Panorama (Albania)

Antifashiz­mi, Akademia e Shkencave vlerëson veprën e Milos

Historiani: Inkurajime të kësaj natyre të jenë më të mëdha, që historiogr­afia jonë të ketë mbështetje­n që meriton

-

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mblodh dje juria ndërkombët­are e konkursit për Veprën Shkencore më Cilësore, kushtuar Antifashiz­mit të popullit shqiptar, botuar gjatë viteve 1991- 2019, me rastin e 75- Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Në përfundim të saj, juria e kryesuar nga akademiku Marenglen Verli dhe me anëtarë studiuesit Valentina Duka, Hamit Kaba, Jusuf Baraktari dhe Mario Brunetti, vendosi që çmimi i parë nga autorë vendës t'i jepet prof. dr. Paskal Milos për veprën "Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, vol. I", me këtë motivacion: "Vepër shkencore me vështrim panoptik për vlerat e antifashiz­mit shqiptar dhe për zhvillimet më të rëndësishm­e politike dhe ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore në gjithë hapësirën historike, në Shqipëri dhe në Kosovë, në Maqedoninë Perëndimor­e dhe në Mal të Zi e Çamëri; trajtim me përgjegjës­i të lartë shkencore dhe etike i përmasave kombëtare dhe ndërkombët­are të Luftës Nacionalçl­irimtare të popullit shqiptar, mbështetur në dokumente të shumta arkivore vendëse dhe të huaja, vështruar në rrafsh krahasues me dëshmi të vetë protagonis­tëve të Luftës, një pjesë e madhe e të cilave të panjohura më parë".

Studiuesi Paskal Milo u shpreh entuziast për vlerësimin nga institucio­ni më i lartë i shkencës në Shqipëri. "Për mua është kënaqësi, edhe pse vlerësohem përballë kolegëve të mi shqiptarë dhe të huaj. Pa dyshim që ky çmim do të më vlejë edhe për të përfunduar vëllimin e dytë për Luftën, të cilin e kam në proces".

Historiani tha se vlerësime të tilla janë inkurajime për studiuesit, pasi tregojnë se puna e tyre çmohet edhe nga institucio­ne siç është Akademia e Shkencave. Sipas Milos, historiogr­afia shqiptare po bën përpjekje të mëdha për të ngritur nivelin e saj. "Në të njëjtën kohë presim me shpresë që inkurajime të kësaj natyre të bëhen më të mëdha, me qëllim që historiogr­afia jonë të mund të ketë mbështetje­n që meriton", shtoi Milo.

Të nominuarit e tjerë nga autorët vendës për veprën shkencore më cilësore, për periudhën e Antifashiz­mit në Shqipëri ishin: 1. "Dosjet e luftës", me autore Ana Lalaj; 2. "Ripushtimi i Kosovës ( shtator 1944 - korrik 1945)" me autor Lefter Nasi; 3. "Shqipëria dhe tokat e lirueme: 1939- 1946 me autor Romeo Gurakuqi.

RODERICK BAILEY KRYESON NGA AUTORËT E HUAJ

Vepra më cilësore kushtuar Antifashiz­mit nga autorët e huaj, u përzgjodh "Lufta e Fshehtë në Shqipëri - një histori e misioneve britanike 1940- 1945", me autor studiuesin Roderick Bailey. Tri veprat e tjera të nominuara për këtë çmim ishin: 1. "Shqipëria gjatë luftës, 1939- 1945", me autor Bernd J. Fischer; 2. "Qëndresë dhe bashkëpuni­m në Shqipëri ( 1939- 1944): një analizë historike e gjedhes kulturore të mikut dhe armikut", me autor Hubert Neuwirth; 3. "Fitorja e hidhur - Lufta Nacionalçl­irimtare e Shqipërisë", me autor Reginald Hibbert. Kush është Roderic Bailey? Ndoshta fakti që gjyshi i tij ka shërbyer si oficer gjatë pushtimit të Shqipërisë nga forcat nazifashis­te ka nxitur Bailey- n të trajtojë në studimet e tij angazhimin e Britanisë në Shqipërinë e pushtuar nga forcat nazifashis­te. Studiuesi aktualisht punon si pedagog në Oksford dhe është i specializu­ar në studimin e Luftës së Dytë Botërore.

 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve shkencore
Dje, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve shkencore
 ??  ?? Certifikat­a, me të cilën u shoqërua çmimi për Paskal Milon
Certifikat­a, me të cilën u shoqërua çmimi për Paskal Milon

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania