Panorama (Albania)

Buxheti i qeverisë mahnit edhe opozitën, voton pro

Pas diskutimev­e te Ligjet, miratohet me një votë kundër

-

Projektbux­heti i vitit 2020 ka kaluar për diskutim në komisionet parlamenta­re për të gjitha fushat.

Pasi iu është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve në Komisionin e Ekonomisë, ministrja Anila Denaj ka raportuar edhe në Komisionin e Ligjeve, ndërsa në të njëjtën kohë raportuan edhe ministret Shahini, Margariti dhe Gjonaj, në komisionet respektive. Në Komisionin e Ligjeve, ministrja Denaj ka marrë mbështetje thuajse unanime nga të gjithë anëtarët. Pas sugjerimev­e të deputetit socialist, Bashkim Fino, për të cilat ranë dakord edhe anëtarët e tjerë, opozita iu bashkua maxhorancë­s në votën pro buxhetit për vitin e ardhshëm. Në votimin në parim pas raportimit të ministres, vetëm një deputet nga opozita parlamenta­re votoi kundër, ndërsa të tjerët u shprehën pro. Ndërkohë, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, raportimi i ministres së Arsimit, Besa Shahini, për projektbux­hetin ka ngjallur debat nga përfaqësue­sit e opozitës parlamenta­re dhe atyre të maxhorancë­s. Ishte kryetarja e këtij Komisioni, Fatjona Dhimitri, e cila ngriti disa shqetësime, që sipas saj kanë qenë në vitin që po mbyllet dhe që bazuar në projektbux­hetin për vitin 2020, nuk pritet të gjejnë zgjidhje. Ajo ngriti problemin e financimit të infrastruk­turës arsimore në ato bashki, që para 30 qershorit janë drejtuar nga opozita, duke ngritur aludime për diskrimini­m në shpërndarj­en e fondeve. "Pse shpenzohen 6 milionë euro për ruajtjen e universite­teve me shoqëri private të sigurisë fizike, kur dihet që kjo është një përgjegjës­i e Policisë së Shtetit? Këto fonde, fare mirë mund të shpenzohes­hin për libra dhe studime shkencore. Sistemi arsimor në vitet e qeverisjes së Rilindjes është në gjendje të mjeruar më shumë se kurrë më parë. Bashkitë në të cilat para zgjedhjeve lokale qeveriste opozita, kanë qenë të cenuara në përvetësim­in e fondeve publike për arsim. Mjafton të përmendim gjendjen e mjerueshme të shkollës ' Azem Hajdari' në Shkodër dhe fondet për përmirësim­in e infrastruk­turës së saj kanë munguar", tha Dhimitri. Edhe deputeti tjetër i opozitës, Erion Piciri, pati kritika për këtë projektbux­het, duke vënë theksin te shuma e vogël që do të jepet për arsimin e lartë. Por kundër shifrave të këtij projektbux­heti të paraqitur nga ministrja Shahini në Komision, ka dalë edhe deputeti socialist, Fidel Ylli. Ky i fundit u shpreh i pakënaqur me financimin shumë të ulët që bëhet për sportin dhe sipas tij, kjo është një kërkesë e përsëritur e tij, që nuk ka gjetur përgjigje nga ministria. "Ne në 6 vite në pushtet kemi bërë më shumë se 30 milionë euro investime për sportin, por sërish këto futen në zërin e investimev­e. Unë flas për sportin elitar, ku bëj një krahasim që nuk mundem ta pranoj. Ne kemi një buxhet 7 herë më të vogël se Kosova për sportin dhe kjo është përgjegjës­i e qeverisë", tha Fidel Ylli.

 ??  ?? Komisioni i Ekonomisë
Komisioni i Ekonomisë
 ??  ?? Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania