Panorama (Albania)

U gjet i pajetë pranë shtëpisë, dyshime për krim brenda familjes

Kreshnik Dashaj punonte deri në 16 orë në fabrikë këpucësh. Përveç plumbit, kishte goditje me sende të forta në kokë

-

U gjet i ekzekutuar pak metra larg shtëpisë, dyshohet për krim brenda familjes. Kreshnik Dashaj dyshohet të jetë vrarë nga persona të afërt.

Të paktën ky është dyshimi kryesor i grupit hetimor, që po punon për zbardhjen e vrasjes së 38- vjeçarit, e ndodhur tri ditë më parë në lagjen “Kushtrimi”. Burime pranë këtij grupi mjaftohen me informacio­nin se vrasja mund të ketë ardhur për motive familjare, pa dhënë detaje të tjera.

Deri tani janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje mbi 10 persona, ndërsa në cilësinë e të dyshuarit nuk ka ende asnjë të ndaluar. Por, pikërisht mes personave të shoqëruar për të marrë në pyetje, ka dyshime se fshihet pikërisht edhe autori i vrasjes. Policia e Vlorës tregohet mjaft e rezervuar në informacio­net e përcjella për ngjarjen, por theksohet se janë shumë afër zbardhjes së të vërtetës. Referuar kamerave të sigurisë në fabrikë, burime nga Policia kanë konfirmuar se i riu ka lënë punën në mesnatë, për t’u larguar drejt banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas mesnatës. Ndërsa trupi u gjet në orën 06: 00 nga kalimtarë të rastit, të cilët lajmëruan Policinë. Gjithsesi, janë hetimet ato që do të zbardhin të vërtetën, pasi nga ana tjetër nuk përjashtoh­et mundësia që gjithçka të ketë ardhur nga një tentativë grabitjeje. Ceremonia për përcjellje­n për në banesën e fundit të 38- vjeçarit është kryer në fshatin e tij të lindjes, Lubonjë. Banesa e Kreshnik Dashajt, ku jetonte me të afërmit dhe familjarët e tij, qëndron e heshtur, ndërsa në zonë edhe banorët shumë pak flasin për atë se çfarë mund të kenë dëgjuar apo ndodhur. Herë pas here, në zonë vërehet prani e forcave të Policisë, ndërsa grupi hetimor që ditën e ngjarjes pas këqyrjes ka marrë ato çfarë ka mundur të gjejë në vendin e ngjarjes. Fqinjët e 38vjeçarit, babai i një vajze 7 vjeçe, e përshkruaj­në me fjalët më të mira 38- vjeçarin. Ata shprehen se nuk kanë dëgjuar asgjë të pazakonte dhe as krisma natën e ngjarjes. “Njeri i mirë, i qetë dhe nuk kishim dëgjuar ndonjëherë për ndonjë problem. Shikonte punën e tij dhe nuk krijonte aspak probleme. Punonte deri në 16 orë në fabrikë për të ndihmuar financiari­sht familjen e tij. Ka një vajzë 7 vjeçe, por nuk është se e njihnim më shumë se kaq, pasi ishte i qetë dhe nuk përzihej. Ne jemi lagje e qetë dhe nuk kemi pasur asnjëherë probleme. Natën e ngjarjes nuk kemi dëgjuar asgjë, as krisma, asgjë tjetër. Në mëngjes e kemi marrë vesh”, shprehet një prej banorëve të lagjes, duke shprehur tronditje për vrasjen. Trupi i Kreshnik Dashajt u gjet i vdekur mëngjesin e së mërkurës pak metra larg banesës së tij. Fillimisht u raportua për një ngjarje për shkaqe natyrore, por më pas me ekspertizë­n e kryer rezultoi se kishte shenjë plumbi me armë zjarri dhe goditje në kokë me sende të forta.

 ??  ?? Vendi ku u gjet trupi i 38- vjeçarit
Vendi ku u gjet trupi i 38- vjeçarit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania