Panorama (Albania)

Shqipëria del huq, Andorra barazim historik

Kuqezinjtë pa ekuilibër e qartësi, Balaj e Manaj nuk mjaftojnë

-

Të gjithë mendjen te Franca, por Andorra merr atë që do. Një barazim historik në "Elbasan Arena", me Shqipërinë që nuk ngjitet kurrë në nivelin superior në fushën e lojës.

Për fat të keq, Shqipëria del huq. Dihej që ishte një ndeshje jo shumë motivuese përballë një ekipi si Andorra, por në fakt ishte një test për kuqezinjtë, që për fat të keq nuk u kalua. Shqipëria tregoi mungesë ekuilibri, mungesë kthjelltës­ie në mënyrën si sulmoi dhe mbi të gjitha, mungesë pjekurie. Ishte shansi për të vërtetuar që realisht kemi rritje, që nuk rrëshqasim me të "voglat", por në fakt nuk ndodhi kështu. Me këtë paraqitje kuqezinjtë treguan edhe një herë se e kanë të vështirë dhe gati- gati të papërtypsh­ëm eksperimen­timin. Shqipëria humb edhe një shans për të bërë historinë dhe thyer rekordin e pikëve, teksa 15 të tilla mund t'i siguronte që dje, por në fakt ndodh e kundërta. Është Andorra, e cila shënon dy herë në Elbasan, duke thyer thatësirën prej nëntë vitesh të golit jashtë fushe në ndeshje zyrtare, që nga viti 2010. Në histori, Andorra ka shënuar vetëm 3 herë dy gola, dy prej të cilëve Shqipërisë.

Skemat - Edi Reja surprizon me emrat, por jo me skemën. Kuqezinjtë zbresin me 3- 5- 2- shin tradiciona­l, teksa Ismajli, Gjimshiti dhe Veseli qëndrojnë përpara Berishës. Në mesfushë, kapiteni Memushaj jep sigurinë dhe qetësinë e nevojshme, ndërsa Ndoj dhe Ramadani duhet të plotësojnë trion e artë që ndërton edhe aksionet sulmuese. Nga krahët, "raketa" Roshi dhe Lorenc Trashi, dy anësorë dukshëm me detyra sulmuese për të furnizuar dyshen Balaj- Manaj në sulm. Nga ana tjetër, trajneri i Andorrës kundërpërg­jigjet me një skemë 4- 4- 2 tradiciona­le, me detyra dhe forca të shumta në mbrojtje.

Golat - Pjesa e parë nis siç duhet. Ka një gol të minutës së tretë nga Ndoj, por që sinjalizoh­et më parë një top i dalë jashtë vijës dhe anulohet. Tre të tjera kalojnë dhe këtë herë ka festë për kuqezinjtë. I përhershmi Roshi në të djathtë, në fundore kroson për Balajn në shtyllën e dytë, i cili shënon nga fare pranë portës për 1- 0. Gëzim i ligjshëm. Shqipëria shtron tapetin për triumfin, por rrugës pëson rrudha dhe pengesa. Në të 18ën Andorra shfrytëzon një kundërsulm për të heshtur "Elbasan Arenën". Martinez për Servos në të majtë, i cili ia kthen sërish sferën në qendër për të shënuar në portën e Berishës, pasi fiton një duel me Trashin. 1- 1 dhe Andorra e di ç'duhet bërë: Lojë e ngadaltë dhe mbrojtje solide me forca të shumta.

Qarkullim shterpë - Shqipëria provon që të qarkullojë lojën, të vertikaliz­ojë shpesh edhe me mbrojtësit dhe të tentojë me Manajn, por edhe me Memushajn. Mirëpo, deri në

fund të këtij fraksioni ka vetëm një gjuajtje jashtë të Ismajlit dhe një nga Trashi në 45' pa adresë.

Surprizë - Elseid Hysaj nis fraksionin e dytë në fushë duke zënë vendin e Trashit. Mirëpo, mjafton një aksion për modestët e Andorrës, me dalje nga e majta e mbrojtjes sonë dhe në qendër Martinez gjendet fare i lirë në qendër, ndalon dhe gjuan fluturimth­i për të përmbysur përkohësis­ht takimin. Shqipëria surprizohe­t dhe i gjithë stadiumi hesht. Në minutën e 52- të, Roshi pason nga fundorja dhe Manaj driblon e gjuan, por mbi tra. Skema përsëritet dhe këtë herë barazon rezultatin. Tri minuta më vonë sërish i njëjti kombinim, ku pas asistit të Roshit, Manaj rrotullohe­t bukur dhe gjuan për 2- 2.

Ofensiva - Më tej, Reja hedh Baren në vend të Ndojit për të shtuar forcën në aksionet sulmuese. Në këtë moment, skema shndërrohe­t në 4- 4- 2 dhe me futjen e debutuesit Seferi më vonë, në 4- 3- 3. Hysaj si mbrojtës i djathtë me Roshin sulmues krahu dhe Veseli mbrojtës i majtë. Në të 68- ën minutë, sërish një gol i pavlefshëm për Shqipërinë, pasi Roshi harkon me një top që më parë del nga vija fundore. Deri në fund, Shqipëria ka vetëm tentativa të dështuara, pa qartësi dhe rrjedhshmë­rinë e duhur dhe shpesh pa fat. Andorra bëhet blindë në prapavijë dhe ia del që të marrë një barazim 2- 2.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania