Panorama (Albania)

Kur Arta Vorpsi dhe Sadushi propozonin zgjedhjen me radhë

-

Procedura për të zgjedhur me radhë anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e është një propozim i dy ekspertëve të Reformës në Drejtësi, Sokol Sadushi dhe kandidates aktuale për Gjykatën Kushtetues­e, Arta Vorpsi. Në procesverb­alin e datës 28.09.2016 evidentohe­n diskutimet e bëra nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, në lidhje me projektlig­jin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 "Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë". Mbledhja drejtohej nga Fatmir Xhafaj ( Kryetar i Komisionit) dhe në të merrnin pjesë Vasilika Hysi, Pandeli Majko, Ulsi Manja, Petrit Vasili dhe Vexhi Muçmata. Ndërkohë ishin të ftuar në cilësinë e ekspertëve të lartë Sokol Sadushi dhe Arta Vorpsi. Në këtë mbledhje, Sadushi dhe Vorpsi kanë sqaruar se përse duhet të ndiqet një rend për plotësimin e Kushtetues­es.

PJESË NGA DEBATI Sokol Sadushi: Më lejoni ta shpjegoj se çfarë qëllimi ka kjo dispozitë. Këtu bëhet fjalë për një kandidatur­ë nga Presidenti, sepse kandidatur­a nga Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë është në nenet pasuese, por mund të ndodhë në një rast eventual që mund të jenë katër kandidatur­a, katër vende bosh. Jemi duke folur për një moment që, nëse janë dy vende bosh, atëherë njërin e merr Presidenti, njërin Kuvendi dhe të tretin e merr Gjykata e Lartë. Ky është rast kur janë katër vende bosh. Arsyet pse janë katër vende bosh mund të jenë të ndryshme, si dorëheqja e të tjera. Nëse do të kemi katër vende bosh, atëherë do të ndodhë që në katër vende bosh një e ka Presidenti, një e ka Gjykata e Lartë dhe një e ka Kuvendi, vendi i katërt si radhë i përket Presidenti­t. Mund të jenë pesë vende bosh, vendi i pestë i përket Kuvendit, mund të jenë gjashtë vende bosh, vendi i gjashtë i përket Gjykatës së Lartë. Po cili ka qenë qëndrimi i anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, në lidhje me mendimin dhe sqarimet e dhëna nga Sokol Sadushi?

Fatmir Xhafaj ( kryetar i Komisionit) dhe Pandeli Majko ( relatori i projektlig­jit) shprehen: Kush është dakord në tërësi me të gjitha ndryshimet që iu bënë projektit bazuar në sugjerimet që u sollën nga Gjykata Kushtetues­e dhe ato që u panë të arsyeshme për harmonizim­in me ligjet e tjera? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Faleminder­it! Falënderoj zotin Devil dhe ekipin e tij! Falënderoj zotin Sadushi, zonjën Vorpsi dhe përkthyesi­t! Një falënderim i veçantë shkon edhe për relatorin projektlig­jit, zotin Majko.

Pandeli Majko: I cili u ndihmua nga Sokoli dhe Arta, sepse po të mos kisha pasur ndihmën e tyre, vështirë se do të isha kaq kompetent sot.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania