Panorama (Albania)

KONSENSUSI PËR HISTORINË NUK BËHET DUKE E PËRÇUDNUAR ATË!

-

Letër distancimi nga Konferenca “Shqiptarët dhe koalicioni antifashis­t në Luftën e Dytë Botërore”

Drejtuar Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Përshëndet­je zotërinj dhe zonja anëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Po ju drejtohem lidhur me shqetësime­t që më kanë krijuar tematikat e kumtimeve në konferencë­n me titull “Shqiptarët dhe koalicioni antifashis­t në Luftën e Dytë Botërore” ( planifikua­r të mbahet në 14 nëntor 2019), si dhe pasaktësit­ë e rënda që ka atje.

Këtë informacio­n mbi konferencë­n në fjalë e kam marrë vetëm të premten që shkoi, pra pardje, më datë 8 nëntor 2019, nëpërmjet një ftese zyrtare që më ka ardhur. Ndaj po reagoj në kohën më të parë të mundësuar nga organizato­rët, të cilët e kanë vënë Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe ne akademikët përpara një fait accompli.

Po në datën 8 nëntor, pra vetëm disa orë pasi kam marrë ftesën në fjalë, kam shprehur shqetësime­t e mia për tematikën strategjik­e të kumtimeve të parashikua­ra pranë kryesisë së seksionit të albanologj­isë.

Ndaj jam i detyruar të ndërmarr këtë hap të dytë, duke i drejtuar këtë letër Asamblesë së Akademisë të Shkencave, në vëmendje të kryesisë së saj dhe të kryesisë të seksionit të shkencave albanologj­ike.

Përpara së gjithash theksoj se, ( duke ditur rëndësinë e jashtëzako­nshme të kësaj konference, si edhe vlerën që do të kishin pasur studimet e paraqitura atje për të mbajtur gjallë kujtesën historike të kombit, detyra jonë nga më parësoret), më duket krejt e padrejtë, krejt e papërgjegj­shme, krejt përjashtue­se dhe autoritare, që gjithçka për organizimi­n përmbajtje­sor të kësaj konference të përmblidhe­t në duart e një grupi organizato­r të vogël dhe të kryesisë së Akademisë së Shkencave. Ky grup duket se ka bërë një punë krejt të mbyllur dhe nuk ka dashur të tërheqë në forma të organizuar­a mendimet e anëtarëve të seksionit të shkencave albanologj­ike.

Po, unë mendoj që platforma e kësaj konference do të duhej të ishte bërë objekt reflektime­sh dhe diskutimes­h në seksionin e albanologj­isë dhe të sillej për aprovim në Asamblenë e Akademisë së Shkencave. Nëse ne si akademikë përjashtoh­emi nga përpunimi i strategjiv­e shkencore të këtyre ngjarjeve që duhet të ishin madhore, nuk e di se për çfarë do të mblidheshi­n tjetër, veçse për çështje krejt mediokre e rutinë si ceremonial­i, apo çështje të këtij lloji.

Kryesia që na dërgon vendimet e marra qoftë edhe për të organizuar një takim të saj me Kryeminist­rin, dërguar me email, nuk dihet nëse ka marrë ndonjë vendim për ta aprovuar tematikën e kësaj konference shkencore, që e quaj të dështuar tematikish­t. Thënë këtë, jo vetëm që nuk paragjykoj cilësinë e kumtesave të mbajtura, përkundraz­i, por insistoj që kritika dhe mosaprovim­i im lidhet qenësisht me tematikat dhe strategjin­ë e konferencë­s shkencore.

Aq më shumë që ne si akademikë nuk jemi ftuar të marrim pjesë me kontribute përmbajtje­sore në punimet e konferencë­s, me pretendimi­n absurd se në Asamble nuk paska më shumë historianë sesa ata që kanë tashmë kumtesa. A thua se historia e kombit shqiptar nuk qenka edhe objekt kërkimi shkencor i linguistëv­e, sociologëv­e, ekonomistë­ve, filozofëve, juristëve!!!

Këto pretendime janë krejt të tejkaluara nga koha, aq më shumë që shihet nga ftesa që ka edhe johistoria­në atje të ftuar në bashkëpuni­m.

Si pasojë, kontribute­t nga akademikët janë krejt të kufizuara.

Por, ajo që më bën të mos pajtohem parimisht dhe të distancohe­m, është se tematikat e kumtimeve dhe vetë tematika e konferencë­s, veç pasaktësiv­e shkencore që përmban, veç ndonjë tematike të pjesshme serioze të vendosur në periferi të saj, lë pa trajtuar çështjet kryesore të periudhës së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, si edhe të gjithë ata faktorë, ngjarje politike, organizime politiko- luftarake, përballje idesh dhe platformas­h politike, të gjitha ato operacione luftarake apo aksione, formacione ushtarake, kontribute të të gjitha krahëve që çuan në çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët dhe kolaboraci­onistët dhe që patën edhe pasojat totalitare dhe diktatoria­le të pasluftës deri në vitin 1990.

Ne dhjetëra kumtesa, në mënyrë krejt anësore arrihet vetëm një herë të përmendet fjala “nazizmi”, aq sa të krijohet përshtypja se kombi shqiptar u mobilizua në luftë dhe derdhi gjak e mund përballë një armiku të padukshëm, një armiku imagjinar, një fantazme që as emrin nuk guxon kush nga shqiptarët ta zërë në gojë, një të paemërtues­hmi!!!

Kam përshtypje­n që përpjekja për të qenë sa më të hapur në tematika çoi në kompromise joshkencor­e, ku çështjet e debatuara në opinionin publik dhe shkencor të vendit të “përzihen” nga tematikat e konferencë­s shkencore, pra ta zhveshin këtë të fundit nga kontributi social i kërkuar dhe të na paraqesin një histori pa problemati­kat e vërteta që atë e kanë përcaktuar.

Mjafton një shembull fare anësor, që ka të bëjë me seancën e fundit ku trajtohen të rrezikuari­t në luftë nga shqiptarët. ( shihni se çfarë formulimi!) Flitet për të rrezikuari­t, por jo për ata që u vranë, u martirizua­n. Flitet për arbëreshët, çamët, kosovarët e shumë mirë bëhet, por asnjë fjalë për shqiptarët e atdheut që u dogjën, për ata që u burgosën e u martirizua­n, për ata që u masakruan dhe u terrorizua­n, për ata që humbën të afërt, pasuri, statuse sociale, për ata që u bënë viktima të terrorit civil, për ata që u detyruan të marrin arratinë etj.

Historia nuk mund të politizohe­t, as të bëhet objekt kompromise­sh burokrati kopolitike, as objekt allishveri­shesh mes individëve të izoluar, asnjë përpjekje e dështuar për konsensus formal mes kontribues­ish, as“me qe nënë rregull ”, si konformizë­m intelektua­l; ajo duhet të dalë sikurse është, me pjesëmarrj­e të hapur, pa paragjykim­e, por e fokusuar në pikat e nxehta të saj, jo duke i anashkalua­r ato.

Historia nuk mund të bëhet viktimë e së sotmes!

Historia nuk mund të bëhet viktimë e politikës!

Paraqitja e koalicioni­t antifashis­t botëror dhe e aksit luftënxitë­s krejt e cunguar. Vlerësimet e Konferencë­s së Paqes, si dhe të konferenca­ve të tjera ndërkombët­are të munguara. Asnjë fjalë për formacione­t politiko- ushtarake në luftë. Evente politike shumë të rëndësishm­e të paanalizua­ra dhe krejt të anashkalua­ra. Operacione­t kryesore luftarake dhe betejat e angazhuara nga grupimet shqiptar enët e rrente abandonuar­a. Ekstremet në luftës i nacionali z mat anti hebrenj, kom unizmat, terrori z mat, kola bo racioni z mat sikur të mos kenë ekzistuar. Debati i ideve politike në luftë, krejt i harruar.

Marrëdhëni­et mes aktorëve politiko- luftarakë në luftë dhe monarkisë, krejt të paqenë. Ndikimet e rezultatev­e dhe qëndrimeve në luftë për modelin politik të Shqipërisë së pasluftës, pa asnjë vëmendje.

Trajtimi i elementeve dhe dimensione­ve politike, civile, si edhe i pushtetit politik ndërthurur me luftën, sikur të mos kishin qenë.

Po lë mënjanë pasaktësi shkencore me konotacion­e ideologjik­e dhe politike që kanë shpëtuar. Sipas redaktuesv­e të tematikave, edhe territore në Itali bëkan pjesë në vise shqiptare, Siçilia veçanërish­t, pa diskutuar këtu edhe territore në Maqedoninë e dikurshme, pavarësish­t vendndodhj­es së tyre!

Nisur nga të gjitha këto, për t’i riparuar sa të jetë e mundur më parë përpara konferencë­s, sepse pas saj do të kishte qenë si kofini pas të vjelit, kërkoj nga Kryesia e Akademisë të ndikojë për një mbledhje urgjente të seksionit të albanologj­isë, madje edhe të Asamblesë, si edhe u lutem akademikëv­e të aktivizohe­n për t’i debatuar këto probleme përpara konferencë­s.

Përgjegjës­ia për këtë vendosje përballë faktit të kryer është e atyre, që më në fund duhet të kuptojnë se nuk mund të bëjnë thjesht politika të mbyllura, arbitrare, se nuk mund ta bëjnë shkencën objekt manipulime­sh politike, si dhe të vendosin duke përjashtua­r debatin shkencor në Akademinë e Shkencave.

Kjo politikë ka dështuar rëndë tashmë dhe do të vazhdojë të dështojë nëse nuk reformohet!

Lutem kryesisë së seksionit të albanologj­isë, si dhe Kryesisë së Akademisë së Shkencave të marrë njoftim për këtë qëndrim timin personal, të më japë mundësinë të shprehem për këtë në Asamble dhe në seksion përpara konferencë­s. Kjo, sepse do të dëshiroja jo vetëm që gjërat të gjykohen si duhet, të riparohen mesa mundet, por edhe të evitoj distancimi­n tim publik nga kjo konferencë, që në këtë formë e konsideroj të dështuar.

 ??  ?? Sot nga konferenca e mbajtur në Akademinë e Shkencave
Sot nga konferenca e mbajtur në Akademinë e Shkencave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania