Panorama (Albania)

Pronarët që përfitojnë nga skema me këste

Agjencia e Trajtimit të Pronave ndan fondin 2.3 milionë dollarë

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bërë publike dje emrat e pronarëve që marrin paratë e kompensimi­t. Janë 14 familje, të cilat kanë aplikuar për t’u trajtuar përmes skemës së pagesës me këste, duke marrë vetëm 40 për qind të vlerës që prona ka dhe duke hequr dorë nga pjesa e mbetur. Nga ana tjetër, për 7 aplikime, ATP ka vendosur përfundimi­n e procedurës administra­tive, pasi kanë rezultuar të jenë jo në përputhje të plotë me kriteret ligjore.

FONDI Fondi i ndarë kap vlerën e rreth 2.3 milionë dollarëve. “Fondi financiar, i vënë në dispozicio­n nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfituese të 14 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 235 milionë lekë, nga të cilat rreth 47 milionë lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimi­t, për të cilën ka aplikuar subjekti”. Kompensimi i tyre do të bëhet përgjatë 5 viteve. Kësti i parë do të lëvrohet këtë vit, ndërsa katër të tjerët në vijimësi. “Kësti përkatës për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim”, bëhet me dije nga ATP.

SKEMA Me skemën e re, pronarëve iu lind e drejta të trajtohen financiari­sht përmes një kërkese, duke përfituar 20% të shumës brenda 1 viti, 30% brenda 3 vitesh dhe 40% brenda 5 vitesh dhe duke hequr dorë nga pjesa tjetër e kompensimi­t. Që do të thotë, pavarësish­t nëse vendimi është i ri në kohë, pavarësish­t llojit të pasurisë së njohur dhe pavarësish­t se sa arrin vlera e kompensimi­t, pronarët trajtohen financiari­sht sipas kërkesës për 1, 3 apo 5 vite. Përgjatë këtij viti të vetëm, kërkesa që janë trajtuar kanë qenë pikërisht ato që kanë zgjedhur t’i nënshtrohe­n skemës së përshpejtu­ar. Trajtimi i pronarëve me këtë skemë bën që të shpenzohen shumë herë më pak para në raport me koston reale që do të kishte ky proces nëse pronarët do të merrnin të plotë kompensimi­n. “Nga përfundimi i trajtimit të këtyre 14 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 352’ 040’ 195,56 lekë”, vihet në dukje nga ATP. Pra, janë rreth 3.5 milionë dollarë, të cilat nuk shkojnë në xhepat e pronarëve, por qëndrojnë në arkën e buxhetit të shtetit.

 ??  ?? Nga aplikimet në ATP
Nga aplikimet në ATP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania