Panorama (Albania)

U gjend me plumb në trup, hetohet për krim në familje

-

DURRES – U arrestua për tjetërsimi­n e 68 mijë metrave katrorë tokë në Gjirin e Lalzit, Gjykata liron ish- kreu e Hipotekës. Gjykata e Apelit në Durrës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në burg”, në “Detyrim paraqitje” për ish- drejtorin e Hipotekës, Ardjan Iliazaj, i cili u akuzua bashkë me disa prej vartësve të tij, ish- punonjës të ALUIZNI- t dhe ish- Komunës Ishëm për tjetërsimi­n e pronave në zonën e Gjirit të Lalzit. I lirë në detyrim paraqitje është lënë edhe ish- juristi i Hipotekës, Renaldo Pastërma dhe Albert Doda, që, sipas Prokuroris­ë, është përfitues i një parcele me dokumente të falsifikua­ra. Për pjesën tjetër të të arrestuarv­e në megaoperac­ionin “Rodoni”, Bledar Zerba, Delis Kapxhiu, Mikel Zaho, ish- kreun e Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, Gjon Proja, si dhe biznesmeni Lush Osmani, i cili vijon të jetë në kërkim policor, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, atë të “Arrestit në burg”. Personat e sipërpërme­ndur ishin pjesë e listës prej 27 personave të evidentuar nga prokurori Afrim Shehu, si pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal, që, me anë të falsifikim­it të dokumentev­e, kishin tjetërsuar 68 mijë metra katrorë tokë shtetërore, kryesisht në zonën turistike të Gjirit të Lalzit dhe Kepit të Rodonit. Për pjesën tjetër të grupit, pak ditë më parë, Gjykata e Durrësit vlerësoi që si masë shtrëngues­e të linte atë të detyrimit të paraqitjes. Pjesëtarët e këtij grupi, mes tyre ishpunonjë­s dhe kryetari i Komunës Ishëm, drejtues Hipoteke, ALUIZNI, hartografë, topografë e juristë të këtyre institucio­neve, akuzohen për veprat penale “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim­i i detyrës”, “Falsifikim­i i dokumentev­e”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturua­r kriminal, kryer në bashkëpuni­m”. Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve, nga viti 2013 e në vazhdim, personat nën hetim kanë bashkëpunu­ar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrej­t përfitimit të vlerave të ndryshme monetare. Sipas Prokuroris­ë, tjetërsimi i mbi 68 mijë metrave katrorë tokë në bregdetin e Durrësit ka ndodhur përgjatë pesë viteve, 20132018. Nga hetimet që kanë zgjatur për rreth një vit, mësohet se këta punonjës, mes tyre drejtues, juristë, hartografë, topografë, specialist­ë, duke shpërdorua­r detyrën, kanë tjetërsuar këtë hapësirë nga tokë shtetërore pa frut, në tokë are, ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit. Skema është zbuluar nga hetimet e nisura gjatë këtij viti, ku ishzyrtarë dhe përfitues janë mbajtur në përgjim. l. m

 ??  ?? Ish- kreu i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi
Ish- kreu i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi
 ??  ?? Ish- kreu i Hipotekës Durrës, Ardian Iljazaj
Ish- kreu i Hipotekës Durrës, Ardian Iljazaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania