Panorama (Albania)

“Ulje e rrogës së deputetëve dhe heqje të privilegje­ve”

-

Deputeti i opozitës së re, Erion Piciri, ka paraqitur një nismë ligjore që kërkon ndryshime të pensioneve të deputetëve dhe statusin e këtyre të fundit. Në një komunikim me gazetën "Panorama", Piciri është shprehur se ideja e tij ka lindur për shkak të diferencës së madhe mes pagave të deputetëve dhe trajtimit që ata marrin me atë që u ofrohet qytetarëve shqiptarë. Ideja, që sipas tij do të kthehet në një projektlig­j, prek trajtimin e deputetëve kur ata janë gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, por edhe pas përfundimi­t të mandatit në drejtim të shtesave që ata përfitojnë në pension. "Uljen me 30% të rrogës së deputetëve. Tërheqjen e pagesës 470 mijë lekë të vjetra të karburanti­t dhe telefonit. Tërheqjen e mundësisë për strehim dhe kredi me lehtësira apo për të futur mallra pa doganë. Tërheqjen e gjysmës së rrogës deri në tre vjet mbas mbarimit të mandatit dhe të pensionit suplementa­r. Tërheqjen e mundësisë për kurim jashtë kur këtë nuk e gëzojnë as fëmijët e sëmurë rëndë të vendit. Kur Parlamenti lundron në mosbesim, i etur për përfitime dhe nënshtrim, instalohet më lehtë një regjim, vendi rreshket në degradim. Kjo nuk duhet lejuar. Më pak përfitime, më shume ide dhe parime kanë sjellë gjithnjë produkte më të mira politike. Deputeti duhet të jetojë me vështirësi­të e vendit, të punojë në funksion të zhvillimit, të jetë i idealit dhe sakrificës, jo në rendje të përfitimev­e të pushtetit", shkruan ndër të tjera, Erion Piciri. Deputeti i futur rishtazi në Kuvend, shprehet se pret momentin kur kjo iniciativë të bëhet projektlig­j, dhe kërkon të ketë mbështetje­n e të gjithë deputetëve të tjerë, sidomos atyre të opozitës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania