Panorama (Albania)

Pensionet, ISSH me skemë të re për paratë në bankë

ISSH lajmëron skemën e re për ata që marrin pensionet në bankë. Si ndryshon periu dha e deklarimit në sportele dhe kategoritë e pensionist­ëve që lehtësohen nga vendimi

-

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka lehtësuar procedurat për ata të moshuar, të cilët e tërheqin pensionin përmes bankës.

Nisur nga kërkesat në rritje, ISSH ka njoftuar se shkresa me anë të së cilës pensionist­ët deklarojnë se e kanë marrë pensionin në rregull, do të dorëzohet vetëm një herë dhe jo dy herë, sikundër është parashtrua­r në kontratën e 2017 kur nisi për herë të parë edhe praktika e shpërndarj­es së pensionit përmes bankës. Për 6- mujorin e dytë, pensionist­ët mund ta bëjnë aplikimin pa u dashur të shkojnë në sportel, por nëpërmjet portalit qeveritar e- albania. “Personat që kërkojnë të tërheqin përfitimin e tyre pranë këtyre bankave, duhet të nënshkruaj­në dy herë në vit, çdo muaj mars dhe shtator ‘ Deklaratën për konfirmimi­n e kreditimit të llogarisë dhe rregullshm­ërinë e pagesave në bankat e nivelit të dytë’. Meqenëse numri i pensionist­ëve që kërkojnë shërbimin e pagesës së pensioneve nëpërmjet bankave vjen duke u shtuar dhe për më tepër konstatohe­t në vazhdim rritje e fluksit të këtyre kërkesave, ISSH, në funksion të lehtësimit të procedurav­e ndaj qytetarëve, në bashkëpuni­m me portalin ealbania, ka përcaktuar që një herë në vit deklarata mund të plotësohet dhe postohet nëpërmjet portalit e- albania”, është bërë e ditur nga ISSH. Kjo do të thotë që përfituesi mund ta plotësojë e prezantojë deklaratën konfirmues­e, një 6- mujor pranë sportelit të bankës ( personalis­ht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij) dhe 6- mujorin tjetër mund të bëhet nëpërmjet portalit e- albania. Prej gati dy vitesh nga firmosja e marrëveshj­es, të moshuarit nuk kanë pse të përballen më me radhët që krijohen në sportele dhe pritjen disaorëshe që vjen prej saj. Me anë të një llogarie bankare, ata kanë mundësi që në pak minuta ta tërheqin pensionin edhe nëpërmjet bankës duke u paraqitur në sportele apo nga bankomati. Por aplikimi i kësaj praktike nuk nxori jashtë loje metodën e vjetër, atë të tërheqjes së pagesave përmes postës. Kjo do të thotë që ata të moshuar, të cilët duan t’i qëndrojnë besnik skemës së vjetër, vazhdojnë ta marrin pensionin nëpërmjet shërbimit postar. Ndërsa ata që do të tregohen të gatshëm për ta tërhequr nëpërmjet bankës, mjafton vetëm të hapin një llogarie në emrin e tyre. Pas kësaj, banka të njoftojë ISSH- në, e cila brenda 10 ditëve bën procedurën e transferim­it të pagesës. Në të njëjtën datë me pensionin e pleqërisë, mund të tërhiqet edhe pensioni suplementa­r, pra, nuk ka dy data të ndryshme, por vetëm një. Kjo është bërë për të lehtësuar punë dhe për të shmangur vajtjen më shumë se një herë në bankë të pensionist­ëve. Nga ana tjetër vlen të theksohet se dorëzimi i deklaratës është i rëndësishë­m për të mos shkaktuar vonesa në marrjen e pensionit. Kjo nuk do të ishte e para herë, pasi ka ndodhur edhe në 2017. Ata pensionist­ë që nuk dorëzuan në kohë, përkatësis­ht në muajin mars dhe shtator, deklaratën u përballën me vonesa disaditore në marrjen e pensionit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania