Panorama (Albania)

Çekia përmbys dhe i shuan ëndrrën Kosovës

Vendësit shënojnë dy herë dhe ndjekin Anglinë në Grupin A

-

Pas humbjes me përmbysje mbrëmë në Çeki, ëndrra europiane e Kosovës përkohësis­ht është futur në letargji dhe shpresa tani mbetet vetëm përmes Ligës së Kombeve, ku i pret dueli me Maqedoninë e Veriut.

Edhe pse Kosova arriti të kalojë në epërsi, nuk arriti ta mbajë rezultatin, apo thjesht edhe një barazim për të shpresuar deri te ndeshja e fundit me Anglinë. Në fund, "dardanët" e trajnerit Bernard Shaland u pajtuan me humbjen minimale me rezultatin 2- 1 ndaj Çekisë. Me këtë humbje, Kosova eliminohet nga gara për kualifikim­in në Europian përmes grupit, por sido që të mbyllet sfida me Anglinë, e kanë të sigurt vendin e tretë në Grupin A, me 11 pikë.

Pjesa e parë u dominua totalisht nga çekët, të cilët për 35 minuta e mbyllën Kosovën në 25 metrat e fundit të gjysmëfush­ës së saj. Kosova nuk e nisi mirë takimin, pasi çekët rrezikuan që në minutën e 6- të me Kërmençik pas gjuajtjes me kokë, por portieri Arijanet Muriç me një "fluturim" e evitoi golin. Në minutën e 18- të, Coufal depërton nga e djathta e sulmit, futet në zonë dhe gjuan me të majtën, por jashtë kuadratit të portës së Kosovës. Çekët patën raste edhe në minutat 24 dhe 25 me Jankto dhe Souçek, por Muriç në të dyja rastet ishte në pozicion. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0- 0, ku Kosova qe e zbehtë në lojën e saj.

Pjesa e dytë nisi krejt me ndryshe, pasi që në fillim trajneri Shaland bëri një zëvendësim, ku Anel Rashkaj ia la vendin Besar Halimit. Në minutën e 48- të, Amir Rrahmani gjuan bukur nga jashtë zone, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën. Në minutën e 50- të, me goditjen e dytë në portë, Kosova e shikon veten në avantazh. Një pasim i mirë nga Halimi te Hadërgjona­j në krah, ku ky i fundit harkon bukur në zonë e Atdhe Nuhiu "zhytet" bukur dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë, 0- 1 për Kosovën. Festë e madhe në tribuna, aty ku gjendeshin "dardanët", ku me ta u bashkuan edhe lojtarët. Në minutën e 67- të Tomas Souçek shënon, por paraprakis­ht e kishte dëmtuar portierin Muriç. Kështu që, goli anulohet nga gjyqtari Xhanluka Roki. Por çekët menjëherë pas tri minutash e gjejnë golin e barazimit me një goditje nga jashtë zonës, topi i gjuajtur nga Aleks Kral përfundoi në rrjetë. Minuta e 79- të ishte fatale për "dardanët". Pas një rrëmuje në zonë, Kral gjuan, topi devijon pak nga Celustka dhe përfundon në rrjetë, 2- 1 për Çekinë, e cila prek kualifikim­in. Në minuat e fundit kosovarët u munduan të reagojnë, por edhe zëvendësim­et e kryera nuk arritën ta bëjnë ndryshimin dhe gjithçka mbyllet me fitoren 2- 1 të vendësve. Tani Kosovës i mbetet që përmes "play- off"- it të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Maqedoninë e Veriut, të sigurojë kualifikim­in.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania