Panorama (Albania)

KED njeh Vorpsin, Dvorani për akuzat: Të papërshtat­shme

"Vlerësoj jo vetëm si të pavërteta thëniet, por si tërësisht të papërshtat­shme në aspektin institucio­nal"

- BLEONA METUSHI

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, me anë të një njoftimi të gjatë për mediat, iu përgjigj akuzave të Presidenti­t Ilir Meta dhe njohu si anëtaren e dytë të Gjykatës Kushtetues­e, Arta Vorpsin.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Meta dekretoi kandidaten tjetër, Marsida Xhaferllar­in për të njëjtin vend. Në reagim, kreu i KED i konsideron akuzat e Presidenti­t për "lojëra mafioze", si të papërshtat­shme dhe të pavërteta. "Vlerësoj jo vetëm si të pavërteta thëniet, por edhe si tërësisht të papërshtat­shme në aspektin institucio­nal dhe etik, jo vetëm qëndrimin, por edhe sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga Presidenti i Republikës, në raport me vendin, dinjitetin dhe prestigjin që i cakton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë", shkruhet në reagimin e Dvoranit. PËRGJIGJJA PËR

SHKELJEN Ky i fundit kthen një përgjigje edhe për pretendimi­n e Metës, se plotësimi i dy vakancave radhazi është në shkelje të Kushtetutë­s. Duke iu referuar të njëjtit nen, Dvorani thotë se interpreti­mi i këtij neni nuk është ai i bërë nga Presidenti. "Neni 179, pika 2 e Kushtetutë­s, ka për qëllim të përcaktojë institucio­nin kushtetues që është përgjegjës për plotësimin e një vakance të caktuar. Çdo vakancë lidhet me një emërim, ashtu si çdo vakancë ka një mandat unik, i cili i përket një momenti dhe një organi të caktuar emërimi. Kjo dispozitë parashikon radhën për vakancën që duhet të plotësojë Presidenti, vakancën që duhet të plotësojë Kuvendi dhe vakancën që duhet të plotësojë Gjykata e Lartë. Pra, kjo dispozitë nuk lidhet aspak me momentin se kur organi i Emërtesës vendos për emërimin/ zgjedhjen e gjyqtarit mes tre kandidatëv­e të renditur në tri vendet e para nga KED. Pra, nuk përcakton që, p. sh., në çdo rast vakanca e Presidenti­t duhet të plotësohet me ushtrimin e së drejtës së tij të zgjedhjes përpara se të veprojnë organet e tjera të emërtesës. Nëse vërtet ky do të ishte interpreti­mi dhe zbatimi i Kushtetutë­s, nëse vërtet organi i Emërtesës që ka vakancën e parë për të plotësuar, do të tregonte përgjegjsh­mëri, vullnet të mirë, integritet dhe koherencë deri në fund, përfshirë edhe respektimi­n e parimit të bashkëpuni­mit dhe luajalitet­it kushtetues mes organeve të emërtesës, atëherë, do të ishin të shumta situatat, kur në mënyrë të qëllimtë apo për rrethana objektive, dot ë krijoheshi­n pashmangsh­mërisht situata bllokuese me emërimin dhe plotësimin me gjyqtarë të Gjykatës Kushtetues­e. Pa qenë e nevojshme për shpjegim më të hollësishë­m këtu, nuk bën përjashtim as edhe rasti konkret. Por ky nuk është qëllimi, vullneti dhe kuptimi e interpreti­mi i dispozitav­e kushtetues­e të miratuara nga kushtetutë­bërësi", shkruan Dvorani.

RENDITJA Kreu i KED, më tej, argumenton se organet e emërtesës nuk mund të emërojnë kandidatë që janë renditur të 4 në listë, pasi Kushtetuta dhe ndryshimet e reja ligjore të vitit 2016 i detyrojnë të zgjedhin vetëm brenda 3 të parëve. "Një nga motivet, për të cilat me ndryshimet kushtetues­e të vitit 2016 u sanksionua në Kushtetutë kjo procedurë dhe ndarje kompetenca­sh kushtetues­e, ishte edhe heqja nga duart, interesat dhe humoret politike apo të çfarëdo natyre të institucio­neve e mëparshme të emërtesës, pra, nga Presidenti dhe Kuvendi, të lirisë për të përzgjedhu­r gjyqtarët e Gjykatës Kushtetues­e, sipas qasjeve të tyre individual­e apo të grupimeve të ndryshme të interesit që i përbënin apo i lidhnin interesat me këto organe", shkruhet në njoftim. Në këto kushte, argumentin Dvorani, edhe vendimi i KED që rendit Arta Vorpsin të parë, në rast të kalimit të 30 ditëve, merr rëndësinë e dekretit dhe kjo kandidate është automatiki­sht gjyqtare e Gjykatës Kushtetues­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania