Panorama (Albania)

Basha: Rama kërkon një gjykatë politike

“Reformën në Drejtësi, sipas parimit të cilësisë, jo shpejtësis­ë ”

-

Kaosi i krijuar me ngritjen e Gjykatës Kushtetues­e nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e kryedemokr­atit Lulzim Basha, i cili po vijon turin e tij të dëgjesave me përfaqësue­sit e bizneseve. Nga Saranda ku ishte ditën e djeshme, Lulzim Basha akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se po tenton të kapë edhe Gjykatën Kushtetues­e, duke u përpjekur të bllokojë procesin pas aktit noterial të Arta Vorpsit, që nga maxhoranca njihet si anëtare e Gjykatës Kushtetues­e, por jo nga Presidenti. Qëllimi i kreut të qeverisë, sipas Bashës, është që një gjykatë me emërime politike të legjitimoj­ë zgjedhjet e 30 qershorit. “Një Gjykatë Kushtetues­e që nuk falet natën në Surrel, një Gjykatë Kushtetues­e që nuk bëhet tenderim me përcaktim nga Ardian Dvorani, do të vendosë në mënyrë të pavarur dhe do të tregojë atë që treguan shqiptarët se 30 qershori ishte një proces fals. Është një grusht kushtetues, i cili ka për qëllim që qytetarët të kenë një kukull të regjimit”, tha kryedemokr­ati Basha. Referuar deklaratav­e të ambasadave pak ditë më parë, që mbështetën veprimin e Parlamenti­t që zgjodhi dy kandidatur­at në një ditë, kreu i selisë blu e vuri theksin te cilësia e institucio­neve të drejtësisë dhe jo te shpejtësia. “Faktori ndërkombët­ar ka insistuar që institucio­net e drejtësisë duhet të ngrihen në bazë të Kushtetutë­s dhe jo sipas tekave të Edi Ramës. Dua të paralajmër­oj përkundrej­t çdo deklarate sipërfaqës­ore, që e shikon zbatimin e Reformës në Drejtësi si çështje shpejtësie dhe jo cilësie. E dimë që janë vonuar, por është bërë me qëllim sepse i tremben drejtësisë së pavarur”, tha Basha. Në lidhje me betimin e Arta Vorpsit te noterja, reagoi edhe numri dy i PD- së, Gazment Bardhi. Ky i fundit e vlerëson si profesioni­ste Arta Vorpsin, por shton se ajo është detyruar nga politika që të ndërmarrë një akt të tillë. Bardhi e krahason situatën aktuale me atë të kohës së Hitlerit. “Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore. Të jem i sinqertë, Arta Vorpsin e njoh dhe në vlerësimin tim profesiona­l, nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutë­n. Prandaj, kushdo që e ka detyruar të bëjë këtë veprim, thjesht e ka dëmtuar përpara opinionit publik, duke i vënë etiketën e Arta Markut si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës”, shkroi Bardhi në “Facebook”.

 ??  ?? Basha, dje në Sarandë
Basha, dje në Sarandë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania