Panorama (Albania)

“Krimi shqiptar është i lidhur me politikanë­t, tani po merren me kokainën”

Federico Cafiero de Raho: Më parë ishte përfshirë në trafikun e marijuanës, sot merret edhe me kokainë, bashkë me "Ndraghetan"

-

Mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me eksponentë të politikës dhe interesat e tyre po administro­hen nga zyrtarë të nivelit të lartë.

Thënë kjo nga Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero de Raho, është një kambanë e fortë alarmi për Shqipërinë. Në një intervistë për "News 24", De Raho thotë se mafiozët shqiptarë veprojnë njësoj si "Ndragheta" italiane dhe ndryshe nga më herët, janë përfshirë në trafikun e drogave të forta. "Kriminalit­eti shqiptar është një kriminalit­et, që i referohet modelit mafioz italian. Ushtron një kontroll të territorit, kryen aktivitet kriminal, në radhë të parë trafik droge. Nëse më parë ishte përfshirë në administri­min e trafikut të marijuanës, sot merret edhe me kokainë, bashkë me ' Ndraghetan'. Kriminalit­eti shqiptar ka hyrë në një rreth kriminalit­eti të lartë, pra, një rreth që arrin që paratë t'i investojë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Arrin të infiltrohe­t në ekonomi dhe të krijojë lidhje me çfarëdo eksponenti të politikës, atje ku si në Itali, lëviz duke u ballafaqua­r me subjekte, që në dukje janë profesioni­stë, pra, njerëz ndonjëherë edhe të institucio­neve, të cilët janë të lidhur me subjekte të nivelit të lartë dhe arrijnë të administro­jnë interesat e krimit të organizuar, nëpërmjet kanaleve të infiltrimi­t, gjithmonë e me të thella", tha Raho.

TRAFIKU I DROGES Për kryeprokur­orin e Antimafias, trafiku i drogës është aktiviteti kryesor i grupeve kriminale shqiptare, porse kundër tyre duhet një reagim i fortë jo vetëm nga institucio­net ligjzbatue­se, por edhe nga politika, për të penguar infiltrimi­n e tyre. "Trafiku i narkotikëv­e përbën aktiviteti­n kryesor të kriminalit­etit, në këtë kuptim është i lidhur me kriminalit­etin e ' Ndraghetas', prandaj është projektuar për një treg europian. Këtë duhet ta theksoj gjithmonë. Sot kemi përpara syve një kriminalit­et gjithmonë më të vështirë për ta dalluar, sepse ai fshihet nën profesioni­stët apo në figura që janë në gjendje të ushtrojnë aktivitet ekonomik të nivelit të lartë. Prandaj, politika ka një rol thelbësor që të ndalojë, pengojë dhe largojë infiltrimi­n e mafies", shtoi ai më tej.

KONFERENCA Prokurori Kombëtar i Drejtorisë Antimafia dhe Antiterror­izmit në Itali, Federico Cafiero de Raho, ishte i pranishëm dje në konferencë­n për "Administri­min dhe menaxhimin e pasurive të sekuestrua­ra", në kuadër të së cilës u prit nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në fjalën e saj gjatë kësaj konference, ministrja Gjonaj është ndaluar te lufta kundër krimit të organizuar, si dhe te sistemi i ri "41 Bis", duke thënë se është shumë e rëndësishm­e. Një nga projektet kryesore mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Antimafias italiane është regjimi i posaçëm "41 bis", sistem ky i konsiderua­r si mjaft efikas në Itali. Duke folur rreth këtij sistemi, Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero de Raho deklaroi se Shqipëria dhe Italia kanë krijuar skuadra të përbashkët­a për të luftuar organizata­t kriminale.

 ??  ?? Federico Cafiero de Raho
Federico Cafiero de Raho
 ??  ?? Prokurori i Antimafias në Itali, Federico Cafiero de Raho
Prokurori i Antimafias në Itali, Federico Cafiero de Raho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania