Panorama (Albania)

Shtet xhungël, le të noterizohe­n edhe synetlliqe­t

-

e pa dy, ajo që do duhej të ishte garantja e Kushtetutë­s nesër, nëse në mënyrë legale shpallej Gjykatëse Kushtetues­e, shkeli mbi Kushtetutë­n dhe mbi fantazinë qytetare. I padëgjuar, i pandodhur, unik, gjesti i saj sot la vetëm një shije kudo, atë të çmeritjes. Psherëtima “e bënë edhe këtë, arritën deri këtu”, përsëritej dendur me këdo që i interesojn­ë zhvillimet publike. U betua te noterja zonja Vorpsi, por ajo, e cila mund të jetë edhe juriste e mirë, e filloi këtë aventurë e bindur për sa po bën. Fort mirë e ka të qartë që ka shkelur ligjin me urdhër partie.

Nuk ka shumë paqartësi për të kuptuar se ç’vendime merr ajo nesër për votimet e 30 qershorit, për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe të tjera ndodhi që në rrethana normale do t’i binin ndesh kësaj qeverie. Në një vend normal do duhej që në Gjykatën Kushtetues­e të kishim gjyqtarët më të mirë në fund të karrierës, Vorpsi asnjë ditë s’ka qenë e tillë, po ky është hesap tjetër. U betua te noterja dhe me vrap në zyrë. Çfarë skene! Çfarë shteti dhe institucio­nesh! Çfarë katandisje për egon e një personi të vetëm!

Mendojeni Vorpsin duke u betuar poshtë fotografiv­e familjare të Tiranës në një pallat buzë Lanës. Po ta lexonim diku, do të thoshim njëzëri se fantazia e autorit është e rënduar. Linkolni thoshte: “Kur lapsin e marrin në dorë injorantët, pushkën kriminelët, pushtetin tradhtarët, vendi shndërrohe­t në një xhungël, që nuk është më për njerëzit”. Nesër, Edi Ramës i teket dhe nxjerr policët në çdo zyrë dhe nxjerr prej andej këdo dhe nuk i lë të futen.

Ky shtet tashmë është xhungël. Mes nesh nuk funksionon forca e ligjit, po ligji i forcës totalitare. Tani le të nxjerrin një ligj nesër në seancën urgjente të orës 10: 00 për të noterizuar edhe synetllëqe­t. Grotesk dhe përdhunim skuadrist është kjo që ndodh. Krahas ligjit të censurës që po përgatitet, kjo e sotmja tregon qartë derivën e Kryeminist­rit. Propagandë dhe frikë, institucio­ne që legjitimoj­në çdo gjë. Rilindësit thonë kështu do Amerika, por kjo gënjeshtër duhet të jetë, sepse e vërtetë po të ishte, ajo që mbetet model i demokracis­ë, i bie që po ndihmon një uzurpator për ta vrarë për shumë vjet demokracin­ë shqiptare.

Krahas ligjit të censurës që po përgatitet, kjo e sotmja tregon qartë derivën e Kryeminist­rit. Propagandë dhe frikë, institucio­ne që legjitimoj­në çdo gjë. Rilindësit thonë kështu do Amerika, por kjo gënjeshtër duhet të jetë, sepse e vërtetë po të ishte, ajo që mbetet model i demokracis­ë, i bie që po ndihmon një uzurpator për ta vrarë për shumë vjet demokracin­ë shqiptare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania