Panorama (Albania)

Si ranë në dashuri banorët e Tiranës me "Cola"- n e re

-

Banorët e kryeqyteti­t, por jo vetëm, e kanë kaluar fundjavën në dyqanet e tyre të preferuara dhe në të njëjtën kohë kanë arritur të njohin dhe provojnë shijen e re të "Green Cola", pijes më të re freskuese në tregun shqiptar. Qindra njerëz kanë ndaluar në stendën e "Green Cola", teksa kanë bërë blerjet e javës në dy qendrat tregtare më të mëdha në Shqipëri. Ajo që bie në sy është fakti që njerëz të të gjitha moshave janë afruar menjëherë te produktet e "Green Cola" dhe pasi e kanë provuar, kanë nxituar të blejnë disa shishe për t'i konsumuar në shtëpi. Të pyetur nga gazetarët për eksperienc­ën e tyre të parë me pijen e re freskuese, qytetarët u shprehën se iu pëlqeu shija e saj dhe se me shumë kënaqësi do t'ua sugjeronin miqve dhe familjarëv­e të tyre. Madje, disa prej tyre thanë se kanë rënë në dashuri me të. "Green Cola" është një pije freskuese e kategorisë së "Cola"- s, e cila ofron shijen autentike të "Cola"- s dhe në të njëjtën kohë ka karakteris­tika të veçanta. "Green Cola" është në gjendje të përmbushë pritshmëri­të e të jetuarit një jetë të balancuar, duke u ëmbëlsuar natyralish­t nga ekstraktet e bimës së Stevias, duke mos përdorur sheqer, aspartame, acid fosforik dhe mbi të gjitha, pa kalori. Ajo përdor kafeinë nga kokrrat e kafes jeshile, është një pije miqësore me diabetin dhe mund të konsumohet nga njerëz të të gjitha moshave pa asnjë hezitim, përfshirë këtu edhe gratë shtatzëna apo fëmijët. Risia që sjell "Green Cola" u jep shqiptarëv­e rastin që të shijojnë kënaqësinë freskuese të një Cola, teksa mbajnë një dietë të balancuar e pa kalori, duke mundësuar kështu të jetojnë shëndetshë­m. Nuk e di ç'do bësh Ti, por unë do të kërkoj anën Green të Cola- s herën tjetër që do të blej ushqimet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania