Panorama (Albania)

Vorpsi betohet te noteri, tri anëtare të Kushtetues­es te Presidenti. Meta ngre zërin: Do t’i drejtohem popullit

NGA BETIMI TE NOTERI, TE REAGIMET E KED DHE PRESIDENTI­T. ÇFARE PO NDODH ME KUSHTETUES­EN. PS, REZOLUTE, DO NDRYSHOJE EDHE REFORMEN NE DREJTESI

- TIRANE

Procesi i plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetues­e ditën e djeshme ka prodhuar një rast të panjohur më herët në historinë e Shqipërisë.

Arta Vorpsi, që në renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është vlerësuar si e para me pikë për t’u zgjedhur në Gjykatën Kushtetues­e, si mënyrë për të shmangur betimin para Presidenti­t Meta, zgjodhi një zyrë noterie. E njohur nga maxhoranca si anëtare e Gjykatës Kushtetues­e ( si e zgjedhur pasi Presidenti Meta nuk u shpreh për emrin e dytë që i takonte), Arta Vorpsi nuk njihet në këtë pozicion nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Ky i fundit, dje, dekretoi si anëtaren e pestë të këtij institucio­ni, Marsida Xhaferllar­in, e cila, bashkë me Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji­n, u betuan në Presidencë. Pasi Presidenti Meta nuk e njohu futjen e saj në Gjykatën Kushtetues­e dhe nuk do ta ftonte që të betohej në Presidencë, zgjidhja e Arta Vorpsit ishte akti noterial, ku ajo u shpreh se ishte betuar me dorën mbi Kushtetutë. “Unë, e nënshkruar­a Arta Vorpsi, në cilësinë e gjyqtares së Gjykatës Kushtetues­e të emëruar, bazuar në vendimin nr. 132 datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, botuar në Fletores Zyrtare, me vullnetin tim dhe gatishmëri­në për të ushtruar menjëherë funksionin e gjyqtarit të Kushtetues­es dhe me dorën e vendosur mbi Kushtetutë, betohem: Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në aktin noterial të firmosur nga Arta Vorpsi në zyrën e noteres Miranda Xhemalçe. Nga ana tjetër, Presidenti Meta nuk shfaqi asnjë shqetësim për këtë lëvizje të Arta Vorpsit, madje e ironizoi atë, duke e cilësuar si të pavlerë dhe qesharak. “Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se: Presidenti i Republikës, SH. T. Z Ilir Meta, nuk ndalon askënd të betohet as te noterja, as te parukierja. Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët”, shkruhej në njoftim. Kjo zgjedhje e Arta Vorpsit e komplikon akoma dhe më shumë procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetues­e. Deri më tani janë vetëm 4 anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e, që janë të gjithë pranuar: Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji të zgjedhura nga Kuvendi një javë më parë, Vitore Tusha, së cilës i ka mbaruar mandati si dhe Besnik Muçi, i cili ende nuk i ka mbyllur punët me vetingun, pasi çështja e tij është KPA. Këtyre katër anëtarëve, të cilët janë të pranuar nga të gjitha palët dhe i kanë kaluar të gjithë fazat ligjore dhe ato formale, do duhet t’u bashkohen edhe të paktën 2 anëtarë të rinj në Gjykatën Kushtetues­e, në mënyrë që kjo e fundit të bëhet funksional­e dhe të marrë vendime. Me anëtarin e pestë, Gjykata Kushtetues­e mund të mblidhet, por për një vendimmarr­je i nevojiten minimalish­t 6 anëtarë. Arta Vorpsi ishte e renditur e para në të dyja listat që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i paraqiti Presidenti­t Meta dhe Kuvendit. Zgjedhja e saj në mënyrë automatike në Gjykatën Kushtetues­e është botuar në Fletoren Zyrtare. Ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të botohet edhe emri i Marsida Xhaferllar­it në Fletoren Zyrtare apo do të veprohet siç është bërë me dekretin e Presidenti­t Meta për caktimin e zgjedhjeve lokale në 13 tetor.

 ??  ?? PRESIDENTI META ME ANETARET E BETUAR TE GJYKATES KUSHTETUES­E
PRESIDENTI META ME ANETARET E BETUAR TE GJYKATES KUSHTETUES­E
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e Arta Vorpsit te noterja
Faksimile e Arta Vorpsit te noterja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania