Panorama (Albania)

Biznesmeni rikthehet në burg, i biri akuzon gjyqtarët: Nxorën sekretin

Gjashtë muaj më parë u lirua me garanci pasurore prej 2.5 milionë lekësh. Djali: Të sekuestroh­en pamjet në sallën e gjyqit

-

U lirua me garanci pasurore, Apeli rikthen në burg biznesmeni­n e njohur.

Pëllumb Petritaj, i akuzuar për tjetërsim të rreth 100 hektarëve tokë në Zvërnec, është kthyer në qeli pas 6 muajsh hetim në gjendje të lirë. Gjykata e Apelit, pas disa muajsh shtyrje seancash gjyqësore në ngarkim të tij, ka marrë vendim për 55vjeçarin. Në seancën e radhës gjyqësore të mbajtur ditën e hënë, prokurori Albert Kuliçi, i cili kishte kundërshtu­ar vendimin e dhënë në maj të këtij viti, kërkoi ndryshim të masës nga garanci pasurore në arrest në burg. Pas kërkesës së prokurorit, trupa gjykuese e përbërë nga kryesues, Atalanta Zeqiri dhe anëtarë Skënder Haluci dhe Albert Spiro, vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”, duke pranuar kërkesën e prokurorit. Ndërkohë, arrestimi i tij nga Policia është kundërshtu­ar nga familjarët, të cilët e kanë cilësuar të paligjshëm. Familja ka depozituar një kallëzim penal për treshen e gjyqtarëve, pasi sipas tyre prangosja e 55vjeçarit është kryer para dhënies së vendimit. Pëllumb Petritaj u arrestua në tetor 2018, ndërsa akuza që rëndonte mbi të ishte ajo e falsifikim­it të dokumentev­e për tjetërsim pronash në bregdet. Petritaj akuzohet për përfitimin në mënyrë të jashtëligj­shme të rreth 100 ha tokë në afërsi të Zvërnecit dhe më konkretish­t pranë fshatit

Akërni të Vlorës. Rreth 7 muaj pas prangosjes, biznesmeni i njohur kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, ku në maj të këtij viti, Gjykata pranoi që të hetohej në liri përkundrej­t një garancie pasurore prej 2.5 milionë lekësh të rinj. Por, kur vendimi u apelua nga Prokuroria, duke kërkuar rikthimin në burg të Petritajt, në seancën e radhës Prokuroria ka kërkuar sërish masën e sigurisë “Arrest në burg”, kërkesë e cila është pranuar në datë 12 nëntor nga Gjykata e Vlorës, duke rikthyer kështu në burg biznesmeni­n e akuzuar për tjetërsim prone në bregdet përmes falsifikim­it të dokumentev­e.

LETRA I biri i biznesmeni­t, Amarildo Petritaj, akuzon se urdhri për arrestimin e të atit është kryer para se Gjykata e Apelit të merrte vendim. Ai pretendon se ndërsa po zhvillohej seanca dhe nuk ishte marrë vendim, oficerët e Policisë Gjyqësore kishin arrestuar babain e tij. “Në orën 11: 00 është caktuar seancë gjyqësore ndaj tim ati, avokat i të cilit është caktuar Eduart Vecani. Ndërkohë që po zhvillohej seanca, nga avokati jam njoftuar se nga ana e prokurorit ishte kërkuar ndryshimi i masës së sigurimit në arrest në burg, ndërkohë që nga avokati jam njoftuar për këtë kërkesë të prokurorit, nga ana e forcave të policisë ishte ekzekutuar arresti në burg, në dijeninë time pa u shpallur ende vendimi i Gjykatës. Pra, nga ana e trupit gjykues është komunikuar me oficerët e Policisë Gjyqësore, duke shkelur fshehtësin­ë e dhomës së këshillimi­t dhe nga ana e forcave të Policisë janë kryer veprime në kundërshti­m me përmbushje­n e rregullt të detyrës, duke kryer veprat penale të shpërdorim­it të detyrës. Sa më sipër provohet nga mesazhet në ‘ WhatsApp’ të ndodhura në telefonin tim dhe seanca e regjistrua­r në serverët e Gjykatës, ku del mjaft qartë se vendimi është shpallur mbas ekzekutimi­t të vendimit. Arrestimi është kryer në orën 11: 42, ndërsa vendimi është dhënë në orën 11: 55", shkruan i biri i biznesmeni­t në kallëzimin ndaj trupës gjykuese.

 ??  ?? Faksimile e kallëzimit penal të bërë nga i biri i biznesmeni­t
Faksimile e kallëzimit penal të bërë nga i biri i biznesmeni­t
 ??  ?? Pëllumb Petritaj, biznesmeni i arrestuar
Pëllumb Petritaj, biznesmeni i arrestuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania