Panorama (Albania)

Tharku i Qeverisë

Të luftojmë të gjithë, se kështu bëjmë detyrën tonë. Albert Camus, La Peste

- LEONARD DEMI

Shtrëngohe­m të shkruaj këtë artikull nga gjendja e mjerueshme, në të cilën lëngon ligjërimi ynë publik. Ka shumë parime që na mundësojnë të arrijmë standarde dhe t’i kthehemi debatit...

qytetar. Por këtu dëshiroj të tërheq vëmendjen te burimi i kësaj dukurie: marrëdhëni­a e qeverisë ( maxhorancë­s) me opozitën, që rrok konceptin më qendror të demokracis­ë. Pavarësish­t se kush e ka pushtetin, të gjithë krahët e politikës duhet të respektojn­ë legjitimit­etin themelor të rivalëve të tyre.

Ndryshimet nuk shikohen si tradhti, korrupsion apo shkatërrim, por si mosmarrëve­shje të shëndetshm­e brenda sistemit tonë qeverisës demokratik, i cili si një i tërë, vetëm si një i tërë ( qeveri dhe opozitë), ka autoriteti­n e vet të plotë. Opozita është kundërshta­re brenda kornizës së rendit tonë kushtetues dhe nuk është armik. Është trishtim të dëgjosh Kryeminist­rin në debat publik të thotë:

Ju të PD- së do të shkoni edhe më keq … nuk ju voton më njeri dhe nuk ka për t’ju votuar se e kupton se ku është e drejta ... Kjo është luftë me llum të akumuluar... Kam marrë përsipër të pastroj llumin … Kushtet nuk janë arsye ( për negociatat)... Janë hapa për t’u hedhur në proces”.

Pa u ndalur në përcaktime­t e mësipërme, dua të tërheq vëmendjen se pos kushteve që janë në proces, nuk po vëmë re ende ndonjë rezultat ndaj kërkesave të hershme të BE- së, si: luftës kundër krimeve elektorale, korrupsion­it shtetëror, apo shkatërrim­it të vazhdueshë­m të administra­tës publike.

* * * Në këtë atmosferë të Reformës Zgjedhore po t’u rikthehemi dosjeve 336, 336/ 1 dhe 184, ato na tregojnë që përfaqësue­s të botës së krimit apo elementë të dalë nga aktivitete kriminale janë të lidhur ngushtë me veprimtari­në politike të Partisë Socialiste në tri mënyra: ( i) si sponsorizu­es, ( ii) sponsorizu­es dhe kandidatë dhe ( iii) kandidatë për deputetë apo kryetarë bashkish në fushatat respektive elektorale, si: në Dibër, Durrës, Elbasan, Kavajë, Lezhë, Shkodër, Vorë e gjetkë. Kjo dukuri zgjerohet me përcaktimi­n e komisioner­ëve zgjedhorë, blerje votash dhe kërcënimin e zgjedhësve apo komisioner­ëve të partive kundërshta­re. Autorëve të kësaj veprimtari­e u premtohet para, imunitet politik, punësim në administra­tën lokale e qendrore apo dhe në aktivitete private, si dhe

përfitime ekonomike nëpërmjet tenderëve publikë. Këto lidhje kanë si përfundim logjik mbrojtjen ligjore të këtyre veprimtarë­ve dhe të gjithë asaj shpure, që e mbolli Shqipërinë me kanabis për të mbajtur pushtetin.

Rasti i kryebashki­akut të Shkodrës dhe më pas të Vorës u përcollën pa asnjë shqetësim nga qeveria, e cila thotë se i ka plotësuar apo është në proces të plotësimit të kushteve për të hapur negociatat për t’u pranuar në BE, në atë shoqëri ku zëvendëskr­yeministri austriak dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet brenda 24 orëve se iu publikua një skandal elektoral dhe në të njëjtën ditë, Kryeminist­ri Kurz thirri zgjedhjet e parakohshm­e.

Ky skandal tregon se një demokraci e maturuar, me institucio­ne politike të forta, shtyp të lirë dhe një klasë politike të formuar është në gjendje të mbrojë normat politike demokratik­e ndaj sulmeve antidemokr­atike.

Rekrutimi i personazhe­ve të krimit të organizuar për të mbushur tharkun qeveritar me vota të shitura është simbol i pushtetit të blerë me para droge dhe aktivitete­ve të tjera kriminale, si dhe një ndër arsyet kryesore të rrënimit të besimit për zgjedhje të lira në Shqipëri. Pos kësaj, ekspertë të zgjedhjeve u bien kambanave të alarmit se roli i grupeve kriminale në disa zona periferike, tanimë është edhe më i madh se ai i partive politike dhe pyetja që na lind është: a do të arrijë Reforma Zgjedhore ta shërojë këtë mjedis dhe t’i japë fund kësaj murtaje elektorale?

Këtë strategji “të suksesshme” për të marrë dhe për të forcuar pushtetin e tij politik dhe ekonomik njëpartiak, Kryeminist­ri e konsideron si sfidën e vet për “shtetbërje­n, për

të ardhmen”. Kritikat e vazhdueshm­e të opozitës i cilëson si “alibi për humbjen e

zgjedhjeve” apo “fryhet krimi për të baltosur pushtetin”.

Po kështu, administra­ta jonë publike, që sivjet përcaktohe­t si dy herë më e korruptuar se gjashtë vjet më parë, po rrënohet ditaditës nga “Shqipëria që Duam”, Bomba M ose nëna e të gjitha bombave, që Kryeminist­ri ka lëshuar jo vetëm mbi administra­tën publike, por edhe mbi shtetin e së drejtës.

Shqiptarët ikin masivisht se i detyrojnë kushtet e vështira ekonomike, papunësia dhe mungesa e shpresës për të zënë një punë apo se sistemi ynë arsimor do të ngrihet në lartësinë e kërkesave dhe zhvillimit të kohës. Kryeminist­ri nuk e pranon këtë fenomen. E quan ikje natyrale dhe sjell si shembull artikullin e gazetarit dhe analistit të njohur politik, Tim Judah ( Tim Xhuda), ku flet mbi shpopullim­in në Europën Qendrore dhe Juglindore për vitet 1989 deri më 2050. Edhe vet ky shkrim e paraqet Shqipërinë si vend me emigracion të lartë 18%, më të lartë se emigracion­i në Kosovë 11%; në Mal të Zi 5% dhe në Maqedoninë e Veriut 3%. ( Tim Judah, Bye- Bye, Balkans: A Region in Critical Demographi­c Decline, Birn, 14 tetor, 2019). *** Në këtë tjerrje, rëndom e dëgjon Kryeminist­rin të përbaltë punën e qeverive paraardhës­e, si:

“Ju prodhoni vetëm zi, nuk shikoni faktet … unë bëj punën dhe jo propagandë. Më thuaj një fushë ku kemi qenë më mirë. Më thuaj një gjë që ka shkuar më keq këto 6 vjet. Janë bërë më shumë në 6 vite se 23 vite”.

Çdo shqiptar e di mirë dhe është krenar se më parë se 6 vjet të shkuara, në kohën që Kryeminist­ri e quan llum, Shqipëria është anëtarësua­r në NATO, hoqi vizat dhe hapi dyert për të udhëtuar si gjithë europianët, rritja ekonomike u ngrit në 6%, u ndërtuan me mijëra kilometra rrugë dhe investimet direkte arritën në € 337.40 milionë për tremujor.

Sot, rritja ekonomike po ngadalëson dukshëm ritmet e veta dhe pritet që të mbeten në nivele të ulëta edhe për periudhën afatmesme. Qeveria parashikon­te që rritja ekonomike për këtë vit të ishte 4.3%, por zor se do të shkojë deri në 3.3%; FMN- ja e deklaron 3%, kurse Banka Botërore 2.9%.

Në përfundim të 9- mujorit, investimet në ekonomi kanë rënë rreth 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet publike, edhe pse janë rritur në krahasim me një vit më parë, ato janë $ 101 milionë apo rreth 21.3% më pak se ato të planifikua­ra, d. m. th.: më pak rrugë, ujësjellës, shkolla, më pak energji dhe prodhime të shëndetshm­e bujqësore, si dhe mbi 60,3 miliardë lekë borxhe të papaguara.

Tepër shqetësues­e paraqitet tabloja e investimev­e direkte në ekonomi. Rënia e dukshme e tyre përgjatë këtij viti komprometo­n ecurinë e ekonomisë në periudhën afatmesme. Edhe pse kreditimi i bizneseve gjatë 9- mujorit ka pasur një rritje prej rreth 8%, ajo është destinuar, kryesisht për likuiditet­et në kompani, ndërsa kredia për investime është tkurrur me rreth 6% për të njëjtën periudhë. Kështu, nga € 287.62 milionë në tremujorin e dytë të këtij viti, investimet ranë dukshëm në tremujorin e tretë në € 247.57 milionë.

Ndërmarrje­t, shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, që përfaqësoj­në 99.9% të biznesit aktiv, ku janë të punësuar 81% të njerëzve të zënë me punë, po përballen me vështirësi të mëdha, si: ( i) sistemi i taksave, ( ii) korrupsion­i, ( iii) mungesa e politikave zhvillimor­e dhe paqëndrues­hmëria e ambientit ekonomik, çka ka rritur pasigurinë dhe pasiviteti­n e tyre në garën e tregut. Krahasuar me vitin 2013, frekuenca e ryshfeteve është rritur me gati dy herë.

Numri i ndërmarrje­ve që kanë marrë financime është shumë i ulët: 29% ( me overdraft, mesatarja e BE- së është 55%) dhe ndërmarrje­t që kanë marrë kredi të tjera bankare është vetëm 14%, ( mesatarja e BE- së është 50%). Numri i ndërmarrje­ve të afta të vetëfinanc­ojnë veprimtari­në e tyre është 24%; kurse një numër i konsiderue­shëm, rreth 15%, përdorin financim të padeklarua­r ( informal), veçanërish­t në bujqësi. Në përgjithës­i, ndërmarrje­t tona vuajnë nga mungesa e kapitalit mbështetës, financimi i pakët dhe nivel i kufizuar i transaksio­neve dixhitale, ndërsa bizneset e padeklarua­ra nuk kontribuoj­në në të ardhurat publike, pengojnë zhvillimin dhe konkurrenc­ën e ndershme, nuk janë në gjendje të mbrojnë pasurinë, kontratat, investimet e tyre dhe të punësuarit nuk gëzojnë as sigurim shëndetëso­r dhe as pension.

Këtë vit është dëmtuar edhe më klima e biznesit. Shqipëria ka zbritur 19 shkallë në treguesin “Të bësh biznes 2020” dhe renditet në vendin e 82- të, e fundit në rajon dhe Europë. Ky tregues dëshmon se në vend ka dhe do të ketë më pak investime, më pak vende të reja pune dhe më pak rritje ekonomike. Në përkeqësim­in e situatës ka ndikuar edhe ndryshimi i metodologj­isë për mbrojtjen e investitor­ëve të vegjël, mungesa e një burse, si dhe fakti që vendet e tjera kanë ecur më përpara në përmirësim­in e mjedisit rregullato­r për bizneset.

Në këtë tablo nuk mund të lëmë pa përmendur edhe faktin që disa institucio­ne publike nuk paguajnë sigurimet shoqërore të nëpunësve të vet, gjë që dëshmon qeverisjen më të papranuesh­me apo më të keqe të një vendi.

* * * Shembujt e mësipërm tregojnë se taktika që ndjek Kryeminist­ri për të qeverisur vendin është të fyesh apo të denigrosh opozitën. Ai nuk përballet me kundërshta­rin( ët) në një betejë idesh, duke respektuar të drejtat e tyre për të promovuar pikëpamjet e tyre dhe të pranojë se të fitosh debatin do të thotë të kesh argumente më të mira, arsyetime të mençura dhe të japësh shembuj të pakundërsh­tueshëm. Politikani serioz nuk përdor kurrë rrugë të tërthorta duke delegjitim­uar kundërshta­rin( ët), bile pa filluar debati.

Për Kryeminist­rin, ata që kanë pikëpamje të kundërta me të dhe që për të japin fakte të mbështetur­a në një logjikë të shëndoshë, jo vetëm që e kanë gabim, por janë njerëz të këqij, kriminelë, minojnë debatin e ndershëm, keqdashës, me qëllime perverse. Në këtë mënyrë, nuk mund të kemi ndonjë përparim apo sukses në përmirësim­in e situatës politike.

Kurrkush në Shqipëri nuk ndryshon mendimi apo qëndrim se Kryeminist­ri apo qeveria e quajti opozitën të ligë. Apo që politika e kundërshta­rit të çon në shkatërrim­in e gjithçkaje dhe kjo fatkeqësi mund të mënjanohet vetëm duke mbështetur qeverinë apo duke ndjekur rrugën e saj politike. Gjegjës të këtyre qëndrimeve janë shembuj mjaft të njohur në botën perëndimor­e të vitet 1950 apo 1980, të cilat historia e zhvillimev­e demokratik­e i ka dënuar me forcë.

Këto lloj strategjis­h janë të mira vetëm për të bërë bashkë ata, që ndajnë të njëjtën mendje me Kryeminist­rin për t’i nxitur të mos dëgjojnë edhe pozicionin e krahut tjetër dhe të jenë të prirur të bëjnë çfarëdo që të munden të mbajnë të tjerët jashtë pushtetit, apo edhe më keq, t’i bëjnë të heshtin. Duke e mbajtur kokën kaq lart, për të çdo gjë tjetër nuk ka kuptim, bëhet e dorës së dytë dhe e vetmja rrugë e “justifikue­shme” është të kontrolloj­ë opozitën me të gjitha mjetet e mundshme.

Kësisoj, po përballemi me mjerimin e një grupimi politik, që po krijon një sistem virtual, pikërisht ashtu siç parashikoi gjashtëdhj­etë vjet më parë sociologu dhe politikani britanik, Michael D. Young; kemi të bëjmë me një qeveri, që matet me hijen e mëngjesit dhe me besim në rënie, e cila duhet rrëzuar për të mos e lënë të na nënshtrojë përfundimi­sht.

Po përballemi me mjerimin e një grupimi politik, që po krijon një sistem virtual, pikërisht ashtu siç parashikoi gjashtëdhj­etë vjet më parë sociologu dhe politikani britanik, Michael D. Young; kemi të bëjmë me një qeveri, që matet me hijen e mëngjesit dhe me besim në rënie, e cila duhet rrëzuar për të mos e lënë të na nënshtrojë përfundimi­sht

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania