Panorama (Albania)

Don Luigi Ciotti: Vilat e mafiozëve bëjini shkolla e çerdhe

-

Paratë dhe asetet që iu konfiskohe­n krimit, mund t'i kthehen shoqërisë. Vilat e mafiozëve mund të bëhen kopshte, çerdhe apo qendra sociale. Kjo sjell jo vetëm të mira ekonomike, por edhe mundësi për punësimin e të rinjve, duke u dhënë dinjitet atyre. Don Luigi Ciotti, Presidenti i shoqatës "Libera", një rrjet organizata­sh, lëvizjesh, shkollash dhe sindikatas­h të angazhuara në luftën kundër mafies, korrupsion­it dhe krimit të organizuar, thotë se Shqipëria mund të ndjekë shembullin Italisë në këtë drejtim. "Ndryshimi që në kërkojmë ka nevojë dhe për kontributi­n e shoqërisë civile. Në Itali, ligji për përdorimin social i aseteve të konfiskuar­a nga mafiozët dhe të korruptuar­it dhe që i kthehen shoqërisë është kërkuar nga poshtë. Ne kemi mbledhur një milion firma, një milion qytetarë, kanë thënë se pasuritë e mafiozëve duhet të jenë të mira të përbashkët­a. Sot, disa vila të bosëve të mafias janë bërë çerdhe, kopshte, qendra për të moshuarit, pra, janë ligje që janë kërkuar nga njerëzit dhe janë ndërtuar bashkë. E rëndësishm­e është t'ua heqim krimit dhe të korruptuar­ve frytet e dhunës së tyre dhe t'ua kthejmë qytetarëve. Kjo ka një vlerë, etike, kulturore, sociale, por edhe ekonomike. Për shembull, sot disa terrene në dorë të bosëve të mafies, janë bërë kooperativ­a ku punojnë të rinjtë dhe produkti është kudo në vend. Kjo u jep punë dhe dinjitet atyre", tha ai. I pyetur se në cilët sektorë investon mafia, Ciotti thotë se ajo është kudo ku gjen hapësira për të pasur pushtet. "Sot, mafien e gjejmë në financën e Europës. Por në territore, mbeten format më tradiciona­le dhe mafiozet e të korruptuar­it, mbërrijnë atje ku nuhasin se mund të bëhet biznes, se mund të kenë pushtet", vijon ai. Don Luigi Ciotti ndodhet në Shqipëri si pjesëmarrë­s në konferencë­n me temë "Administri­mi, menaxhimi dhe përdorimi i pasurive të sekuestrua­ra e konfiskuar­a", organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

 ??  ?? Don Luigi Ciotti
Don Luigi Ciotti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania