Panorama (Albania)

A po bëhet Gjermania polici i ri i botës?

- CHRISTOPH HASSELBACH * * D. W.

Unë zotohem t’i shërbej me besnikëri Republikës Federale Gjermane dhe të mbroj me trimëri të drejtën dhe lirinë e popullit gjerman”. Këtë premtim do ta japin ditën e martë qindra rekrutë të rinj gjatë një ceremonie publike betimi para ndërtesës së Parlamenti­t gjerman, Rajhstag, në Berlin dhe në disa qytete të tjera gjermane. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp- Karrenbaue­r ( CDU, kristiande­mokate), gjeti mbështetje politike për idenë e saj, që të zhvillohet ceremoni e madhe publike e dhënies së betimit nga ushtarët e rinj. Kristiande­mokratët janë dakord, partnerët e koalicioni­t, socialdemo­kratët po ashtu, madje Winfried Kretschman­n, Kryeminist­ri i Landit Baden Vyrtemberg që vjen nga Partia e Të gjelbërve, nuk është parimisht kundër, megjithëse Të gjelbërit e kanë pasur ushtrinë si gogol. Edhe ipeshkvi ushtarak protestant, Sigurd Rink, e mbështeti propozimin duke e quajtur atë kontribut për “çtabuizimi­n e ushtrisë gjermane, Bundeswehr”. Nga gjithë partitë e përfaqësua­ra në Parlament, vetëm Partia e Majtë doli hapur kundër.

BUNDESWEHR DUHET TË BËHET I DUKSHËM

Ministrja e Mbrojtjes, Annegret KrampKarre­nbauer, shkurt AKK, synon me propozimin e saj që ta bëjë trupën më prezente dhe më të pranueshme. Ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet të bëhet “e dukshme dhe e dallueshme në mes të shoqërisë sonë, në mes të qyteteve dhe komunave tona”.

Ceremonitë publike të dhënies së betimit nga ushtarët e rinj nuk janë të vetëkuptue­shme për një vend, ushtria e të cilit shkaktoi 80 vjet më parë Luftën e Dytë Botërore. Protesta të mëdha të dhunshme me qindra të plagosur pati në vitin 1980, kur ministri i Mbrojtjes, Hans Apel, nga Partia Socialdemo­krate mbajti një ceremoni festive të dhënies së betimit në stadiumin Weser të Bremenit, duke mos u fshehur pas mureve të kazermave. Sot, nuk vihen në diskutim jo vetëm ceremonitë e dhënies së betimeve dhe apelet, por as misionet e ushtrisë gjermane jashtë vendit. Por ministrja gjermane e Mbrojtjes, AKK, shkon një hap më tej. Ajo e shikon Gjermaninë në të ardhmen si “fuqi organizimi” ushtarak, siç ka thënë në disa fjalime të mbajtura javët e kaluara.

Kështu, për shembull, ajo kërkon të ngrejë një Këshill të Sigurisë Kombëtare, i cili duhet të koordinojë diplomacin­ë, ushtrinë, ekonomike, tregtinë, sigurinë e brendshme dhe bashkëpuni­min për zhvillim. Përveç kësaj, ajo kërkon vendime më të shpejta parlamenta­re për misionet dhe kërkon, që në rast nevoje, së bashku me aleatët, të shfrytëzoh­et deri në fund “spektri i mjeteve ushtarake”.

Nga ana e politikës ushtarake dhe të sigurisë vjen miratim i gjerë. Harald Kujat, ishkryetar i Komisionit ushtarak të NATO- s i quajti idetë e AKK- së si hapat e parë të duhur. Krijimin e një Këshilli të Sigurisë Kombëtare e mbështet veçanërish­t edhe Wolfgang Ischinger, shef i Konferencë­s së Sigurisë në Mynih.

SHUMË MISIONE?

Por ka edhe që kundërshto­jnë. Hans- Peter Bartels, i ngarkuari i Parlamenti­t gjerman me Mbrojtjen, vlerëson se për momentin ushtria gjermane është e mbingarkua­r. Aktualisht, 3 mijë ushtarë ndodhen në misione jashtë vendit, mes tyre në Afganistan, Mali dhe Nigeri, në Ballkan, Mesdhe, në Oqeanin Indian, në Jordani dhe në Irak. Këtyre u shtohen detyrimet e mëdha në Europë, në kuadër të NATO- s. “Trupa ankohet për krijimin e vështirësi­ve”, thotë Bartels.

Edhe nga politika e jashtme, ministres i vjen erë nga drejtimi i kundërt. Ministrja është kundër veprimtari­ve të Gjermanisë, pa përfshirë edhe aleatët. Ajo do që në kuadër të misioneve ushtarake të veprohet bashkë me aleatët. Por cilët janë aleatët e mundshëm? Zgjedhja e parë për Gjermaninë do të ishte normalisht NATO. Por, për shkak të qëndrimit të pasigurt të SHBA, Presidenti francez, Emmanuel Macron, e quajti Aleancën ” në vdekje klinike”, dhe kërkoi forcimin e bashkëpuni­mit europian në fushën e sigurisë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i quajti me të drejtë aleatët gjoja më të ngushtë politikë si shumë të ashpër dhe deklaroi se: “NATO është shtylla kryesore e mbrojtjes sonë”.

DORËHEQJA E NJË PRESIDENTI

Në politikën e brendshme gjermane, roli dhe detyrat e ushtrisë kanë ndryshuar shumë dhjetë vitet e fundit. Shembull për këtë është dorëheqja e ish- Presidenti­t të atëhershëm gjerman, Horst Köhler. Mbas një interviste të dhënë për rolin e ushtrisë, ai u detyrua të jepte dorëheqjen.

Köhler pati deklaruar se “një vend që ka përmasat sa vendi ynë, me këtë orientim në tregtinë e jashtme... duhet ta dijë... se në rast nevoje, duhet edhe ndërhyrja ushtarake, për të mbrojtur interesat tona, si për shembull për të mbajtur të hapura rrugët tregtare”. Në kritikën e madhe që iu bë fjalimit të tij, u fol për “politikën e luftanijev­e” dhe se Kushtetuta gjermane nuk lejon luftë për interesa ekonomike.

Ministrja e sotme e Mbrojtjes nuk argumenton shumë ndryshe nga Köhler në atë kohë. Por sot, kurrkush nuk kërkon dorëheqjen e ministres. Kritika drejtohet kryesisht kundër mbingarkim­it të ushtrisë dhe pak kundër parimit për një rol të ri më të madh të ushtrisë gjermane. Duket se me përjashtim të disa zërave të vetëm, në përgjithës­i të gjithë janë dakord, që Gjermania të angazhohet më shumë ushtarakis­ht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania