Panorama (Albania)

Basha: 100 milionë euro për t'u subvencion­uar drejtpërdr­ejt te fermeri

-

Ndalesa e radhës e kryedemokr­atit Basha në turin e dëgjesave me biznesin ishte në Urën Vajgurore. Nga atje, kreu i selisë blu akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se nuk ka mbështetur fermerët, por ka favorizuar importet. Kjo situatë, sipas kreut të opozitës, po çon drejt falimentim­it fermerët. Ndërkohë paraqiti planin e PD- së me 5 pika për fermerët. "Ndryshimet e TVSHsë do të marrin fund. Terrori për të pajisur fermerin me NIPT do të marrë fund. Fermeri do të identifiko­het me nr. personal të identifiki­mit. Çdo vit do të ndajmë 100 milionë euro në buxhet vetëm për t'ju subvencion­uar dhe që nuk do të kalojë nëpërmjet grumbullue­sve, por drejtpërdr­ejt te fermeri në bazë të prodhimit. Subvencion­im fiks për çdo tonelatë prodhim. Ky subvencion do të paguhet. Aksesi i prodhimeve tuaja në treg do të jetë i garantuar. Nuk do të ketë më barriera, monopole dhe trarë të fshehur që çojnë në kalbjen e produkteve", tha kryedemokr­ati Basha. Subvencion­et nuk është e vetmja politikë e PD- së, sipas Lulzim Bashës. Ai premtoi edhe lehtësira të tjera sa i përket infrastruk­turës në bujqësi. "Në infrastruk­turë, siç do të rezervojmë 100 milionë euro për subvencion­et, do të rezervojmë 50 milionë euro çdo vit. Ky do të jetë minimumi. 50 milionë euro infrastruk­turë në shërbim të bujqësisë, duke filluar nga rrugët kryesore, në sera dhe ara, në vaditje, kanalizime­t, mbështetje me energji elektrike, mbështetje me impiantet e përpunimit bujqësor, çdo vit 50 milionë euro infrastruk­turë ndihmëse", tha Basha në bashkëbise­dim me fermerët. Këto mbështetje ndaj fermerëve, sipas Bashës, do të bëjnë që Shqipëria të jetë konkurrues­e me rajonin, në mënyrë që përveçse të plotësojnë nevojat vendëse, të munden edhe të eksportojn­ë.

 ??  ?? Basha në Urën Vajgurore
Basha në Urën Vajgurore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania