Panorama (Albania)

“Do të fus plumbin ballit”, kush është i riu që kërcënoi Kryeminist­rin Rama me SMS

Antiterror­i shoqëron për disa orë 32- vjeçarin nga Puka

-

"Do të të fus plumbin ballit!". Një mesazh i tillë në adresë të Kryeminist­rit Edi Rama, ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit afro 5 ditë më parë.

Autori i këtij kërcënimi, në dukje serioz, është identifiku­ar shpejt, por në mungesë të një adrese të saktë të tij, janë dashur disa orë për të zbuluar vendndodhj­en. Një fotografi e të dyshuarit u është vënë në dispozicio­n dhjetëra agjentëve civilë, derisa dje, në orët e para të mëngjesit, është rënë në gjurmët e të riut, që është shoqëruar nga Antiterror­i. Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim për ngjarjen, madje edhe burime jozyrtare u treguan hermetikë. Dje, në media qarkulloi edhe fotografia e personit të dyshuar, i cili, sipas burimeve konfidenci­ale, quhet Andrea Kurti, me origjinë nga Puka dhe banues në një shtëpi me qira në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. Fillimisht, kërcënimi i tij u lidh me aksionin e prishjes së banesave në atë zonë, për të cilat po protestohe­t prej disa muajsh. Megjithatë, ndonëse situata u duk shumë serioze, 32- vjeçari u la i lirë nga Policia, pas verifikime­ve që u kryen në Polici. Burimet thanë se nga këqyrja e telefonit të tij, u kthyen disa mesazhe të fshira, një prej të cilave ishte edhe ai i dërguar në numrin e telefonit të Ramës, që në dukje ishte një kërcënim serioz për jetën. Të njëjtat burime, ndonëse nuk saktësojnë situatën plotësisht, thanë se janë gjetur edhe mesazhe të tjera. Vetë i riu ka deklaruar se e gjitha ishte një shaka mes shokësh, që, sipas tij, e nxitën për t'i shkruar Kryeminist­rit. Nëse dëshmia e tij është e vërtetë apo jo, kjo nuk dihet ende, edhe pse ai tashmë është lënë i lirë. Kurti, pas dëshmisë dhe verifikime­ve, ka dalë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, edhe pse kjo mund të jetë ndonjë taktikë e Policisë.

MASAT E SIGURISE

Nëse kërcënimi i Kryeminist­rit Edi Rama është vërtet një lojë mes të rinjsh, kjo mbetet për t'u konfirmuar. Por ajo që dihet me saktësi deri tani, është se Ramës i janë shtuar masat e sigurisë prej disa ditësh. Madje, shërbimet e Gardës së Republikës janë parë edhe pranë zonës ku banon djali i kryeminist­rit Rama, edhe mbrëmë gjatë orëve të mbrëmjes. Veç Gardës, mësohet se janë angazhuar edhe agjentë civilë të strukturav­e të posaçme të Policisë së Shtetit. Të gjitha këto të dhëna, në kushtet e një situate kur nuk ka asnjë zë zyrtar apo jo nga ana e Policisë, të bëjnë të kuptosh se ngjarja nuk është vlerësuar thjesht si një "shaka" e të dyshuarit me shokët. Situata në dukje mund të jetë edhe me delikate e serioze nga çfarë thuhet nën zë nga burime shumë të rezervuara të Policisë, ndryshe nga rastet e mëparshme, që mund të themi që nuk kanë qenë të rralla, kur kreu i Qeverisë është kërcënuar. Ashtu siç ndodhi më 21 janar të vitit 2011, kur Rama ishte lider i opozitës apo më 30 nëntor të vitit 2014, kur ishte në vitin e parë si Kryeminist­ër. Autorët e kërcënimev­e në këto dy raste u arrestuan nga Policia, e cila dha edhe deklaratë zyrtare, ndonëse shkurtimis­ht për atë çfarë kishte ndodhur. Por kësaj here duket se gjërat kanë ndryshuar dhe kjo për dy mundësi. E para mund të jetë thjesht një rutinë e Policisë, që së fundmi "preferon" të publikojë sa më pak informacio­ne për median dhe publikun, e dyta ngjarja mund të jetë vërtet serioze dhe po mbahet e fshehtë për të ruajtur sekretin hetimor.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? I dyshuari, Andrea Kurti
I dyshuari, Andrea Kurti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania