Panorama (Albania)

Basha: Rama do të kapë Gjykatën Kushtetues­e, aty vendoset fati i 30 qershorit

Kreu i PD: Vendi ka nevojë për Gjykatë Kushtetues­e, PS t'i thërrasë mendjes dhe të ndalë lojërat e rrezikshme

-

Kryedemokr­ati Basha akuzoi Edi Ramën se kërkon të kapë Gjykatën Kushtetues­e, sepse aty vendoset fati i zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gjatë një konference për mediat gjatë mbrëmjes së djeshme, Basha tha se kapja e drejtësisë së re për qeverinë e Edi Ramës është kthyer në një rregull. "Në këtë kuadër duhet parë i gjithë ky teatër treditor me Gjykatën Kushtetues­e. Edi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetues­e sepse e dimë të gjithë që Gjykata Kushtetues­e duhet të gjykojë mbi disa çështje shumë të rëndësishm­e, disa prej tyre urgjente; siç është çështja e 30 qershorit, farsës kriminale të 30 qershorit, siç është çështja e iniciativë­s për të kapur institucio­nin e Presidenti­t, duke shkarkuar Presidenti­n aktual. Sepse kështu i është tekur, për të mos lënë asnjë institucio­n pa kapur", tha Basha. Por sipas kreut të selisë blu, përpjekja e Kryeminist­rit është e dështuar pasi ngritja e Kushtetues­es është një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman në tetor, kështu që Rama, sipas Bashës, do ta ketë të pamundur të gënjejë Parlamenti­n gjerman. "Ai dhe ata që mendojnë se kushtet e Bundestagu­t mund t'i gënjejnë me një letër bakalli ' U kry!', dhe pastaj me letrën e bakallit të trokasin për të hapur derën e Europës, do të kenë të njëjtin zhgënjim dhe të njëjtin rezultat që kemi pasur këto vite. Dhe përgjegjës­i është i vetmi njeri që për interesin e pushtetit të tij dhe për interesat e tij personale po bllokon dhe merr peng rrugën europiane të Shqipërisë", vijoi Basha.

APELI Teksa vijoi me akuzat ndaj Kryeminist­rit Edi Rama se ka kapur Prokurorin­ë dhe po vonon ngritjen e BKH dhe SPAK, Basha iu bëri apel socialistë­ve që të ndalin përpjekjet, të cilat, sipas tij, pengojnë institucio­net e drejtësisë. "Ndaj, duke marrë parasysh se vënien në funksion të Gjykatës Kushtetues­e, thirrja ime parë ndaj PS është: T'i thërrasë mendjes dhe të ndalë lojërat e rrezikshme, lojërat politike dhe të lejojë funksionim­in normal të kësaj Gjykate. Shqipëria ka nevojë jetike për një gjyqësor dhe për një drejtësi të pavarur. Sot jemi në një situatë ku prej tri vitesh vonohen hapat që do të mundësonin realizimin e objektivav­e të Reformës në Drejtësi. SPAK dhe BKH janë jetike në luftën kundër krimit dhe korrupsion­it", vijoi Basha. Kreu i selisë bu për herë të dytë u ka çuar një mesazh ndërkombët­arëve sa i përket Reformës në Drejtësi. Basha thekson se më e rëndësishm­e se shpejtësia e krijimit të institucio­neve të reja të drejtësisë, është cilësia e tyre. Po ashtu, Basha iu bëri thirrje diplomatëv­e në Tiranë të sqarojnë qëndrimin e tyre pas deklaratav­e të Kryeminist­rit se ka vepruar për Gjykatën Kushtetues­e në koordinim me SHBA dhe BE. "Nuk besoj se Rama i ka bërë këto, se kështu e kanë këshilluar ndërkombët­arët. Besoj se këto janë dështime të plota dhe të mynxyrshme të një njeriu; Edi Ramës. Pasta, j ai fshihet pas të tjerëve, u takon të tjerëve të sqarojnë pozitat e tyre, nuk i sqaroj unë pozitat e askujt dhe as komentoj. U takon atyre, të cilët ai i përgojon që të sqarojnë dhe mirë është të sqarojnë pozitat e tyre. Por unë nuk mund të hyj në lojën e Edi Ramës, sepse këtë tha edhe atëherë: ku ka kanabis? Ja, ndërkombët­arët thonë se s'ka kanabis!", vijoi Basha

DALJA NGA KRIZA Lulzim Basha e konsideron ilegjitim Parlamenti­n aktual. Sipas tij, denoncimet e bëra publike me dosjen "184" dhe "339" dëshmojnë se Edi Rama e ka marrë pushtetin me ndihmën e krimit dhe jo me vullnetin e qytetarëve. Ndaj, sipas tij, duhen sa më shpejt zgjedhje të parakohshm­e për t'u dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin se kush do t'i qeverisë. Ndërkohë, sa i takon ftesës së OSBE- së për tryezën e Reformës Zgjedhore, të martën Basha tha se PD është e gatshme, por maxhoranca e kushtëzon. "Dua ta përsëris sot atë që ju kam thënë disa herë, se Partia Socialiste refuzon dhe kushtëzon bashkëvepr­imin për të plotësuar këtë kusht të Bundestagu­t, që është Reforma Zgjedhore. Pra, është PS dhe Edi Rama, siç e dinë fare mirë edhe përfaqësue­sit e faktorit ndërkombët­ar, ata që janë bërë pengesë për çuarjen përpara të punës për Reformën Zgjedhore", përfundoi kreu i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania