Panorama (Albania)

SMS DREJTUAR DEPUTETËVE PËR SEANCËN E JASHTËZAKO­NSHME

-

DRAFTREZOL­UTA E KUVENDIT Duke emëruar kandidatin e listuar në vend të katërt në vendimin nr. 132, datë 21.09.2019, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me justifikim­in se zgjedhja e dy prej kandidatëv­e në të njëjtën listë si anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e me vendimin e Kuvendit të datës 11.11.2019, e rendit kandidatin e zgjedhur si gjyqtar kushtetues nga Presidenti në tri vendet e para të listës. Presidenti ka marrë në mënyrë abuzive kompetenca­t e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili është i vetmi organ që ka kompetencë­n e renditjes së kandidatëv­e sipas Kushtetutë­s dhe ligjit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organi i vetëm kushtetues, që përcakton renditjen e tre të parëve si kandidatë, ndërmjet të cilëve duhet të emërojë ose zgjedhë Presidenti ose Kuvendi. Qëllimi i këtij rregulli kushtetues dhe ligjor është kufizimi i diskrecion­it për të tri organet e emërtesës, përkatësis­ht Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, për të vendosur brenda renditjes së përcaktuar në vendimin e këtij Këshilli.

Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se dekreti i Presidenti­t nr. 11350, datë 13.11.2019, është një akt absolutish­t i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetenca­ve kushtetues­e dhe ligjore të institucio­nit të Presidenti­t dhe si i tillë, ai konsideroh­et nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Në mungesë të kompetencë­s për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti në mënyrë të kundërligj­shme ka ndërhyrë në një proces kushtetues. Argumentet e Presidenti­t në letrën e datës 05.11.2019 drejtuar Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në lidhje me radhën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues nga Presidenti e Kuvendi, bien ndesh me dispozitat kushtetues­e dhe ligjore, pasi radha nuk përcakton kohën e veprimit të organit, por kompetencë­n për të vepruar për secilin vend vakant.

Në kushtet kur plotësohen disa vende vakante njëherësh, secili organ ka të drejtë të ushtrojë kompetencë­n e vet kushtetues­e, pa u kufizuar nga zgjedhja e organit tjetër dhe as nga koha e ushtrimit të kësaj kompetence prej secilit organ, duke emëruar/ zgjedhur gjyqtarin/ gjyqtarët kushtetues në mënyrë të pavarur nga vendimmarr­ja e organ

Përmes një mesazhi telefonik, Kuvendi i Shqipërisë ka lajmëruar deputetët e tij që të jenë të pranishëm në seancën e sotme. Ishte Konferenca e Kryetarëve që vendosi mbledhjen e Kuvendit në seancë jashtë radhe. Rendi i ditës do të jetë dekreti i Presidenti­t për caktimin e Marsida Xhaferllar­it si anëtare të Gjykatës Kushtetues­e, i cili është cilësuar nga maxhoranca si i papranuesh­ëm. Teksti i SMS- së që u ka mbërritur deputetëve është si më poshtë: Të dashur kolege e kolegë! Vendimi absurd i djeshëm i Presidenti­t kërkon një qëndrim institucio­nal të Kuvendit në mbrojtje të Kushtetutë­s. Për këtë qëllim, do të thërrasim nesër, ora 10: 00, seancë plenare të Kuvendit. Merrni masat për prezencën e domosdoshm­e. it tjetër. Nga procedura tërësore e ndjekur, që nga shpallja e vendeve vakante për gjyqtarët kushtetues, nga Presidenti ashtu dhe nga Kuvendi, deri në shqyrtimin, vlerësimin e kandidatur­ave dhe njoftimet e vendimeve përkatëse të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për secilin vend vakant të krijuar, është e qartë kompetenca e emërimit/ zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues për vendin vakant respektiv, përkatësis­ht nga Presidenti dhe nga Kuvendi.

Duke vepruar në shkelje të hapur të Kushtetutë­s dhe të ligjit dhe në mungesë të kompetencë­s, Presidenti ka kryer një akt të papreceden­t, duke tentuar të pezullojë një proces kushtetues me procedura ligjore administra­tive. Dispozitat kushtetues­e dhe ato të ligjit organik të Gjykatës Kushtetues­e, që lidhen me emërimin dhe zgjedhjen e përbërjes së Gjykatës Kushtetues­e, janë të detyrueshm­e për t'u zbatuar dhe nuk mund të interpreto­hen në tejkalim të misionit që ato kanë: të garantimit të pavarësisë dhe funksionim­it efikas dhe të pacenueshë­m të një organi kushtetues të rëndësisë së veçantë, siç është Gjykata Kushtetues­e.

Duke vepruar në shkelje të Kushtetutë­s dhe ligjit, Presidenti ka tentuar të bllokojë emërimin/ zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, që sjell zvarritjen e rifillimit të funksionim­it të kësaj gjykate. Për më tepër, ky veprim synon të ndikojë në cenimin e pavarësisë së këtij institucio­ni nëpërmjet ndërhyrjev­e antikushte­tuese në procedurat e emërimit të gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Presidenti në mënyrë të përsëritur ka kryer veprime në kundërshti­m me Kushtetutë­n, duke nxjerrë akte në tejkalim ose në mungesë të kompetencë­s së tij kushtetues­e dhe ligjore. Për sa më sipër, Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetues­e dhe të gjitha organeve publike, që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funksionim­it të Gjykatës Kushtetues­e, të zbatojnë me përgjegjsh­mëri dhe përgjegjës­i detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë dekretin nul të Presidenti­t të Republikës, nr. 11350, datë 13.11.2019.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidenti­t të Republikës të ushtrojë detyrat e tij kushtetues­e në lidhje me fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetues­e, znj. Arta Vorpsi, znj. Elsa Toska dhe znj. Fiona Papajorgji.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetues­e dhe organeve të tjera, që në kuadër të frymës zhbllokues­e të Reformës në Drejtësi, të zbatojnë me përgjegjës­i detyrat, pa krijuar asnjë pengesë, për mundësimin e fillimit të detyrës së gjyqtareve kushtetues­e znj. Arta Vorpsi, znj. Elsa Toska dhe znj. Fiona Papajorgji.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidenti­t të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet, që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionim­in normal të organeve kushtetues­e, ku një prej më të rëndësishm­eve është Gjykata Kushtetues­e.

Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidenti­t të Republikës të reflektojë, duke e kthyer institucio­nin e Presidenti­t në kufijtë e kompetenca­ve të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutë­s.

Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të frymës zhbllokues­e të Reformës në Drejtësi, angazhohet të rishikojë legjislaci­onin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionim­in e organeve kushtetues­e të vendit.

KRYETARI, GRAMOZ RUÇI

Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidenti­t të Republikës të reflektojë, duke e kthyer institucio­nin e Presidenti­t në kufijtë e kompetenca­ve të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania