Panorama (Albania)

Nga shkrirja e Kuvendit, te rrëmbimi i armëve, Meta: Popullit i kanë mbetur vetëm tri rrugë

Rezoluta e Kuvendit, apel Kushtetues­es e Metës për Xhaferllar­in: Do ngarkohet me përgjegjës­i kush guxon të ndërmarrë këtë veprim

- MARIGLEN KUME

Parlamenti miratoi dje me 97 vota pro, asnjë kundër, rezolutën që i kërkon Gjykatës Kushtetues­e që të njohë Arta Vorpsin si anëtare të saj.

Sipas maxhorancë­s, Vorpsi u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetues­e duke plotësuar vakancën e dytë të shpallur nga Presidenti, pasi ky i fundit nuk u shpreh brenda 30 ditëve, që e përcakton neni 125 i Kushtetutë­s. “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje, në radhë të parë Gjykatës Kushtetues­e, të marrë përsipër përgjegjës­inë e autoriteti­t që i nënshtrohe­t vetëm Kushtetutë­s, për të mos lejuar delegjitim­imin institucio­nal që me fillimin e veprimtari­së së tij, por të zbatojë urdhërimin kushtetues të renditjes së përcaktuar nga vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që përcakton znj. Arta Vorpsi si gjyqtare të emëruar të Gjykatës Kushtetues­e”, thuhet në rezolutë. Dokumenti final i miratuar të premten në një seancë jashtë radhe, pësoi ndryshime nga ai, i cili u miratua në Konferencë­n e Kryetarëve ditën e enjte. Draftrezol­uta e ditës së enjte i kërkonte komisionit të posaçëm të hetimit ndaj Presidenti­t që të përfundont­e sa më shpejt punën dhe të dërgonte në Parlament raportin. “Kuvendi i Shqipërisë i kërkon komisionit hetimor për shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve të Kuvendit për shkarkimin e Presidenti­t të Republikës, të përmbyllë punën e tij brenda afatit të caktuar në vendimin e Kuvendit datë 03.10.2019 dhe të marrë në konsiderat­ë gjatë punës së tij, edhe këtë situatë të krijuar nga Presidenti në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e”, shkruhej në draftrezol­utë. Ky paragraf, ndërkohë u hoq në draftin final.

RAMA Kryeminist­ri Edi Rama në fjalën e tij u përpoq ta injoronte sa më shumë debatin e ngritur mbi procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e.

Kryeminist­ri akuzoi Presidenti­n Meta se kërkon të bllokojë ngritjen e Gjykatës Kushtetues­e. Ndërkohë, për të konfirmuar se veprimet e Parlamenti­t kanë qenë të drejta, kreu i qeverisë tha se kanë qenë në koordinim më SHBAnë dhe Bashkimin Europian. “Për të gjithë ata që e ndjekin këtë episod të ri të historisë së vjetër të përplasjes së Ilir Metës me drejtësinë, dua të them se përpara se sa ne të vendosnim dhe të bënim atë që Kuvendi bëri, duke zgjedhur dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetues­e dhe duke marrë të mirëqenë zgjedhjen e një anëtareje tjetër, si rezultat i mospërmbus­hjes së detyrës për të zgjedhur në afatin e përcaktuar nga Presidenti i Republikës, ne jemi dakordësua­r 100% me aleatët strategjik­ë dhe u jemi referuar 100% opinioneve të dhëna nga ekspertët e tyre, të cilët janë pjesë integrale e të gjithë procesit të Reformës në Drejtësi, ekspertët e EURALIUS- it dhe ekspertët e OPDAT- it”, tha Kryeminist­ri Rama. Ndërkohë, kreu i qeverisë shtoi se Presidenti Meta nuk mund të interpreto­jë veprimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Madje, ai bëri edhe një paralelizë­m. “Nuk ka interpreti­me të mundshme në këtë proces, nuk ka zyra ligjore, as në Presidencë, as në Kuvend, as në Kryeminist­ri, që mund të bëjnë interpreti­me dhe mund të thonë se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e ka gabim. Është njësoj si të mblidhet Kuvendi dhe të bëjë një interpreti­m se Gjykata Kushtetues­e e ka gabim, apo të mblidhet qeveria dhe të bëjë një interpreti­m se një gjykatë ka vendosur gabim”, vijoi Kryeminist­ri.

KÇK Kryeminist­ri Edi Rama e përqendroi vëmendjen te grupi i prokurorëv­e dhe gjyqtarëve, që sipas tij, duke pritur vetingun po mundohen të kapin ç’të kapin. Ai tha se maxhoranca nuk e ka sfidën me Presidenti­n, i cili sipas tij ka humbur busullën, por me drejtësinë e korruptuar. Në vijim të deklaratav­e të mëparshme, Kryeminist­ri Rama lajmëroi dje se më datë 25 nëntor do të prezantojë platformën kundër të ashtuquajt­urve KÇK. “Në 25 nëntor, unë do t’i prezantoj publikut shqiptar këtë platformë. Kjo platformë do të jetë sfida e vërtetë edhe e këtij Kuvendi, që do të ndajë në këtë sallë ata që janë gati për ta shpallur këtë luftë, me ata që s’janë gati. Do të ndajë njëherë e mirë një histori të vjetër, ku është përzier rëndom i njomi me të thatin dhe ku krimi i organizuar është kthyer nga një problem i përbashkët, në një motiv lufte politike; nga një armik i përbashkët, në një aleat politik i atyre që e kanë përdorur vijimësish­t produktin e krimit, për ta hedhur si mish të ngordhur në oborrin tonë”, tha Kryeminist­ri Rama. Platforma, sipas kreut të qeverisë, do t’u japë fund krizave artificial­e të sajuara nga Presidenti.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania