Panorama (Albania)

Votimi për Xhaferllar­in ngre dyshime për punën e KED

Anëtarët e tjerë të Këshillit dhanë vlerësim të konsiderue­shëm

- BLEONA METUSHI

Anëtarja e Gjykatës Kushtetues­e, Marsida Xhaferllar­i, e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, gjatë procesit të vlerësimit nga KED, është vlerësuar me zero pikë për integritet­in etik dhe moral nga Ardian Dvorani dhe Arta Marku.

Votimi i Dvoranit dhe Markut ka një diferencë të dukshme me atë të anëtarëve të tjerë, të cilët kanë dhënë pikë të konsiderue­shme për këtë kandidate. Xhaferllar­i u rendit e katërta në listën zyrtare të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke lënë pas prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçin, aktualisht anëtar i Kushtetues­es dhe gjyqtaren e Tiranës, Regleta Panajoti. Ish- inspektorj­a e lartë e Drejtësisë u dekretua nga Presidenti në një kohë që Kuvendi, duke iu referuar përfundimi­t të afatit 30- ditor për Presidenti­n, njohu si anëtare Arta Vorpsin. Të vëna kështu në qendër të ngërçit të krijuar prej ditësh me ngritjen e Gjykatës Kushtetues­e, Xhaferllar­i dhe Vorpsi u paraqitën dje në Gjykatë. Nga ana tjetër, në një njoftim zyrtar, për gjyqtarët që plotësojnë kriteret për garën e KED 2020, Kushtetues­ja njohu si anëtare Marsida Xhaferllar­in. Ndërkohë, dy ditë më parë, KED, me anë të një njoftimi që në fund mbante emrin e Ardian Dvoranit, njihte Vorpsin si anëtare të Kushtetues­es. Dvorani e konsideron­te dekretimin e Xhaferllar­it si në kundërshti­m me ligjin, pasi Presidenti nuk mund të "zgjedhë një kandidat, që është i renditur i katërti në listë".

VOTIMI

Por duket se Marsida Xhaferllar­i nuk ka marrë vlerësimin dhe mbështetje­n e kreut të KED dhe anëtares Arta Marku që në fazat e para të procesit. Aktualisht, anëtarja e re e Kushtetues­es ka marrë nga Dvorani 61 pikë në total, krahasuar me pikët që ka marrë nga anëtarë të tjerë të KED, 91 apo 93 pikë. Vlerësimi mes anëtarëve ka një diferencë të madhe, që më e pakta ngre dyshime për profesiona­lizmin e anëtarëve në zhvillimin e procesit. A duhej lejuar kandidimi i Xhaferllar­it nëse meritonte zero pikë për moralin dhe integritet­in? A do të merrte kjo kandidate pikë të konsiderue­shme nga anëtarë të tjerë të KED?

DYSHIMI PËR FIGURËN

Duke iu referuar vendimit të lejimit të kandidimit të Xhaferllar­it, problem është bërë një raport i DSIK, i klasifikua­r si sekret, ku konstatont­e se kishte të dhëna që kjo kandidate ishte e përfshirë në një rast korroptiv për një ngjarje të 10 viteve më parë. Dvorani dhe Marku kanë votuar kundër lejimit të kandidimit të mëtejshëm, por Këshilli, si organ kolegjial, ka vendosur që raporti i DSIK nuk kishte asnjë të dhënë konkrete, nga ana tjetër vetë Xhaferllar­i ka paraqitur para KED certifikat­at e sigurisë të lëshuara nga DSIK ndër vite ku ka rezultuar e pastër. Kujtojmë se Marsida Xhaferllar­i ka qenë prej vitesh Kryeinspek­tore e Lartë e Drejtësisë dhe për funksionin që mbante është pajisur me certifikat­a të sigurisë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e votimit të Ardian Dvoranit
Faksimile e votimit të Ardian Dvoranit
 ??  ?? Faksimile e votimit të Arta Markut
Faksimile e votimit të Arta Markut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania