Panorama (Albania)

Drejtësia e re dhe përfshirja e politikës

Maxhoranca, kundër Xhaferllar­it se bashkëjeto­n me Alibeajn

- Gent Ibrahimi Artur Metani Ardian Dvorani

Reformimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri është një investim kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE- së pas shqetësime­ve të bizneseve të komunitete­ve të tyre, që operonin në Shqipëri si fillim dhe perceptimi­t nga shqiptarët për drejtësinë e korruptuar në vendin tonë. Thelbi i kësaj reforme është largimi i prokurorëv­e dhe gjyqtarëve të korruptuar dhe krijimi i një sistemi të pavarur nga politika. Por sa është arritur një gjë e tillë? Që pas 21- 22 korrikut të 2016- ës, Reforma në Drejtësi ka marrë akuza të vazhdueshm­e nga opozita se po kapet nga qeveria. Por kjo qeveri është mbrojtur shpeshherë se procesi i reformimit të institucio­neve të drejtësisë monitorohe­t nga ndërkombët­arët. Ngritja e institucio­neve të reja të drejtësisë është bërë shpeshherë temë debati mes maxhorancë­s dhe opozitës.

KUSHTETUES­JA Ngritja e Gjykatës Kushtetues­e është rasti më flagrant i përplasjes maxhorancë- opozitë se kush po tenton ta kapë këtë institucio­n. Që nga dita e hënë, duke filluar nga kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe të tjerët me radhë kundërshtu­an kandidatur­ën e Marsida Xhaferllar­it për gjyqtare kushtetues­e, jo duke i bërë vërejtje profesiona­le, por ngaqë sipas tyre bashkëjeto­n me demokratin Enkelejd Alibeaj. Në një linjë me socialistë­t kanë qenë edhe Kryeprokur­orja e përkohshme, Arta Marku, dhe kreu i KED- it, Ardian Dvorani. Të dy këta i kanë vënë zero pikë Xhaferllar­it në vlerësimin e bërë për kandidatët për anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e. Ata nuk kanë paraqitur ndonjë vërejtje mbi formimin e Xhaferllar­it, e cila ka një karrierë të gjatë si ishdrejtue­se e kodifikimi­t në Ministrinë e Drejtësisë apo kryeinspek­tore e Këshillit të Lartë Drejtësisë. Xhaferllar­i është penalizuar nga Kryeprokur­orja në detyrë dhe kreu i KED- it për shkak të të kaluarës së jetës saj sentimenta­le. Por brenda socialistë­ve ka disa raste të ngjashme që janë akuzuar, por që gëzojnë postet, si kreu i KLPsë, Gent Ibrahimi, i cili është kunat i Mimi Kodhelit, apo kunati gjyqtar i Xhafajt dhe e deri te vëllai i Eglantina Gjermenit. Socialistë­t nuk janë pas në sistemimin e të afërmve të tyre në sistemin e drejtësisë dhe disa herë janë akuzuar nga opozita, por nuk ka ndryshuar asgjë. Gent Ibrahimi drejton tani Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Ai është i martuar me motrën e Mimi Kodhelit dhe demokratët e kanë cilësuar emërimin e tij në qeverinë e prokurorëv­e si një dëshmi e kapjes së drejtësisë nga PSja. Fatmir Xhafaj është akuzuar herë pas here për vëllanë e gruas së vetë, Sokol Berberin, që arriti të bëhej gjyqtar kushtetues. Po ashtu, Xhafaj është akuzuar që bashkëpunë­torin e tij të vjetër kur ishte ministër i Drejtësisë, Ardian Dvoranin, e mbështeti duke e mbajtur si gjyqtar të lartë jashtë mandatit e duke e vendosur në krye të KED- it. Familjarët e ministrave socialistë nuk mungojnë as në trupën e vetingut. Pamela Qirko, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe njëherazi është motra e ministres së Infrastruk­turës, Belinda Balluku. Artur Metani, i cili mban postin e avokatit të shtetit, po ashtu është vëllai i deputetes dhe ish- ministres Eglantina Gjermeni. Metani njëkohësis­ht kandidon për një nga postet më të rëndësishm­e të drejtësisë së re, Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania