Panorama (Albania)

Kushtetues­ja, tri anëtaret betohen te Meta

Betohen Elsa Toska, Marsida Xhaferllar­i dhe Fiona Papajorgji

- Elsa Toska Marsida Xhaferllar­i Fiona Papajorgji

Elsa Toska, Marsida Xhaferlari dhe Fiona Papajorgji u betuan dje para kreut të shtetit si anëtaret më të reja të Gjykatës Kushtetues­e.

Presidenti Ilir Meta u kujdes që t’i thërriste anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetues­e sipas radhës së përcaktuar nga Kushtetuta. Në njoftimet e shpërndara për mediat, kreu i shtetit sqaronte se cilën vakancë plotësonte secila nga anëtaret e betuara dje. E para që u betua me dorën në Kushtetutë para kreut të shtetit ishte Elsa Toska, e cila u zgjodh nga Parlamenti për vakancën e parë sa u përket anëtarëve që emëron Parlamenti. “Ky është plotësimi i vakancës së parë të Kuvendit, që zëvendëson ish- gjyqtarin, z. Vladimir Kristo. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutë­n e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidenti­t Meta: ‘ Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutë­s të Republikës së Shqipërisë!’”, thuhet në njoftimin e Presidencë­s. E dyta që u betua para Presidenti­t ishte Marsida Xhaferllar­i, e cila ishte e zgjedhura e Presidenti­t për të plotësuar vakancën e dytë, që i përket Presidenti­t për plotësimin e Gjykatës Kushtetues­e. Xhaferllar­i ishte e katërta e renditur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në listën që iu dërgua Presidenti­t. Të tretën për t’u betuar, kreu i shtetit thirri Fiona Papajorgji­n, e cila plotëson vakancën e dytë të shpallur nga Parlamenti.

DILEMA Ndërkohë mbetet e paqartë se me sa anëtarë është tashmë Gjykata Kushtetues­e. Maxhoranca njeh si anëtare të Gjykatës Kushtetues­e Arta

Vorpsin. Sipas maxhorancë­s, Vorpsi u bë anëtare e Gjykatës Kushtetues­e në momentin që kreu i shtetit nuk u shpreh më datë 7 nëntor për të zgjedhur anëtarin e dytë të kësaj gjykate dhe sipas maxhorancë­s, hyri në fuqi sistemi zhbllokues, i cili thotë se emërohet automatiki­sht anëtar, kandidati që është vlerësuar me më shumë pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në listën e dytë të Presidenti­t, e para e renditur nga KED- i ishte Arta Vorpsi. Ndërkohë nga ana tjetër, Vorpsi nuk njihet nga Presidenti Meta, pasi ky i fundit, dy ditë pasi Parlamenti i zgjodhi të dy kandidatët në të njëjtën kohë, emëroi anëtaren e dytë, Marsida Xhaferllar­in, e cila ishte e renditur e katërta. Nga ana e saj, Arta Vorpsi ditën e djeshme noterizoi betimin e saj dhe e konsideron veten anëtare të Gjykatës Kushtetues­e. Tani është e paqartë se cila do të jetë në të vërtetë gjyqtare e Kushtetues­es, Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllar­i.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania