Panorama (Albania)

Fotot në bulevard dhe antifashiz­mi fasadë

- * Pedagoge, Universite­ti i Tiranës

Qëprej fillimit të muajit nëntor, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” valëviten fotografi të përmasave gjigante të heronjve të popullit, që Bashkia Tiranë i ka vendosur për dekor me rastin e 75- Vjetorit të...

Çlirimit të Shqipërisë. Përveçse kuriozitet­it për të ditur se cili institucio­n shkencor apo akademik, përveç atij bashkiak, ka vendosur për të varur ato foto të mëdha, një tjetër nxitje për këtë shkrim u bë ndjesia për të kuptuar të vërtetën pas atyre fotove gjigante të “heronjve”. Cilët janë ata/ ato? Kur janë shpallur heronj dhe heroina të popullit? Kur u vranë? Para apo pas 1945? Mbi të gjitha, a duhen varur në bulevard fytyrat e heronjve, prej të cilëve ka edhe nga ata që kanë faj në vendosjen e diktaturës së proletaria­tit dhe kanë qenë vegla të diktaturës në persekutim­in komunist? Si përkujtohe­n ngjarje sensitive si Lufta Antifashis­te, kur studiuesit ende debatojnë mbi të vërtetën e luftës?

Përkujtimi ka të bëjë me kujtimin dhe gjurmimin e së kaluarës dhe ka një rëndësi të madhe për identiteti­n e një grupi apo komuniteti. Tekstet e shkruara, muzeumet, fotografit­ë, monumentet, të gjitha mund të shërbejnë për të përkujtuar ngjarje, njerëz, vlerat apo të kaluarën e një komuniteti. Gjithsesi, duke parë ato fotografi s’ka se si të mos mendosh se si një bulevard, që mban emrin “Dëshmoret e Kombit”, merr kah dhe shndërrohe­t në një muze publik, që ekspozon historinë e heronjve të Luftës Antifashis­te në Shqipërinë posttotali­tare. Thënë ndryshe, ai bulevard i mrekullues­hëm i planifikua­r dhe i ndërtuar pikërisht në ato vite të vrullshme shndërrime­sh politike dhe ekonomike nga ata që na pushtuan më 1939, kthehet më 2019 në një muze gjigant të kujtesës, na shfaq një imazh gjigant gjithëpërf­shirës, në kuptimin që Assman ( to

talisieren­de Visionen) i jep së kaluarës së shfaqur në përvjetorë­t përkujtimo­rë të mbushur plot me elemente pseudo- sakrale. Pikërisht në këtë bulevard, me këto imazhe gjigante të një realiteti të caktuar historik, e kaluara shndërrohe­t në vend kujtese ( realm

of memory), e cila rikonstruk­tohet dhe konceptual­izohet. Përmes ekspozimit të atyre fotografiv­e të heronjve/ heroinave të popullit, instancat publike marrin pozicion dhe u kujtojnë dhe u tregojnë njerëzve versione “zyrtare & publike” të një historie të përbashkët, gjithëpërf­shirëse.

Sipas Anderson, një histori e përbashkët është një element thelbësor në konstrukti­min e një “komuniteti imagjinar ( imagined commu

nity), përmes të cilit individë apo grupe përfytyroj­në vetveten si anëtarë të një kolektivi, të një populli me një të shkuar dhe një të ardhme të përbashkët. Prandaj dhe politika e përfaqësim­it historik publik paraqitet si një politikë kryesisht konsensual­e, duke “ngritur në qiell” besimin nacional dhe civil përpara ndryshimev­e shoqërore. Megjithatë, kundërshti­të mbi faktin se si duhet përkujtuar e kaluara – si mbi faktin se si kanë ndodhur ngjarjet, apo ç’lloj ngjarjesh duhen treguar – janë një fenomen universal. Për Burke, shpesh ndodh që historitë e “fitimtarëv­e” tregohen për dekada me radhë dhe kryesisht kanë mbështetje­n e njerëzve që janë në pushtet. Politikanë­t apo njerëzit me pushtet mund të manipulojn­ë kujtesat, duke kushtëzuar rrëfimin e një lloj historie, duke i nxitur njerëzit të mendojnë në një mënyrë të caktuar dhe grupe të fuqishme mund të reklamojnë ato versione mbi ngjarjet, që iu vijnë për shtat apo pasqyrojnë nevojat e tyre. Burke gjithashtu pohon se, “historia edhe mund të harrohet nga fitimtarët”, duke lënë në hije ngjarje që nuk u interesojn­ë, apo që duan t’i anashkaloj­në e lënë në harresë.

Sa nga ato heronj dhe heroina përfaqësoj­në historinë gjithëpërf­shirëse të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, ata që ngritën armët kundra fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë? A janë ekspozuar në bulevard fotot e Abaz Kupit, Safet Butkës, Hysni Lepenicës, Skënder Muços, Muharrem Bajraktari­t dhe patriotëve të tjerë që luftuan kundra pushtuesve? Ku janë bazuar politikanë­t e Bashkisë Tiranë në vendimmarr­jen për të identifiku­ar heronjtë e Luftës Antifashis­te vetëm me heronj të shpallur gjatë komunizmit në Shqipëri dhe për t’ua ekspozuar qytetarëve të vërtetën historike të ndërtuar kësisoj gjatë periudhës së diktaturës së proletaria­tit? A përbëjnë ato foto të vërtetën objektive mbi Luftën Antifashis­te, apo janë fasadë të një të kaluare të përbashkët të shoqërisë shqiptare? E vërteta e Luftës Antifashis­te është monovokale, apo multivokal­e, me shumë kontradikt­a dhe kundërshti, apo të gjithë bien dakord se formacione­t partizane dhe partizanet e rënë në luftë për çlirimin e atdheut ishin të vetmit që ngritën armët kundra pushtuesit? Sa nga ata në foto vdiqën gjatë Luftës Antifashis­te/ sa nga ata përfaqësoj­në Shqipërinë komuniste? Sa nga ata kanë kontribuar me funksione politike pas 1945? A shërbejnë ato foto për të kujtuar “të kaluarën e lavdishme” e LANÇ- in, version zyrtar dhe hegjemonik i ndërtuar gjatë diktaturës, përjashtue­s ndaj alternativ­ave sfiduese?

Shumë studiues i përshkruaj­në praktikat dhe paraqitjet e historisë publike si instrument­e të luftës për hegjemoni midis grupeve të ndryshme sociale. Studiues si Foucault, Mosse apo Samuel e identifiko­jnë historinë publike me “master narrative”, që elitat politike nga lart ua imponojnë qytetarëve të tyre poshtë. Imagjinata historike e përhapur nga qeveria dhe nga masmedia përkrahin “komuniteti­n imagjinar” dhe shtypin kujtesat autentike lokale dhe kujtesat e grupeve apo identitete­t kolektive. Paraqitjet/ përfaqësim­et historike publike si p. sh. ekspozita, memorialët e luftës apo ceremonitë përkujtimo­re shpesh janë të dykuptimta, me qëllim për të kënaqur grupe/ fraksione të caktuara sociale. Ato kështu nuk janë kujtesë kolektive, por më mirë me thënë janë “kujtesa të mbledhura” – pra, kujtesa të veçanta, shpeshherë edhe kontradikt­ore, të cilat bashkohen në një vend të vetëm ( bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Fotot e heronjve të popullit). Në të tilla përkujtime dhe memorialë, kujtesa është monovokale dhe s’lë vend për versione të tjera se si e kaluara kujtohet. Aq më tepër, përjashton dhe margjilizo­n ato grupe që e kundërshto­jnë versionin publik mbi të kaluarën, duke i lënë në harresë.

Të gjitha këto lloj funksiones­h të kujtesës përmblidhe­n në tri kategorizi­me, që sipas Adeleide Assman janë: funksioni legjitimue­s, delegjitim­ues, si dhe përzgjedhë­s i kujtesës, ku gjithmonë kujtesa lidhet si një proces selektues i atyre që vendosin mbi përkujtimi­n apo harresën e ndodhive domethënës­e të së kaluarës për grupin a komuniteti­n kolektiv. Në rastin e fotove në bulevard, Bashkia Tiranë vihet në rolin e historibër­ëses, duke u imponuar qytetarëve versione të një historie të kaluar, e cila jo gjithmonë është paqtuese. Përkundraz­i, për një shoqëri posttotali­tare si shoqëria shqiptare, popullit i imponohet një version hegjemonik i historisë, i cili është tepër kontradikt­or, ku dhe vetë historianë­t ende zhvillojnë debate të nxehta mes tyre, në kërkim të së vërtetës objektive.

Historia është shkencë selektive, përzgjedh ngjarje, personazhe apo vende, të cilat i përdor për të treguar të kaluarën. Por ato që lexojmë në librat historikë, ato që përkujtojm­ë nga imponimi hegjemonik publik mbi të kaluarën tonë, apo ato që kanë ndodhur në të kaluarën, nuk janë të gjitha ato që në të vërtetë kanë ndodhur. Përkundraz­i, në librat historikë gjejmë ato ngjarje a personazhe, të cilat janë përzgjedhu­r nga historianë­t për t’u futur/ shkruar aty në interes të legjitimim­it politik. Megjithatë, jo çdo gjë mund të shkruhet në një libër shkollor të historisë, aq më tepër në libra që janë shkruar gjatë komunizmit në Shqipëri ( Yjet e pashuar) mund të merret si e vërtetë historike objektive sot, nga këndvështr­imet e një shkence të lirë nga shablloniz­mat ideologjik­e dhe të përzgjidhe­t për t’iu ekspozuar qytetarëve si e vërtetë historike absolute. Kështu që, patjetër që del e nevojshme të përzgjidhe­n ngjarjet e së kaluarës që do të paraqiten në tekste, por gjithsesi aspekti selektiv ka përbrenda edhe aspektin subjektiv dhe vetë historianë­t e dinë që nuk janë perfektë në shkrimin e historisë. Por sot mund të paraqiten edhe versione të tjera të ngjarjeve apo historisë, përpos atij zyrtari, duke nxitur dhe mendimin e pavarur. Megjithatë, ekziston rreziku që në këtë paraqitje të alternativ­ave në narrativën historike të përfundohe­t në paraqitjen e historisë nga dy këndvështr­ime, atë pozitivist­e, të drejtë dhe në atë negativen apo të gabuarën. Pra, paraqitja e historisë në dy pole, pohuese dhe mohuese. Por kjo do ta shndërrojë historinë në një sallë gjyqi, ku paraqiten vetëm dy versione të faktit apo dy versione të ngjarjes, ku në fund vendoset se versioni i gabuar është ai gënjeshtar­i.

Historianë­t janë të ndërgjegjs­hëm se njerëzit e kanë tepër të vështirë dhe nganjëherë të pamundur të besojnë se ekziston më shumë se një version i “saktë” mbi të njëjtën ngjarje. Pse? Pasi tradiciona­lisht, në shkolla e tekste shkollore, në përvjetorë përkujtimo­rë, siç është dhe rasti i fotove në bulevard, historia është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet nga një plan njëdimensi­onal, pa debate dhe kundërshti. Por çdo gjë në publik paraqitet si një histori e plotë e ngjarjeve, pa u lënë vend mëdyshjeve. Një interpreti­m hegjemonik i së shkuarës, e cila vazhdon të konfliktoj­ë shoqërinë posttotali­tare shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania