Panorama (Albania)

Dërgimi i listave në një datë, si nisi ‘ loja’ me Kushtetues­en

Çfarë do të ndodhte nëse KED do çonte listat në data të ndryshme

- BLEONA METUSHI

Teksa Kushtetuta e përcakton qartë mënyrën e zgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, institucio­net përgjegjës­e për këtë proces kanë krijuar një ngërç të pashpjegue­shëm.

Gjithçka duket se nisi me dërgimin e dy listave në të njëjtën datë në Presidencë, për plotësimin e dy vakancave. Në limit të kohës, Presidenti i Republikës tha se pezullonte procesin e emërimit të anëtarit të dytë, pasi ishte radha e Kuvendit të bënte emërimin tjetër dhe e mbështeste lëvizjen në nenin 179, pika 2 e Kushtetutë­s që parashikon se: "Anëtari i parë për t'u zëvendësua­r në Gjykatën Kushtetues­e emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji". Një ditë pas lëvizjes së Presidencë­s, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me anë të një njoftimi të shkurtër për mediat, nuk sqaroi pse ishte bërë dërgimi i dy listave në një datë dhe as nuk mbajti qëndrim në lidhje me pretendime­t e Presidencë­s, që tha se në këtë mënyrë mund të shkelej Kushtetuta. Por e parë nga jashtë, duket se nëse

KED do të dërgonte listat e kandidatëv­e njëra pas tjetrës, në dy institucio­net e emërtesës, Presidencë dhe Kuvend, nuk do të linte asnjë hapësirë ligjore për këto institucio­ne, që në ditët në vazhdim e thelluam akoma më shumë ngërçin, të ngrinin pretendime apo të pezullonin emërimet. KANDIDATËT DHE EMËRIMET Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas një procesi vlerësimi për kandidatët, lejoi të vazhdonin garën dhe të pikëzohesh­in vetëm 6 prej tyre. E para në listë u rendit Arta Vorpsi, pas saj Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Marsida Xhaferllar­i, Besnik Muçi dhe Regleta Panajoti. Pas emërimit të Besnik Muçit, i cili aktualisht është ende në procesin e vetingut, procesi i emërimeve do të merrte ngjyra të tjera. Kuvendi, në seancën plenare të 12 nëntorit, votoi 2 anëtare njëkohësis­ht, e nga ana tjetër përjashtoi nga procesi i votimit Arta Vorpsin, duke e njohur si anëtaren e dytë. E konsiderua­r si shkelje të Kushtetutë­s zgjedhjen e dy anëtarëve në të njëjtën kohë, Presidenca nuk njohu Vorpsin, duke dekretuar kandidaten e renditur e katërta nga KED, Marsida Xhaferllar­in. Duke iu referuar vendimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Xhaferllar­i duket se nuk ka qenë një kandidate e mbështetur nga drejtuesi i këtij institucio­ni, Ardian Dvorani dhe Arta Marku, që e kanë vlerësuar me zero pikë për integritet­in etik dhe moral. Emërimi i kësaj kandidatej­e nuk u pranua nga KED, që në reagimin e kësaj të enjteje, tha se duke iu referuar parashikim­eve ligjore për zgjedhjen e anëtarit brenda 3 kandidatëv­e të renditur të parët dhe brenda 30 ditëve, Arta Vorpsi është anëtarja e 2- të Kushtetues­es e zgjedhur automatiki­sht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania