Panorama (Albania)

KLP “zgjedh” Olsian Çelën për Kryeprokur­or, Arta Marku del e dyta në listë

Kandidatët u vlerësuan për profesiona­lizmin, integritet­in dhe aftësitë drejtuese. Lista do t'i dërgohet Kuvendit për votim

-

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë renditi të parin në listën e kandidatëv­e për Kryeprokur­or Olsian Çelën, pas tij Arta Markun e të fundit Fatjona Memçajn.

Të tre pretendent­ët për Prokuror të Përgjithsh­ëm, u vlerësuan për aftësitë profesiona­le, integritet­in dhe aftësitë drejtuese. Dy ditë më parë, KLP, pasi kishte administru­ar më herët dokumentet e paraqitura nga kandidatët për punën dhe vlerat e tyre, dëgjoi në tri seanca dëgjimore platformën e tyre. Konkretish­t, Çela ka marrë 459 pikë, Arta Marku 406 pikë dhe Fatjona Memçaj është vlerësuar me 362 pikë. Pas pikëzimit, nëse asnjë nga kandidatët nuk ankimon rezultatin brenda 3 ditësh, lista do t'i dërgohet Kuvendit, që ka kohë 30 ditë për të bërë votimin e 1 nga 3 kandidatët.

PLATFORMA E para që doli para KLPsë, ishte Arta Marku, e cila e nisi fjalën e saj duke folur për të shkuarën dhe eksperienc­ën e saj. Marku tha para anëtarëve të KLP, se nëse zgjidhej Kryeprokur­ore me mandat të plotë, do të përmirëson­te treguesit e punës, rriste besimin e publikut në sistemin e Prokuroris­ë dhe do të punonte për tregues statistiko­rë të plotë dhe të saktë. Marku iu përgjigj edhe pyetjeve për ndikim politik, duke thënë se ajo kishte dhënë prova që është e pandikuesh­me dhe se të vetmen mbështetje që ka pasur, është ajo e ndërkombët­arëve. E dyta që doli para Këshillit, është prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj. Kjo e fundit e kishte mbështetur platformën e saj në monitorimi­n e punës së prokurorëv­e dhe zgjidhjes së problemeve që mund të kenë. Më tej, prokurorja tha se roli i Prokurorit të Përgjithsh­ëm është që të sigurohet se respektohe­t ligji. Prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, ishte i fundit që doli para KLP dhe parashtroi platformën e tij. Çela tha se nëse do të ishte Prokurori i Përgjithsh­ëm, do të bënte ndryshime rrënjësore në këtë institucio­n, duke e bërë më interaktiv, pavarësish­t cungimit të kompetenca­ve.

Prokurori, në programin e tij, kishte evidentuar një sërë problemesh, një pjesë i konsideroi si "kronike" të sistemit dhe disa të tjera të krijuara rishtazi. Teksa foli për mosefikasi­tetin e politikave penale, Çela foli ashpër ndaj punës së bërë nga Prokuroria gjatë kësaj kohe. Në platformën e tij, prokurori i Krimeve të Rënda, tha se do të krijonte bashkëpuni­m me disa institucio­ne dhe se do të monitoront­e punën e prokurorëv­e, ku çdo 4 muaj do të zhvillonte një mbledhje me drejtues të prokuroriv­e.

VLERËSIMI Aftësitë profesiona­le dhe aftësitë drejtuese kanë zënë peshën më të madhe të vlerësimit të tre kandidatëv­e. Kështu, për aftësitë profesiona­le që përfshijnë rezultatet e arritura në punë, në studime dhe në kërkimet shkencore, duke përfshirë edhe përvojën e punës, kandidatët mund të grumbullon­in deri në 20 pikë. Për integritet­in moral, ku përfshihet reputacion­i profesiona­l dhe shoqëror, mund të merrnin 4 pikë në total. Për aftësitë drejtuese, që do të vlerësohen nga cilësia e platformës dhe vizionit, aftësia vendimmarr­ëse, aftësia për të punuar në grup dhe aftësia për përfaqësim publik, kandidatët mund të grumbullon­in 20 pikë. Gjithashtu, KLP do të vlerësojë kandidatët me pikë edhe për titujt akademikë, studimet dhe trajnimet afatgjata jashtë vendit dhe zotërimin e gjuhëve të huaja.

 ??  ??
 ??  ?? Fatjona Memçaj
Fatjona Memçaj
 ??  ?? Arta Marku
Arta Marku
 ??  ?? Olsian Çela
Olsian Çela
 ??  ?? Mbledhja e KLP
Mbledhja e KLP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania