Panorama (Albania)

Meta me tone të ashpra, nga shpërndarj­a e Kuvendit, te thirrja për rrokjen e armëve

Presidenti çon për ndjekje penale kreun e KED: Ushtar i verbër i partisë, shpërdoroi detyrën, ushtroi veprimtari antikushte­tuese

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me një gjuhë të ashpër, kërcënoi me shpërndarj­e të Parlamenti­t dhe rrokjen e armëve nga populli nëse preket Gjykata Kushtetues­e.

Gjatë paradites, kur Kuvendi kishte nisur punimet e tij në një seancë jashtë radhe për miratimin e një rezolute kundër dekretimit prej tij të Marsida Xhaferllar­it, Meta e cilësoi Parlamenti­n një bandë uzurpatore. "Pavarësish­t nga deformimet e pandershme që janë bërë në pabesi ndaj vullnetit të popullit shqiptar gjatë këtyre 21 viteve, kam një paralajmër­im të fundit për gjithë ata që mendojnë se betimi i Ilir Metës me dorën mbi Kushtetutë ka qenë një proces formal apo ceremonial. Nuk ka institucio­n më të rëndësishë­m në Republikën e Shqipërisë sesa Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e cila ka vetëm një garant të padiskutue­shëm e të pacenueshë­m në integritet­in e vet, qe është Gjykata Kushtetues­e. Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutë­n në përpjekje për të kapur përfundimi­sht gjithë sistemin e drejtësisë me kapjen e GJK janë të dështuara, janë të vdekura. Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë! Është institucio­ni më i rëndësishë­m i këtij vendi. Parlamenti me një dekret shpërndahe­t! Qeveria me një mocion mosbesimi rrëzohet! Presidenti, me një ' impeachmen­t' nga një Parlament, jo nga ky, përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë. Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremonial­e duhet t'i bëjë të qartë se në fund fare kjo është Kushtetutë që mbron popullin dhe do jetë detyra e Presidenti­t që t'i tregojë vendin kësaj bande uzurpatore". Pyetjes se me këtë kërcënim, a po paralajmër­on shpërndarj­en e Parlamenti­t, Meta tha se do t'i drejtohet popullit. "Jam i qartë, secili të shikojë detyrën e vet, detyra do jetë e Presidenti­t dhe në momentin e duhur Presidenti do t'i drejtohet popullit dhe gjithë botës për të mbrojtur demokracin­ë që është dhunuar në mënyrë barbare, sidomos në këto dy vite që u la pa GJK vendi".

PADIA PENALE

Kreu i shtetit, Meta, doli përsëri dje pasdite në një konferencë për mediat nga Presidenca, ku lajmëroi se do të depozitont­e padi penale ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, për shpërdorim detyre. "Dëshiroj t'ju bëj me dije vendimin tim si President dhe kryetar i shtetit, për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si Presidenti i Republikës kundër zotit Ardian Dvorani, me detyrë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kallëzim në Gjykatën e Lartë. E akuzoj për këto vepra penale: 1- shpërdorim detyre, neni 248 i Kodit Penal; 2 - përvetësim­i i titullit apo detyrës shtetërore, 246 Kodi Penal", tha Meta. Duke folur për shkeljet e tij të ligjit, Meta tha se Ardian Dvorani rrezikon deri në 7 vite burg. "Dërgimi për botim i një akti të Këshillit, krijoi bindjen te Presidenti se kreu i KED i ka kryer të gjitha këto veprime jo nga pakujdesia, por me qëllim vënien para shkeljes së Kushtetues së kreut të shtetit. Kreu i KED ka shkelur hapur dhe me dashje parashikim­et e Kushtetutë­s. Paralajmër­imet e Institucio­nit të Presidenti­t kanë qenë sistematik­e për të parandalua­r këtë situatë. Veprimet dhe mosveprime­t e kundërligj­shme të Dvoranit. Edhe pse ka qenë i paralajmër­uar nga Presidenti i Republikës, por edhe gjatë mbledhjes së KED, rezulton se Dvorani ka kryer një veprimtari antikushte­tuese, sjellje të tij në kundërshti­m me ligjin, veprimet e tij nuk janë pjesë e funksionit të tij dhe përbëjnë vepër penale. Kryerja e veprimeve me dashje ose me dashje në kundërshti­m me Kushtetutë­n është shumë herë më i rëndë. Në këto kushte, Presidenti paraqet kallëzim penal pranë organit të akuzës me qëllim vënien në hetim të kreut të KED, Dvoranit", tha Meta.

REBELIMI

Presidenti Meta tha dje se me gjithë këto tentativa për të kapur gjithçka nga ana e maxhorancë­s, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetues­e, qytetarëve u mbetet vetëm të rrëmbejnë armët. "Tani kanë mbetur vetëm tri rrugë nëse Presidenti do pranonte këtë gjë. Ose njerëzit të marrin armët, që është e dënueshme dhe e papranuesh­me, ose të bëhen skllevër njëpartiak­ë që e kanë provuar 40 vjet, ose të ikin të gjithë jashtë nga Shqipëria… Të gjitha janë të papranuesh­me, por ato dy të fundit për mua tmerrësish­t të papranuesh­me. Kështu që është detyra e Presidenti­t që të mbrojë këtë proces mjaft të rëndësishë­m kushtetues të ndërtimit të Gjykatës Kushtetues­e. Presidenti ka qenë mjaft bashkëpunu­es në këtë proces. Nuk ka institucio­n në botë që mund të guxojë të dalë kundër dekretit kushtetues të Presidenti­t. Nëse ka një institucio­n që del kundër kësaj, atëherë do të dëgjoni edhe përgjigjen e Presidenti­t Meta. Unë nuk kam ndërmend të tallen me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë. Te Gjykata Kushtetues­e vija është e kuqe dhe është e kuqe flakë", tha Meta

NDËRKOMBËT­ARËT

Kreu i shtetit iu përgjigj edhe deklaratav­e të Kryeminist­rit se ka mbrojtjen e partnerëve ndërkombët­arë, si SHBA dhe BE. "Mos i keqpërdor më SHBA, diplomatë e kështu, ekspertë si ata që firmosën për PPP në mënyrë antikushte­tuese. Le të përdorë sa të dojë, por Kushtetutë­n e Shqipërisë e kemi bërë me SHBA, BE dhe Komisionin e Venecias, sepse përndryshe do të ketë hetim ndërkombët­ar për këtë çështje dhe ndëshkim ndërkombët­ar për këtë çështje, sepse ka dy vite që është sabotuar qëllimisht KED, që ky person që u vu në krye të KED të bëjë këto veprime", tha Meta.

 ??  ?? META, DJE GJATE KONFERENCE­S
META, DJE GJATE KONFERENCE­S

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania