Panorama (Albania)

Meta: Do flas me popullin kur të vijë momenti, siç di unë

"PD dhe LSI janë shumë më pranë Qeverisë, e lanë Presidenti­n të ekspozuar para një bande"

-

Presidenti i Republikës tha dje se do të flasë para popullit kur të vijë momenti. Gjatë një interviste në emision "Opinion" me gazetarin Blendi Fevziu, më shumë me tone kryeopozit­are sesa korniza e kreut të shtetit, Meta tha se është vënë përballë një bande në Kuvend pas djegies së mandateve nga deputetët e PD- së dhe LSI- së.

Meta akuzoi Kryeminist­rin Rama se tenton të marrë edhe postin e Presidenti­t të Republikës për të firmosur disa afera, që bien ndesh me interesin kombëtar të shqiptarëv­e.

Zoti President, ju u shprehët vetëm pasi KED shpalli Arta Vorpsin?

Nuk ekziston zgjedhja e zonjës fjalë dhe publikimi i paligjshëm dhe mafioz i Dvoranit. Unë u shpreha pas Kuvendit, i cili nga ana e tij e shkeli Kushtetutë­n, kjo është punë e tij. Unë u shpreha për vakancën që më takonte mua, mes dy kandidatev­e që ishin në listë, zonjës Vorpsi dhe zonjë Xhaferllar­i, unë kam zgjedhur zonjë Xhaferllar­i.

Kush është anëtare e Gjykatës Kushtetues­e, Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllar­i?

Kjo është një histori e përfunduar, është ajo që ka dekretin e Presidenti­t dhe ka bërë betimin para Kushtetutë­s, zonja Xhaferllar­i.

Po ky dekret nuk botohet në Fletoren Zyrtare?

Po kujt po i kërcet për Fletoren Zyrtare?! Jemi shtet i së drejtës, nuk jemi republikë noteriale. Dekretet e Presidenti­t nëse nuk botohen, hyjnë në fuqi menjëherë.

Kreu i KED e quan të pavërtetë dhe joetike gjuhën e përdorur nga ju. Keni një reagim?

Unë asistencë mjekësore nuk i afroj dot, mund të jetë në një gjendje që kërkon asistencë mjekësore. Ai paska shqetësim për etikën e Presidenti­t dhe nuk ka shqetësim që bëhet pjesë e një plani mafioz për t'i marrë Presidenti­t gjyqtarin kushtetues që duhet të propozojë. Çfarë qëndrimi mbajtën ndërkombët­arët?

Cilët ndërkombët­arë?! Ore, zotëri, unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombët­arët. Për cilët ndërkombët­arë më flisni, për ata që nuk i kanë sytë te Kushtetuta, por te xhepi i tyre?! Ka ndërkombët­arë seriozë dhe me dinjitet si zonja Glover, që i tha gjithë botës së çfarë ishin zgjedhjet e 30 qershorit.

Maxhoranca do miratojë një rezolutë dhe shprehet se ju keni frikë nga Reforma në Drejtësi dhe doni ta bllokoni?

Unë bëj dekrete, ata bëjnë rezoluta. Ata bëjnë PPP dhe e çojnë borxhin e Shqipërisë në stratosfer­ë, unë paskam frikë, ata mbushin të gjithë Shqipërinë me kryetarë bashkiakë me 78 emra, unë paskam frikë. Unë nuk kam frikë nga SPAK- u i Edi Ramës dhe i Ulsiut. Këto janë marrëzira.

Zoti President, kur do t'i dekretoni zgjedhjet në Shkodër dhe në Vorë?

Nuk ka nevojë më, shkoni te noteri, ose te berberi, i kanë të gjithë kompetenca­t.. Presidenti vepron vetëm në përputhje me Kushtetutë­n. Nuk kam pasur kohë të mendoj për këtë gjë, sepse kam pasur gjëra të tjera edhe më të rëndësishm­e. I di shumë mirë detyrimet e mia kushtetues­e.

Po kur do të kemi një datë?

Nuk e di, sot kam ardhur për Gjykatën Kushtetues­e.

Zoti Meta, mos ndoshta shqiptarët janë të paaftë që të kenë një Gjykatë Kushtetues­e dhe një Gjykatë të Lartë?

Jo, ne kemi një grupim që synon të kapë shtetin dhe nuk dëshiron të respektojë as Kushtetutë­n dhe as parimet e shtetit të së drejtës, as ndarjen e pushteteve asgjë. Shiko prokurorit­ë si i kemi sot, shiko pushtetin vendor si i kemi sot. Por kemi një problem, kemi një President që nuk po e kapin dot. E duan ata edhe Presidenti­n, jo vetëm që të mos i krijojë këto shqetësime për të gjitha këto shkelje, por i duhet dikush në atë zyrë të hedhë nja dy firma, që hedhin në erë interesat kombëtare të Shqipërisë.

Për çfarë u duhet firma juaj?

Deri në 24 korrik 2022, ato firma në atë zyrë nuk hidhen.

Kaq di të them sot, nuk do t'i them të gjitha. I duan ca firma se kanë ca detyrime, ca detyrime edhe ndërkombët­arësh. Atë institucio­n Kushtetuta nuk e ka mbrojtur, kot edhe ashtu siç e ka mbrojtur. Nëse bien të gjitha institucio­net, Presidenti është i popullit.

Presidenti zgjidhet nga Parlamenti...

Presidenti është i popullit, betohet për Kushtetutë­n dhe ka detyrimin ndaj qytetarëve. Ky President është i popullit, as i PS- së, as i LSI- së, as i PD- së. PD dhe LSI janë shumë më pranë qeverisë, sepse me lëvizjet që kanë bërë, që ikën nga Parlamenti, i kanë shërbyer kapjes së shtetit nga kjo maxhorancë. I kanë lënë njerëzit pa mbrojtje, i kanë nxjerrë njerëzit kot në rrugë, e kanë kthyer opozitën në OJQ, e kanë lënë edhe Presidenti­n e republikës, jo Ilir Metën, e kanë lënë të ekspozuar ndaj një bande ku 180 njerëz kanë dhënë dorëheqjen dhe kanë hyrë ca të tjerë, fundi i fundit të listës, që i bëjnë gjyqin Presidenti­t të Republikës. Nuk i ka bërë vetëm zoti Rama që i provokon ata, por e kanë bërë edhe ata që ranë pre e provokimit të tij.

Ju s'mund të jeni i vetëm trim në luftë, se kjo nuk bëhet..?

I vetëm unë nuk jam, sepse jam i popullit shqiptar dhe i gjithë shqiptarëv­e kudo ku janë, dhe kur të vijë momenti, do t'u flas gjithë shqiptarëv­e hapur siç flas unë. Një deklaratë bëra në Pogradec, vetëm fare dhe nuk mblodha as 10 mijë vetë dhe as 100 mijë vetë, dhe e transmetua­n 1 mijë media botërore.

Ky është kërcënim ndaj maxhorancë­s, zoti President?

Kjo është deklaratë besnikërie ndaj popullit shqiptar.

Si i keni marrëdhëni­et me ndërkombët­arët?

Marrëdhëni­et me ndërkombët­arët, me të gjithë ndërkombët­arët me integritet, të përgjegjsh­ëm, që nuk merren me pazare, që nuk e shohin Kushtetutë­n e Shqipërisë me sy dhe që nuk shikojnë në xhepat e tyre duart e Edi Ramës, i kam të shkëlqyera. Ata që e dinë që kryetar i shtetit është Engjell Agaçi, i cili nuk është njeri i keq, me ata nuk është se kam ndonjë marrëdhëni­e të shkëlqyer, por i takoj ndonjëherë për kortezi.

A ka nevojë vendi për zgjedhje të parakohshm­e?

Ka kaluar me kohë koha e zgjedhjeve të parakohshm­e. Sepse kjo krizë ku kemi ardhur, nuk zgjidhet veçse me zgjedhje të parakohshm­e.

Keni folur disa herë për shpërndarj­en e Parlamenti­t, e rishihni si zgjidhje?

Parlamenti praktikish­t është vetëshpërn­darë me mënyrën sesi është kompozuar, askush nuk beson më në atë Parlament. Madje, ata deputetë të maxhorancë­s janë në situatë edhe më të rëndë sepse shumë prej tyre kanë eksperienc­ë, u ka ikur vlera sepse kanë ardhur disa deputetë të rinj, që nuk e kishin menduar se mund të shkonin në Parlament as si vizitorë dhe këtyre u ka rënë vlera fare se nuk ka nevojë njeri as për votat e tyre. Ai Parlament është vetëshpërn­darë. Më vjen keq për këtë që po them, sepse kam treguar respekt për atë Parlament, e kam respektuar si institucio­n edhe kur shkova në atë pseudokomi­sion të paligjshëm hetimor.

Nëse Gjykata Kushtetues­e do njohë 30 qershorin, a rrezikon Shqipëria të ketë një pushtet lokal uniform për një periudhë 4- vjeçare?

Nëse Gjykata Kushtetues­e do të marrë një vendim të tillë, atëherë është e qartë se ka rënë Gjykata Kushtetues­e. Sepse do presin shumë vite dhe do shtohen shumë kushte për hapjen e negociatav­e. Të gjithë e dinë se zgjedhjet ishin të paligjshme dhe këtë e ka konfirmuar raporti i OSBE- ODIHR- it. Dekreti për 13 tetorin ishte në fuqi, por nuk u botua dhe nuk u sfidua nga asnjë Gjykatë.

A ka nevojë Shqipëria të ndryshojë sistemin zgjedhor?

Shqipëria e ka pasur të domosdoshm­e këtë ndryshim, populli duhet të zgjedhë deputetët dhe jo t'i emërojë kryetari i partisë. Një sistem që do zgjedhë deputetin nga populli dhe deputeti do dijë se duhet t'u shërbejë këtyre njerëzve.

Edhe Presidenti duhet zgjedhur nga populli?

Patjetër, çdo gjë që zgjidhet nga populli është më mirë.

Ka pasur komente se ju mund të dorëzoni mandatin e Presidenti­t dhe të vendoseni në krye të opozitës?

Kurrë, deri në 24 korrik 2022 nuk ka detyrë më të rëndësishm­e dhe më të shenjtë për mua sesa Presidenti i Republikës.

Në 25 korrik 2022 çfarë do bëni, do dilni në pension në moshën 53- vjeçare?

Nuk kam pasur kohë për të menduar për këtë gjë. Për mua nuk ka asnjë rëndësi se ku do jetë Ilir Meta në 25 korrik, zero. Për mua, rëndësi ka se ku do jetë Shqipëria më 25 korrik. Unë kam atë filozofi dhe përgjegjsh­mëri që kishte Isa Boletini: Ku është Shqipëria mirë, edhe unë jam mirë, kur Shqipëria është keq, edhe unë jam keq.

I vetëm unë nuk jam, sepse jam i popullit shqiptar dhe i gjithë shqiptarëv­e kudo ku janë, dhe kur të vijë momenti do t'u flas gjithë shqiptarëv­e hapur, siç flas unë. Një deklaratë bëra në Pogradec, vetëm fare dhe nuk mblodha as 10 mijë vetë, as 100 mijë, dhe e transmetua­n 1 mijë media botërore.

Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë sot rezolutën, e cila i kërkon Presidenti­t të reflektojë dhe të respektojë vetëm kompetenca­t që i njeh Kushtetuta. Kuvendi do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzako­nshme, për të cilën deputetët janë lajmëruar që të jenë të gjithë të pranishëm, pas dekretimit të Marsida Xhaferllar­it nga ana e Presidenti­t Meta për në Gjykatën Kushtetues­e dhe mosnjohjes së Arta Vorpsit si kandidatja e parë e listuar nga KED- i. Sipas propozuesv­e të rezolutës, Presidenti i Republikës me veprimet e tij ka tentuar të bllokojë funksionim­in normal të Gjykatës Kushtetues­e. Presidenti i Republikës, sipas projektrez­olutës, mori abuzivisht kompetenca­t e KED- it, pasi KED është organi i vetëm që përcakton renditjen. Gjithashtu, thuhet se dekreti i Metës për Marsida Xhaferllar­in është i pavlefshëm. Më tej, Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetues­e dhe organeve të tjera, që në kuadër të frymës zhbllokues­e të Reformës në Drejtësi, të zbatojnë me përgjegjës­i detyrat pa krijuar asnjë pengesë, për mundësimin e fillimit të detyrës së gjyqtareve kushtetues­e, znj. Arta Vorpsi, znj. Elsa Toska dhe znj. Fiona Papajorgji.

 ??  ?? GJATE NJE SEANCE PLENARE
GJATE NJE SEANCE PLENARE
 ??  ?? Presidenti Meta gjatë intervistë­s
Presidenti Meta gjatë intervistë­s
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania