Panorama (Albania)

Zbulohet tabela e votimit në KED, loja me pikët e Dvorani- Marku

"Dvorani bllokoi procesin që të kandidojë për Kushtetues­en"

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tregoi dje detaje të reja në lidhje me "Lojën" me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e.

Në një intervistë për "Zërin e Amerikës" në SHBA, Kryemadhi ka ngritur dyshime se përplasja për "Kushtetues­en" është ideuar nga Kryeminist­ri Rama dhe zbatuar nga kreu i KED, Ardian Dvorani, bashkëshor­tja e avokatit të ish- ministrit socialist Saimir Tahiri, Maks Haxhia. Sipas Kryemadhit, Publikimi në Fletoren Zyrtare i Arta Vorpsit është i paligjshëm. "Me çfarë të drejtë z. Dvorani boton vendimet e KED? Në çfarë ligji është bazuar për të botuar në Fletoren Zyrtare vendimet e KED?

Sepse, sipas ligjit, është e shkruar në Kushtetutë, nuk ekziston që z. Dvorani të botojë publikimet e vendimeve të tyre. Kush është personi që ia ka bërë këtë gjë? Cilat janë lidhjet e z. Dvorani me drejtoresh­ën e Qendrës së Publikimev­e? A mos ndoshta bashkëshor­tja e Maks Haxhisë është drejtoresh­a e Publikimev­e dhe nuk ka publikuar dekretet e Presidenti­t?!", tha Kryemadhi. Por sipas kryetares së LSI- së, plani është më afatgjatë. Ajo ngriti dyshimin se i gjithë ky kaos me Gjykatën Kushtetues­e po krijohet në mënyrë që kreu aktual i KED vitin tjetër, kur të ngrihet KED e re, të kandidojë për t'u bërë kryetar i Gjykatës Kushtetues­e. "A vjen gjithë ky proces për mosfunksio­nimin e Gjykatës Kushtetues­e në mënyrë të tillë që z. Dvorani t'i vijë përsëri mundësia në KED e radhës për të kandiduar dhe për të qenë Kryetar i Gjykatës Kushtetues­e? Kur z. Mathew Palmer ka qenë në zyrën e LSI- së, në 9 Prill ka thënë që muaji Korrik do t'ju gjejë më Gjykatë Kushtetues­e. Dhe sot, mbas kaq muajsh, kjo bëhet vetëm pas një këmbëngulj­e të fortë, pas një lëvizje të jashtëzako­nshme të shumë individëve që janë pro shqiptarëv­e dhe duan të ngrihen me urgjencë institucio­net e drejtësisë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të ndalojmë largimin e shqiptarëv­e dhe kapjen e ekonomisë nga krimi dhe bandat e organizuar­a", vijoi Kryemadhi. DJEGIA E MANDATEVE

Mungesa e Gjykatës Kushtetues­e, sipas kryetares së LSIsë, ka qenë një nga faktorët që opozita dogji mandatet në shkurt të këtij viti. Po ashtu, Kryemadhi tha se opozita nuk kishte besim tek institucio­net shqiptare dhe te ndërkombët­arët, pasi, sipas saj, janë të kapura nga Kryeminist­ri Rama. "Ikëm për shkak të kapjeve të faktorëve ndërkombët­arë nga qeveria e z. Rama, nga rilindja ndërmjet aferave të ndryshme. Mos kujtoni se ka argumente të ndryshme pafundësis­ht, që do të qelbej bota po të nxirreshin për sa i përket mënyrës sesi ka funksionua­r z. Rama për të

A vjen gjithë ky proces për mosfunksio­nimin e Gjykatës Kushtetues­e në mënyrë të tillë që z. Dvorani t'i vijë përsëri mundësia në KED e radhës për të kandiduar dhe për të qenë Kryetar i Gjykatës Kushtetues­e?

kapur shtetin dhe për të bërë një dipstate, gjë që është shumë e rëndë për Shqipërinë në situatën që gjendet sot Ballkani, të një situate jashtëzako­nisht të rëndë, kur gjendemi përballë sigurisë kombëtare, kur gjendemi përballë sigurisë rajonale, gjendemi përballë stabilitet­it, ndërkohë që kemi një rritje të madhe të influencav­e të shumë grupeve qofshin këto, po themi zhvillimor­eekonomike, por në aspektin dhe strategjin­ë shqiptare janë antishqipt­are dhe janë antistabil­itetit të rajonit", tha kryetarja e LSI- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania