Panorama (Albania)

Anglia "shtatë ballë", shkërmoq Malin e Zi

-

Anglia kualifikoh­et në "Euro 2020" pas fitores shtatëball­ëshe që arriti mbrëmë ndaj Malit të Zi. Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t'u luajtur, ajo e së dielës me Kosovën, "tre luanët" e trajnerit Sauthgejt kryesojnë Grupin A me 18 pikë dhe pas tyre vjen Çekia me 3 pikë më pak, e cila gjithashtu u kualifikua pas fitores me përmbysje ndaj Kosovës. Suksesi i mbrëmshëm i anglezëve ka ndodhur në një ndeshje jubilare, takimi i 1000- të në rang kombëtarej­e. Një natë rekordesh për ishullorët, ku kapiteni Harri Kein shënoi tre gola për 18 minuta, Temi Abraham është golashënue­si i 430- të në historinë e kombëtares angleze. Anglia nuk shënonte 7 gola në shtëpi që nga tetori i 1987- ës, kur mundin Turqinë me rezultatin 8- 0. Një dominim total i Anglisë, ku malazezët më shumë u lodhën për të nxjerrë topin nga rrjeta e tyre, ku vetëm në pjesën e parë e bënë pesë herë. Serinë e golave të fitores për anglezët e hapi Çamberlein në minutën e 11të dhe tetë minuta më pas është radha e kapitenit Kein për të shënuar golin e dytë për ekipin dhe të parin personal. Në minutën e 24- t, Herri Kein shënon dhe i ndryshon shifrat në 3- 0. Në minutën e 3- 0 Rashford shënon golin e katërt, ndërsa në 37- ën Kein realizon tripletën e tij dhe në shifrat 5- 0 mbyllet pjesa e parë. Në pjesën e dytë anglezët luajnë më qetë, por në minutën e 66të shënojnë golin e gjashtë, por kësaj radhe mendojnë malazezët, ku Sofranac shkakton autogol. Ndeshja nuk mbyllet me kaq, pasi në minutën e 84- t ka vend edhe për golin e talentit të Çelësit, Temi Abraham, i cili në fund vendosi të luajë për Anglinë dhe jo për kombëtaren e origjinës, Nigerinë. Të dielën anglezët do të jenë mysafirë të Kosovës, një ndeshje thjesht për statistikë, pasi verdiktet e kualifikim­it në Grupin A janë vendosur tashmë, Anglia e para dhe Çekia e dyta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania