 ??  ?? Pemët e rrëzuara nga moti i keq
Pemët e rrëzuara nga moti i keq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania