Panorama (Albania)

Pas Kushtetues­es, gati SPAK me 8 anëtarë, SHBA: Një ndër tre gjyqtarë me pasuri 250 mijë euro në vit

"Kemi detyrë të emërojmë", argumenti sesi e tejkaloi KLP problemin e numrit 10 në vendimin për ngritjen e SPAK me 8 anëtarë

- BLEONA METUSHI

Teksa për javë më radhë numri 10 që parashikon Kushtetuta për ngritjen e SPAK, u pa si problem nga KLP, kjo pengesë është kaluar me argumentin se ata nuk bëjnë interpreti­me për numrin, me të cilin fillon punën, por bëjnë emërimet që kanë mundësi.

"Nuk marrim përsipër të diskutojmë me sa fillon punën SPAK, atë e ka zgjidhur Kushtetuta, ne vetëm emërojmë sa të mundemi të emërojmë", është shprehur kreu i KLP. Nga ana tjetër, Komisioni i Posaçëm, i ka propozuar Këshillit disa pika që do të ndiqen deri në emërimin e 8 anëtarëve në Prokurorin­ë e Posaçme. Ndërkohë, gjatë mbledhjes së zhvilluar në 25 tetor, KLP konsideron të nevojshme ngritjen e këtij institucio­ni edhe për shkak të "pritshmëri­ve të opinionit publik dhe ndërkombët­arëve". Për 30 ditë, KLP vendosi që do të bëjë ngritjen e SPAK, çka do të thotë se brenda 25 nëntorit duhet të zhvillohet mbledhja për emërimin e 8 kandidatëv­e që kanë kaluar vetingun në dy shkallët.

PROPOZIMI

Komisioni i Posaçëm, në propozimin e tij, parashikon­te një kohë prej 30 ditësh për të përfunduar procesin e ngritjes në detyrë dhe emërimit të 8 prokurorëv­e. Gjatë kësaj periudhe, pra, që prej 25 tetorit, komisionet që përbëjnë KLP- në, do të përgatisin aktet për emërimin e prokurorëv­e. Komisioni propozoi edhe caktimin e përkohshëm të një drejtuesi për SPAK, por ky propozim nuk u mbështet nga Këshilli, që vendosi të shpall garën pas ngritjes në detyrë të 8 kandidatëv­e. Më tej, Komisioni i Posaçëm i propozoi KLP- së që të koordinojë punën me Këshillin e Lartë Gjyqësor, në mënyrë që në momentin që ngrihet Prokuroria e Posaçme, të ngrihet edhe Gjykata Kundër Korrupsion­it. "KLP duhet të organizojë punën me KLGJ, në mënyrë që të merren vendime të njëkohshme për ngritjen e GJKKO", shkruhet në propozim. Gjithashtu, KLP, me anë të kancelarit të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, do pyesë punonjësit aktualë të administra­tës nëse do pranojnë të jenë pjesë e SPAK, si dhe më pas të procedohet me plotësimin e kushteve të sigurisë nga ana e këtyre punonjësve. Burime nga Prokuroria për Krime të Rënda bëjnë me dije për gazetën "Panorama", se tashmë punonjësit e administra­tës janë pyetur.

MBLEDHJA

Në mbledhjen e zhvilluar në datën 25 tetor, kur edhe u miratua propozimi për ngritjen në detyrë të 8 prokurorëv­e, KLP diskutoi në lidhje me numrin që duhet të ngrihet SPAK dhe nëse duhet që të caktohet një drejtues i përkohshëm dhe garën për zgjedhjen e tij. Propozimi për një drejtues të përkohshëm nuk u miratua, ndërsa sipas Komisionit të Posaçëm, kjo mundësi ishte menduar në mënyrë që SPAK të fillojë punë që në momentet e para, pasi zgjedhja e drejtuesit do të merrte kohën e vet. Nga ana tjetër, Bujar Sheshi, një prej anëtarëve të KLP- së, pjesë e Komisionit të Posaçëm, tha se në lidhje me numrin 10, kjo gjë ishte e zgjidhur. "Ne si Këshill e kemi plotësuar kushtin që duhet të jenë 10 anëtarë me vendimmarr­jen tonë, kur kualifikua­m 15 kandidatë. Pjesa tjetër është që ne të marrim përsipër të emërojmë ata që plotësojnë kushtet", tha Sheshi.

SPAK

Struktura e Posaçme Antikorrup­sion, e njohur gjerësisht si SPAK, do të jetë e specializu­ar për hetimin e korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Prandaj, edhe një nga kriteret e parashikua­ra në ligj për anëtarin e Prokuroris­ë së Posaçme, është edhe eksperienc­a në hetimet për krimin e organizuar dhe korrupsion­it. Ndërkohë, ngritja e SPAK do të shkrijë Gjykatën për Krime të Rënda dhe një pjesë të kompetenca­ve të kësaj të fundit do t'i kalojnë gjykatave në rrethe. Aktualisht, gjyqtarët e Krimeve të Rënda, në pjesën më të madhe të tyre, kanë dhënë pëlqimin për të qenë pjesë e SPAK, ndërsa kjo e fundit do të ketë edhe 15 prokurorë. Struktura e Posaçme do të ketë në varësinë e saj edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, që është njësi speciale, e ngjashme me FBI- në amerikane. Ngritja e BKH do të bëhet pasi të jetë konstituua­r SPAK.

 ??  ?? GJATE NJE MBLEDHJEJE TE KLP
GJATE NJE MBLEDHJEJE TE KLP
 ??  ?? MBLEDHJA E DJESHME E KLP
MBLEDHJA E DJESHME E KLP
 ??  ?? Gent Ibrahimi, kreu i KLP
Gent Ibrahimi, kreu i KLP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania