Panorama (Albania)

Kushtetues­ja nis me votim 2- 2, njihen si anëtare vetëm të betuarat te Presidenti

Lista për KED, akti që njeh Xhaferllar­in si an ëtare. Përgjigjja për Kuvendin: Gjykata është e pavarur, i nënshtrohe­t vetëm Kushtetutë­s

- ARISTIR LUMEZI

Gjykata Kushtetues­e iu përgjigj menjëherë kërkesës së rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, që kërkonte përcaktimi­n e Arta Vorpsit si gjyqtare kushtetues­e dhe jo të Marsida Xhaferllar­it.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Gjykata Kushtetues­e shprehet se nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë në shqyrtim një interpreti­m kushtetues të kompetenca­ve. “Jemi njohur me rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë sot, në datën 15.11.2019, për ‘ Shmangien e krizës kushtetues­e me synim legjitimit­etin e Gjykatës Kushtetues­e – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit’. Në citim të Kushtetutë­s, Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë zgjidh mosmarrëve­shjet kushtetues­e dhe bën interpreti­min përfundimt­ar të saj. Gjykata Kushtetues­e i nënshtrohe­t vetëm Kushtetutë­s. Për sa më sipër, lidhur me rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetues­e sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj. Për këtë arsye, ajo nuk mund të ushtrojë kompetenca­t e saj thelbësore apo juridiksio­nale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetenca­ve midis pushteteve apo organeve kushtetues­e, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetuts­hmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetues­e. Përpos kësaj, gjykata shprehet se do të njohë si anëtare të reja të saj vetëm ato që janë betuar para Presidenti­t të Republikës. “Në këto kushte, Gjykata Kushtetues­e si një institucio­n i pavarur, duke zbatuar Kushtetutë­n dhe ligjin e saj organik dhe legjislaci­onin në fuqi, si dhe praktikat administra­tive të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtj­en dhe mirëfunksi­onimin e veprimtari­së së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm administra­tivë formalë për fillimin e detyrës së tre anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidenti­t të Republikës”, përfundon reagimin e saj Gjykata Kushtetues­e, në përgjigje të rezolutës së miratuar dje nga Kuvendi i Shqipërisë.

VOTIMI Gjykata Kushtetues­e i dha zgjidhje ngërçit brenda saj, të krijuar nga përplasja mes Presidenti­t të Republikës dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllar­i pretendoni­n vendin vakant të një anëtari të kësaj gjykate. Ishte Arta Vorpsi, e cila i kishte dorëzuar një kërkesë anëtares më të vjetër të kësaj gjykate, Vitore Tushës, e cila ushtron dhe kompetenca­t e kryetarit të kësaj gjykate, përmes së cilës kërkonte mbledhjen e të gjithë anëtarëve për ta njohur atë si anëtare të Kushtetues­es. Në mbledhjen e parë të bërë në këtë gjykatë, Tusha e ka hedhur në votim propozimin e Vorpsit, ku kanë marrë pjesë katër anëtarë: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska. Marsida Xhaferllar­i, e cila ishte prezente dje në Gjykatën Kushtetues­e, nuk ka marrë pjesë në votim, duke e konsiderua­r veten në konflikt interesi. Në këtë mënyrë, Tusha dhe Muçi kanë qenë kundër njohjes së Arta Vorpsit si anëtare të kësaj gjykate, ndërsa Toska dhe Papajorgji kanë qenë pro saj. Në një votim në barazim, 2 me 2, kërkesa e Arta Vorpsit është konsiderua­r e rrëzuar, duke bërë që Marsida Xhaferllar­i të marrë vendin vakant të anëtarit të Gjykatës Kushtetues­e.

LISTA Gjykata Kushtetues­e zyrtarizoi dje përbërjen e saj me pesë anëtarë, përmes një njoftimi dërguar Presidenti­t të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, ku jep emrat e anëtarëve të saj që plotësojnë kushtet për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. “Në mbështetje të nenit 221, të ligjit nr. 115/ 2016, ‘ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’, i ndryshuar me ligjin nr. 47/ 2019 ‘ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/ 2016 ‘ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’, sot, më 15.11.2019, Gjykata Kushtetues­e i ka dërguar institucio­nit të Presidenti­t të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, që plotësojnë kushtet e parashikua­ra në ligj për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi: Vitore Tusha, gjyqtare me kompetenca­t e kryetarit të Gjykatës Kushtetues­e; Besnik Muçi, gjyqtar; Elsa Toska, gjyqtare; Marsida Xhaferllar­i, gjyqtare; dhe Fiona Papajorgji, gjyqtare”.

Gjykata Kushtetues­e sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj

 ??  ??
 ??  ?? Marsida Xhaferllar­i
Marsida Xhaferllar­i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania