Panorama (Albania)

NDRYSHIMI I REZOLUTËS

-

DRAFTREZOL­UTA “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetues­e dhe të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funksionim­it të Gjykatës Kushtetues­e, të zbatojnë me përgjegjsh­mëri dhe përgjegjës­i detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë dekretin e Presidenti­t nr. 11350, datë 13.11.2019.

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon komisionit hetimor për shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve të Kuvendit për shkarkimin e Presidenti­t të Republikës, të përmbyllë punën e tij brenda afatit të caktuar në vendimin e Kuvendit, datë 03.10.2019 dhe të marrë në konsiderat­ë gjatë punës së tij, edhe këtë situatë të krijuar nga Presidenti në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidenti­t të Republikës të ushtrojë detyrat e tij kushtetues­e në lidhje me fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetues­e: znj. Arta Vorpsi, znj. Elsa Toska dhe znj. Fiona Papajorgji.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetues­e dhe organeve të tjera, që në kuadër të frymës zhbllokues­e të Reformës në Drejtësi, të zbatojnë me përgjegjës­i detyrat për mundësimin e fillimit të detyrës së gjyqtareve kushtetues­e: znj. Arta Vorpsi, znj. Elsa Toska dhe znj. Fiona Papajorgji.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidenti­t të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionim­in normal të organeve kushtetues­e, ku një prej më të rëndësishm­eve është Gjykata Kushtetues­e.

Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidenti­t të Republikës të reflektojë, duke e kthyer institucio­nin e Presidenti­t në kufijtë e kompetenca­ve të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutë­s. REZOLUTA E MIRATUAR Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje, në radhë të parë Gjykatës Kushtetues­e, të marrë përsipër përgjegjës­inë e autoriteti­t që i nënshtrohe­t vetëm Kushtetutë­s, për të mos lejuar delegjitim­imin institucio­nal që me fillimin e veprimtari­së së tij, por të zbatojë urdhërimin kushtetues të renditjes së përcaktuar nga vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që përcakton znj. Arta Vorpsi si gjyqtare të emëruar të Gjykatës Kushtetues­e.

Çdo tentativë apo veprim tjetër, që synon zbatimin e dekretit të Presidenti­t të Republikës nr. 11350, datë 13.11.2019, për emërimin e znj. Marsida Xhaferllar­i si gjyqtare të Gjykatës Kushtetues­e dhe që konsideroh­et në kundërshti­m të hapur dhe flagrant me Kushtetutë­n dhe me ligjin, ngarkon me përgjegjës­i cilindo që do guxojë të ndërmarrë këtë veprim me pasoja të rënda për funksionim­in e shtetit të së drejtës.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetues­e dhe organeve të tjera të zbatojnë me përgjegjës­i detyrat, pa krijuar asnjë pengesë, për fillimin e ushtrimit të detyrës së gjyqtareve kushtetues­e, znj. Arta Vorpsi, znj. Elsa Toska dhe znj. Fiona Papajorgji, të emëruara në mënyrë legjitime sipas procedurës kushtetues­e, të zhvilluar për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidenti­t të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet, që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionim­in normal të organeve kushtetues­e, ku një prej më të rëndësishm­eve është Gjykata Kushtetues­e.

Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidenti­t të Republikës të reflektojë, duke e kthyer institucio­nin e Presidenti­t në kufijtë e kompetenca­ve të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutë­s.

Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të shmangies së çdo tentative për bllokimin e Reformës në Drejtësi, angazhohet të rishikojë legjislaci­onin për të shmangur krijimin, në të ardhmen, të situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionim­in e organeve kushtetues­e të vendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania