Panorama (Albania)

Letra prej “të forti”, Erdogan ia ktheu personalis­ht Trumpit

Presidenti i SHBA: Jam një fans i madh i Presidenti­t turk

-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ktheu personalis­ht një letër të dërguar atij muajin e kaluar nga Presidenti Trump, që e kishte inkurajuar të mos sillej si një “djalë i fortë” ose “budalla”, në kohën kur nisi një ofensivë në veri të Sirisë.

“Kjo letër iu riparaqit z. President këtë pasdite”, tha Erdogan kur u pyet nga një reporter në lidhje me mesazhin e letrës, gjatë një konference të përbashkët shtypi me Presidenti­n Trump në Uashington. Erdogan nisi një operacion në Sirinë Veriore muajin e kaluar, për të “pastruar” kufirin nga terroristë­t kurdë, siç i cilëson ai luftëtarët që kanë ndihmuar edhe SHBA në luftën kundër ISIS. Trump ia kishte dërguar letrën më 9 tetor homologut turk, duke kërkuar të mos ndërmerrte veprimin ushtarak, i cili erdhi pasi forcat amerikane u tërhoqën papritur nga rajoni. Trump mori kritika për vendimin e largimit të trupave të SHBNA, të cilat shumë e panë si një dritë jeshile për ofensivën e planifikua­r prej kohësh nga Presidenti Erdogan. Trump e dërgoi letrën për të provuar se ai nuk e mbështeste ndërhyrjen e Turqisë në Siri kundër kurdëve.

“Ne ia kthyem letrën që kemi marrë”, tha Erdogan në konferencë­n e përbashkët. Trump nuk ofroi asnjë përgjigje ndaj komentit, i cili u dha në turqisht, por njëkohësis­ht u përkthye për Presidenti­n dhe të pranishmit në konferencë­n për shtyp. Takimi mes Trump dhe Erdogan në Shtëpinë e Bardhë u mbajt mes tensioneve. Inkursioni në Siri nuk është e vetmja pikë përplasjej­e në marrëdhëni­et midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Blerja e fundit e sistemi të avancuar raketor antiajror rus S- 400 nga Turqia ka ngjallur zemërim në Uashington. Erdogan u takua edhe me pesë senatorë republikan­ë: Joni

Ernst, Jim Risch, Ted Cruz, Rick Scott dhe Lindsey Graham; në një përpjekje për të rregulluar marrëdhëni­et dypalëshe.

Pavarësish­t tensioneve të fundit, Trump ka shprehur admirim për udhëheqësi­n e fortë turk dhe të dy kanë gjetur baza të përbashkët­a në të kaluarën, por shumë në Kongres, si republikan­ët, ashtu edhe demokratët, nuk ndajnë pikëpamjen pozitive të Trump për homologun e tij turk. Trump foli për një armëpushim midis forcave turke dhe milicisë së drejtuar nga kurdët në Veri të Sirisë si një shenjë përparimi dhe udhëheqësi­t ofruan lëvdata për njëri- tjetrin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania