Panorama (Albania)

Ndalohen 7 sirianë, do kalonin ilegalisht në Maqedoni

Ishin strehuar si turistë në Peshkopi, qëndronin në hotel

-

PESHKOPI - Dy raste të kalimit të paligjshëm të kufirit nga shtetas sirianë janë konstatuar në qytetin e Peshkopisë, por Policia lokale publikon vetëm njërin prej tyre. Përveç kësaj, Policia nuk ka ndaluar asnjë person si bashkëpunë­torë. Tri net më parë mësohet se disa shtetas të ardhur nga Siria ishin strehuar në një prej hoteleve të qytetit, ndërkohë dje janë shoqëruar 7 shtetas të tjerë sirianë, në përpjekje për largimin e tyre drejt Maqedonisë së Veriut. Zyrtarë të Drejtorisë së Policisë Dibër bënë me dije se bashkëpuni­mi me qytetarët parandaloi një rast të kontraband­imit të klandestin­ëve nga vendet e Lindjes së Mesme. “Policia e Dibrës, pas informacio­nit të marrë nga qytetarët për disa shtetas të huaj që po tentonin të largoheshi­n në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ka organizuar punën duke bërë lokalizimi­n dhe vendndodhj­en e tyre. Policia ka bërë shoqërimin e 7 shtetasve sirianë, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë së

Veriut dhe më pas në një nga vendet e BE- së”, sqaruan drejtues të Komisariat­it të Policisë Peshkopi. Shtetasit sirianë janë shoqëruar në Qendrën e Rehabiliti­mit në Kukës, ndërkohë që Policia vijon hetimet për identifiki­min dhe arrestimin e personit që i ka sjellë në Dibër dhe që do t’i transporto­nte në drejtim të kufirit me Maqedoninë, kundrejt fitimit. Sakaq, Policia heton nëse ka një rrjet të organizuar të transporti­mit të shtetasve të huaj. Prej nisjes së luftës në Siri, Shqipëria është kthyer në korridor të klandestin­ëve nga vendet e Lindjes së Mesme që synojnë emigrimin në vendet e Bashkimit Europian. Për parandalim­in e fluksit, prej disa muajsh, pika kryesore hyrëse, kufiri me Greqinë, monitorohe­t nga Policia shqiptare në bashkëpuni­m me FRONTEX. Vetëm gjatë periudhës tetornënto­r, në tentativë për të hyrë në Shqipëri kanë ndaluar gati 1500 emigrantë. Mes të ndaluarve gjenden sirianë, marokenë dhe irakenë, të cilët më pas strehohen në qendrën e pritjes pranë Pikës Kufitare të Kapshticës. a. l.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania