Panorama (Albania)

Amnistia, afati i ri për rivlerësim­in e shtëpive

Komisioni i Ekonomisë zyrtarizon amnistinë e re fiskale për rivlerësim­in e pronave. Ligji, në fuqi nga 1 janari deri në shtator. Sa përfitohet për çdo apartament

- ADA HAZIZOLLI

Prej janarit do të nisë rivlerësim­i i banesave me 2 për qind dhe jo 15 sa është aktualisht.

Lajmin e konfirmoi dje ministrja e Financave, Anila Denaj, dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë diskutimit të buxhetit për vitin 2020. Ministrja Denaj bëri të qartë se efektet e nismës do të shtrihen deri në muajin shtator, pra, 9 muaj dhe jo një vit, sikundër ka ndodhur me amnistitë e mëparshme. Ndërkohë, parashikoh­et që fondi i arkëtuar të kapë vlerën e 40 milionë dollarëve.

AMNISTIA

Përgjatë një dekade janë ndërmarrë 3 amnisti për rivlerësim­in e shtëpive dhe trojeve. Qeveritë, përveçse si një mënyrë për të nxitur qytetarët dhe bizneset të deklarojnë çmimet reale të pasurisë së tyre, e kanë parë edhe si mekanizëm për të mbushur arkën e shtetit. Vetëm duke ulur detyrimin tatimor, nga 15 që është aktualisht, në 2 për qind,

PËR QIND do të jetë detyrimi tatimor për qytetarët që duan të rivlerësoj­në banesën e tyre dhe jo 15 për qind sa është aktualisht. Efektet e amnistisë pritet të nisin duke filluar nga muaji janar dhe do të zgjasin 9 muaj, përkatësis­ht deri në muajin shtator qytetarët mund të binden se është e udhës të përditësoj­në çmimet e shtëpive. Më shumë se për këdo tjetër, kjo vlen për ata, të cilët duan apo janë të interesuar për ta shitur këtë banesë. Përkundrej­t një fature të ulët, bëhet përafrimi i vlerës së shtëpisë me vlerat që janë sot në treg dhe në momentin e transaksio­nit detyrimi tatimor bëhet më i përballues­hëm dhe për më tepër qytetarët nuk janë më të prirur që të deklarojnë vlera fiktive të shitjes. Nga ana tjetër, zgjedhja e këtij mekanizimi është një mënyrë për të arkëtuar para. Pra, kjo amnisti u shërben jo vetëm qytetarëve, por edhe qeverisë, sepse përmes kësaj skeme favorizues­e nxiten qytetarët që të bëjnë rivlerësim­in e banesës së tyre. Gazeta riboton edhe një herë sot çmimet fiskale që aplikohen për 11 zona të kryeqyteti­t dhe çmimet e mëparshme. Çdo qytetar mund t'i referohet tabelës me shembujt për një shtëpi me sipërfaqe të prezumuar 100 m2 dhe 60 m2, ku publikohet vlera e taksës që do të paguhet.

LLOGARITJA

Një qytetar, i cili ka një pronë në emër të tij, mund

MILIONE dollarë parashikoh­et të arkëtohen nga nisma për rivlerësim­in e pasurive të paluajtshm­e. Rivlerësim­i me 2 për qind u jep mundësi qytetarëve të përditësoj­në çmimin e banesës që kanë në pronësi përkundrej­t një fature të reduktuar ta rivlerësoj­ë atë. Konkretish­t, një shtëpi e para viteve ‘ 90, e regjistrua­r në Hipotekë ( sot Kadastër) me çmim fillestar 1,666,400 lekë do të rivlerësoh­et mbi bazën e çmimit minimal fiskal sot dhe sipërfaqes. Konkretish­t, nëse kjo banesë ndodhet në zonën kadastrale 3/ 2, çmimi fiskal që aplikohet është 60 000 lekë/ m2 shumëzuar me sipërfaqen, e cila në rastin konkret është 100m2, atëherë vlera e përftuar është 6 000 000 lekë. Si përfundim, vlera e këtij apartament­i me çmimet fiskale sot, është 70 për qind e totalit, që do të thotë 4 200 000 lekë. Qytetari mund të kryejë procedurën e rivlerësim­it, duke paguar vetëm 2 për qind ose ( 4 200 000- 1,666,400) * 2% = 50 672 lekë tatim. Nëse pas një viti qytetari do të shiste pronën në vlerën 5 000 000, do të paguajë tatim mbi të ardhurat nga shitja e pronës në masën ( 5 000 000 - 4 200,000 vlera e rivlerësua­r në kadastër)* 15% = 120 000 lekë. Por nëse nuk do të bëhej ky rivlerësim, atëherë tatimi që do të paguante mbi të ardhurat nga shitja e pronës do të ishte ( 5 000 0001,666,400 vlera e vjetër e kadastrës )* 15% = 500 000 lekë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania