Panorama (Albania)

Nuk arriti të diplomohet, studentja hidhet nga kati i 11

-

Një 23- vjeçare nga Rrësheni i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 11të i pallatit ku jetonte, në qendër të qytetit. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së enjtes, ndërsa viktima është Adela Gjoka. Vajza ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me nga plagët e marra, pavarësish­t tentativës së fqinjëve për t’i dhënë ndihmën e parë. Sipas burimeve, kur ka ndërmarrë aktin ekstrem, e reja ka qenë vetëm me gjyshin e moshuar në banesë, pasi dy prindërit ishin në punë. Studentja ka hyrë në tualet duke e mbyllur derën me çelës dhe më pas ka lidhur sytë me një shami e është hedhur nga dritarja. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë dalë jashtë dhe parë trupin e gjakosur të viktimës, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me. Në lidhje me ngjarjen ata kanë njoftuar Policinë. që ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmisë së babait të vajzës në Polici, 23vjeçarja ka qenë studente në degën e Inxhinieri­së dhe kishte vetëm 2 provime të mbartura për t’u diplomuar.

Fakti që nuk ka arritur t’i marrë këto provime e kishte shqetësuar shumë vajzën gjatë kohëve të fundit. Madje, gjatë 4 ditëve të fundit ajo ka qenë shumë e stresuar dhe nuk ka konsumuar as ushqim. Kjo situatë i kishte shqetësuar familjarët, të cilët gjatë ditës së enjte e kanë dërguar vajzën në urgjencën e spitalit për mjekim, por ajo nuk ka pranuar të marrë as serumin dhe së bashku me të atin është rikthyer në banesë. Sapo prindërit janë larguar nga shtëpia, ajo i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 11- të i pallatit. Ngjarja ka tronditur të gjithë qytetin e vogël të Rrëshenit, pasi 23- vjeçarja njihej si vajzë e qetë dhe mjaft kërkuese për të ardhmen e saj, por që fundi rezultoi tragjik. Nga ana tjetër, familja ishte në vështirësi ekonomike, duke sakrifikua­r për të shkolluar 23- vjeçaren, e cila ishte vajza e vetme e tyre. e. h.

 ??  ?? Pallati nga ku u hodh studentja
Pallati nga ku u hodh studentja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania