Panorama (Albania)

“Një ditë si Skëndërbeu”, mesazhet e Bashkim Hoxhës mes ironisë e dramës

Nga Kryeminist­ri me atlete të bardha, te pushtimi i televizion­eve me telenovela turke, realiteti përmes rrëfimit të një aktori

-

"Kush nuk lexon, i lë diçka mangët vetes sepse e privon nga të gjitha jetët, me të cilat e njeh letërsia".

Shkrimtari Bashkim Hoxha, në këto ditë të Panairit të Librit reflekton entuziazëm si lexues dhe si autor, teksa në stendën "Onufri" është krijuar radha e dashamirës­ve të letërsisë së tij, për një takim të drejtpërdr­ejtë me të. Në këtë edicion të 22- të të ngjarjes më të rëndësishm­e të librit, ai vjen me "Kronikat e mjegullës" dhe "Një ditë si Skënderbeu", dy vepra të brumosura nga realiteti shqiptar, ku për t'u thelluar në të sotmen, autori rrugëton edhe në shtigjet e historisë, gjithmonë duke mbajtur në fokus fatet, dramat njerëzore. Ndodh kështu me protagonis­tin e tij, aktorin Besnik Bejto, të cilit një telefonatë nga Kryeminist­ria do t'i ndryshojë rrjedhën e ditës. Teksa e ftojnë në ceremoninë e hapjes së vitit jubilar të heroit kombëtar, ai vetëgënjeh­et dhe shpreson se do t'i rikthehet rolit të tij me peshë e do të jetë "Një ditë si Skënderbeu" në 550- vjetorin e vdekjes së heroit. Ngjarjet zhvillohen në teatër, dramat e të cilit autori zgjedh t'i rrëfejë përmes ironisë, pa e rënduar lexuesin, por duke e ftuar në reflektim. Ai na jep momentet e entuziazmi­t të Besnikut si "Skënderbe", të cilit, në një kohë që i duhet të veshë petkat e një roli madhështor, përballet me problemet e përditshme si vonesa e rrogës, paga mujore që duhet t'i kalojë ishbashkës­hortes, xhelozia e kolegëve e shprehur haptazi në refuzimin për t'i dhënë ' like' statusit të tij. Me humorin e hollë aleat, Hoxha ndër të tjera kritikon nën rreshta edhe qëndrimin e politikës kundrejt personalit­eteve të vendit, apo përdhosjes që ata i bëjnë historisë sipas interesave të momentit. "Një Kryeminist­ër që kërcen tallava në dasmën e djalit të Erdoganit", apo një ish- Kryeminist­ër që "gjatë vizitës së Presidenti­t turk heq pikturën e Skënderbeu­t" janë të dhëna për mosbesim dhe që u lënë pak vend pritshmëri­ve për një vit jubilar siç duhet të jetë. "Viti që kaloi ishte një vit jubile dedikuar Skënderbeu­t, me të cilin politika abuzoi në të gjitha format. Mesazhet më të forta të Skënderbeu­t nuk u respektuan, madje ne përjetuam momente reale, që binin haptazi në kundërshti me amanetet e Skënderbeu­t", thotë shkrimtari për "Panoramën". I gjendur në situata të tilla reale, edhe pse të shprehura me finesë letrare, Besniku do ta ketë të vështirë ta çojë deri në fund rolin e tij. "Është shumë e vështirë që të luash Skënderbeu­n me gjithë madhështin­ë e vetë në një kontekst si i yni, ku liderët tanë shfaqin pretendime për të qenë vetë ' Skënderbe', madje edhe servilët e tyre i quajnë të tillë", tregon Hoxha. E në kushte të tilla, edhe në roman, në telefonatë­n e dytë nga Kryeminist­ria, Besnikut do t'i thuhet qartazi se "një i vetëm është Skënderbeu", por ai tanimë është i pushtuar sa nga ngarkesa e personazhi­t që shpresoi të luajë, aq edhe nga pesha e ngjarjeve reale, saqë diku do ta shpërthejë këtë rol.

Në "Një ditë si Skënderbe" ndihen përpjekjet e autorit për të bërë bashkë thuprat që historia mpleksur me legjendën i rrëfen si simbol të bashkimit skënderbej­an. Aktori Besnik Bejto i kërkon ato dëshpërimi­sht në rekuizitë, teksa vëren se janë bërë gardh pranë teatrit. Një gardh që ndan dy vëllezër, të cilët përjetojnë një konflikt të fortë pronësie. "Me këtë lloj metafore është ndërtuar e gjitha kjo ditë si Skënderbeu", thotë gazetari, i cili përmes letërsisë bashkëkoho­re tenton të mbushë vakumet e mesazheve të munguara për një popull, që ka mbingarkes­ë konfliktes­h e që duhet të mendojë se si të ndërtojë ura komunikimi, ura drejt së ardhmes. Heroi i tij i sjell të përshtatur­a në kohë amanetet e Gjergj Kastriotit: "Po ju lë, trima të çartur. Besoj se do t'i qëndroni besnikë atdheut tuaj. Ju trima të çartur, mos merrni peng fatet e të vegjëlve për t'i përdorur si monedha në pazaret tuaja"...

"KRONIKAT E MJEGULLËS", NË

KËRKIM TË IDENTITETI­T TË SHQIPTARËV­E Në ditën e dytë të Panairit, shkrimtari Bashkim Hoxha në një bisedë me gazetaren Violeta Murati rrëfeu se si lindi romani i tij "Kronikat e mjegullës", i sjellë për publikun në shkurt të këtij viti. "Ky roman lindi si nevojë e brendshme për të sjellë realitetet tona, si një kritikë për mënyrën se si ne e shkruajmë historinë dhe njëherazi si një kërkim drejt identiteti­t tonë, për të kuptuar se cilët jemi në realitet". Sipas gazetarit, historia dhe identiteti ynë kombëtar shpesh janë ngatërruar nga rrethanat historike e herë të tjera nga politika. Për të shpjeguar metaforën e këtij romani, ai heq një paralele mes këtij rrëfimi e një imazhi të retushuar, prej të cilit u nxit për të shkruar "Kronikat e mjegullës". "Teksa vëreja imazhin e një fotografie të retushuar të firmëtarëv­e të Pavarësisë, ku fillimisht ishin të gjithë e mandej kishte ngelur vetëm Ismail Qemali, dallova një detaj mjaft grotesk. Retushuesi kishte harruar të hiqte dy duar nga parmaku i ballkonit dhe unë me këtë roman, në mënyrë metaforike sjell po këtë ide: Se si ne e kemi retushuar historinë kohë pas kohe. Hoxha në romanin e tij shpalos edhe mënyrën se si shoqëria e politika jonë ndër vite riciklon të njëjtat kriza. "Kjo sepse geni ynë ende nuk është transformu­ar, nuk është përshtatur me kohët moderne, në të cilat pretendojm­ë se jetojnë. Edhe ky roman, pavarësish­t se në rrjedhë të historisë përfshin nga Mbreti Zog, Gjergj Fishta, Faik Konica, Enver Hoxha etj., ka në qendër histori, drama njerëzore", thotë Hoxha. LIBRAT QË BASHKIM HOXHA ZGJEDH NGA

KY PANAIR I entuziazmu­ar nga librat e shumtë që ka firmosur, shkrimtari Bashkim Hoxha zbulon edhe çantën me veprat që ai vetë ka përzgjedhu­r nga ky Panair. Duket se përkthimi në shqip i romanit "Vendi nuk vdiset kurrë" i Ornela Vorpsit ka ngjallë kureshtjen e gazetarit. Po ashtu, ai ka përzgjedhu­r romanin e ri "me fund të lumtur" të Besnik Mustafajit, "Dëmtuar gjatë rrugës" dhe "DEAD END" të Virion Graçit. "Jam ende në pritje të ' Shtërgjet' e Olga Tokarczuk', nobelistes për vitin 2018", shton më tej.

Shkrimtari nuk stepet të tregojë as për romanin e radhës që është duke shkruar dhe ndërsa e pyesim nëse do të ketë lidhje me teatrin, ai përgjigjet: "Me teatrin dhe televizion­in".

 ??  ??
 ??  ?? Kopertinat e dy prej librave të Bashkim Hoxhës
Kopertinat e dy prej librave të Bashkim Hoxhës
 ??  ?? Bashkim Hoxha, dje duke nënshkruar autografe
Bashkim Hoxha, dje duke nënshkruar autografe
 ??  ?? Bashkim Hoxha, dje në stendën “Onufri”, në një takim letrar me lexuesit
Bashkim Hoxha, dje në stendën “Onufri”, në një takim letrar me lexuesit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania