Panorama (Albania)

Ne dhe ata: fërkimi i identitete­ve të dy shteteve të shqiptarëv­e

- VETON SURROI

1. Shqiptarët e Shqipërisë besojnë se në krahasim me

shqiptarët e Kosovës kanë më shumë vetiniciat­ivë, janë më familjarë, janë më mikpritës, më të arsimuar, më të besës, më punëtorë. Shqiptarët e Kosovës besojnë, ndërkaq, se në krahasim me ata të Shqipërisë janë më familjarë, më mikpritës, më të besës, më punëtorë, më të hapur ndaj botës dhe me më shumë vetiniciat­ivë. Po, është e vërtetë, thonë shqiptarët e Shqipërisë. Këta të Kosovës janë më të hapur ndaj botës, por njëkohësis­ht janë më fetarë dhe tradiciona­lë.

Po, thonë shqiptarët e Kosovës për ata të Shqipërisë, ata janë më të arsimuar.

Kështu thonë rezultatet e një sondazhi të thellë të zhvilluar në fund të vitit 2018 në Shqipëri e Kosovë. Sondazhi, që do të bëhet publik ditëve në vijim, prek disa dimensione të perceptimi­t të ardhmërisë së përbashkët e europiane të qytetarëve të të dyja vendeve, por ky ishte rezultati i pyetësorit, i cili më dukej ilustronte njërin prej trendëve që do të hetohet gjithnjë e më shumë: konkurrenc­a mes dy shoqërive shqiptare. Kjo konkurrenc­ë, tashmë e kornizuar në dy shtete me popullatë shumicë shqiptare, këso here në sondazh merr formën e “shqiptariz­mës” ( të garës për të përmbushur vizionin tradiciona­l të mikpritjes, besës, zellit, etj). I ngjason ndonjëherë këmbimit mes shtëpive të vëllezërve që janë ndarë në shtëpi të veta e që duan të tregojnë se cili nga vëllezërit ka trashëguar virtytet e emrit të madh që mban familja (“ne jemi më të besës se ata”). I ngjason ndonjëherë, po ashtu, rinjohjes së vëllezërve të ndarë kaherë që kanë filluar ta rinjohin njëri- tjetrin (“ata janë më fetarë”, “ata janë më të arsimuar”).

2. Kjo pyetje e sondazhit ka dhënë ilustrimin e një dileme identitare, e cila ka qenë e heshtur, madje nënkuptues­hëm e heshtur. Shoqëria shqiptare e Kosovës, gjeneratë pas gjenerate, ka synuar “shqiptariz­mën” e vet dhe ka përfunduar me një produkt, i cili në evoluimin e vet sot shfaqet si Republika e pavarur e Kosovës. Në identiteti­n e shqiptarëv­e të Kosovës nuk ekziston, tashmë, e drejta e Shqipërisë për “copyright”, të së drejtës autoriale për “shqiptari” e “shqiptariz­ëm”. Madje, as e drejta për të caktuar një ardhmëri të përbashkët: në sondazh respondent­ët e Kosovës ( si dhe ata të Shqipërisë) u përgjigjën se do të hiqnin dorë prej bashkimit të të dyja shteteve nëse ky do të ishte parakusht për integrim evropian.

Nëse ka një pe, i cili ndërlidh përgjigjet e sondazhit, ai është në ngritjen e pasqyrës së dy shoqërive shqiptare që zbulojnë se komunikimi i tyre tashmë ka marrë dimensioni­n e dy shteteve.

3. Ndoshta do të hyjë në punë këto ditë në Shqipëri e Kosovë ky sondazh, si një përcjellës me një dobi empirike për një debat që u hap në formë paradoksal­e. Ndërsa në nivel të Ballkanit Perëndimor po zhvillohet ideja e integrimit regjional ( me një emër të gabuar “mini- Shengen”), në shoqëritë shqiptare në Shqipëri e Kosovë po zhvillohet debati për mungesën e relacionev­e mes shteteve të shqiptarëv­e. E zhveshur prej çdo konsiderat­e protokolla­re, dilema bazike që po manifestoh­et është: si mund të kërkosh që Tirana të bashkërend­isë vendime për politikë integrimi me Beogradin e Shkupin, por të mos e bëjë këtë paraprakis­ht me Prishtinën?

Pyetjet, pastaj, brenda kontekstit të zhveshjes protokolla­re, nuk do të kenë të ndalur. A mund të veprojë Tirana pa u konsultuar paraprakis­ht me Prishtinën? Pse duhet Tirana sovrane të marrë pëlqime paraprake prej Prishtinës; pse duhet të ketë të drejtë vetoje Prishtina për veprimet e Tiranës?

Ndërkohë, në kësi lloj debati do të hyjnë edhe akuza të llojit të vet. Njëra prej tyre, rikrijimi i Jugosllavi­së, është përdorur në tridhjetë vjetët e fundit çdoherë që e ka përmendur dikush në Perëndim idenë e integrimev­e regjionale ( e këso iniciativa dhe organizata tash ka më shumë se ç’ mund të mbahen mend). Tjetra, se duke kritikuar iniciativa të këtilla për integrim regjional shpërfaqen nacionaliz­mi dhe shovinizmi ndaj të tjerëve është, po ashtu, e vjetër me tre dhjetë vjetësh; është alibi e dobët e diplomatëv­e që shpikin ide për integrime regjionale kur nuk kanë ide të mirë, si ta nxjerrin regjionin e Ballkanit Perëndimor nga balta e konfliktev­e, moszhvilli­mit dhe rënies demografik­e.

4. Tirana dhe Prishtina zyrtare do t’i ndihmonin vetes po që se debatin publik e shndërrojn­ë në konsultim të ndërsjellë.

Konsultimi do të duhej të prodhonte përgjigje politike për pyetje që tejkalojnë banaliteti­n e emrave (“mini- Shengen”, “mini- Jugosllavi”) apo paragjykim­in e veprimeve (“Kosova u vetëpërjas­htua”, “Kush i dha të drejtë Ramës të flasë në emër tonin”).

Përtej banaliteti­t, iniciativa e cila filloi në Novi- Sad ka për qëllim të krijojë një zonë të “katër lirive” në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Këto “katër liri” evropiane kanë nevojë për shtete të barabarta që pajtohen që një pjesë të sovranitet­it të vet ( unioni doganor, institucio­nalizimi i sigurisë së përbashkët, etj.) të ndahet me të tjerët. Në mënyrë që ky sovranitet të ndahet, ai duhet të njihet mes të gjitha palëve ( pra, të bëhet mes shteteve që kanë përfunduar konfliktet dhe kanë nënshkruar marrëveshj­e paqeje) dhe njëkohësis­ht duhet të premtojë benefite ardhmërie ( zhvillim më të madh ekonomik, integrim të shpejtuar në BE).

Në kësi konteksti bisede politikash që do zhvilluar si përgjigje ndaj sfidave institucio­nale të një dimensioni më të ngritur, nuk do të ketë relevancë se a janë “ata” më fetarë, më të arsimuar a të hapur ndaj botës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania