Panorama (Albania)

“Juristja” zhvat 50 mijë euro për të liruar një të dënuar

Arrestohet Amarilda Leka, mashtronte se njihte trupa gjykuese

- Amarilda Leka

Amarilda Leka, një 33vjeçare nga Përmeti, u arrestua dje nga Policia e Tiranës, pasi përgjatë hetimeve që zgjatën afro një vit, u zbulua se kishte mashtruar duke i marrë 50 mije euro një qytetari për t’i liruar nga burgu të afërmin e dënuar për vrasje.

Ajo prezantohe­j si juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte te trupa gjykuese për të nxjerrë nga burgu një person të dënuar me 30 vjet heqje lirie, i cili ndodhet në burgun e Bënçës. Arrestimi i saj u krye gjatë operacioni­t të koduar me emrin e burgut ku ndodhej i dënuari, që ajo i premtonte lirinë, ndërsa u realizua nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamen­tin e Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m të ngushtë me Prokurorin­ë e Tiranës. Në kuadër të operacioni­t policor të koduar “Bënça”, u ekzekutua vendimi i ditës së mërkurë, kur Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘ Arrest në burg’ ndaj 33- vjeçares Leka. Policia tha se në ngarkim të kësaj shtetaseje, Njësia Hetimore Qendrore përcolli në Prokurorin­ë e Tiranës materiale hetimore, ku në bazë të atyre të referuara u regjistrua procedimi penal për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

HETIMET Policia tha se pas gati një vit hetimesh proaktive, u bë i mundur dokumentim­i me prova ligjore i veprimtari­së kriminale të ushtruar nga 33vjeçarja Amarilda Leka. “Kjo shtetase ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 mijë euro, me pretendimi­n se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte, do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë”, tha zyrtarisht Policia. Burimet thanë se bëhet fjalë për shtetasin Ali Manaj. Ngjarja për të cilën ai është shpallur fajtor ka ndodhur në nëntor të vitit 2013 në Memaliaj të Tepelenës, ku u vra Aurel Haxhiaj dhe u plagos Niko Baka. Një ditë pas kësaj ngjarjeje, Policia arriti të arrestonte autorët e dyshuar të vrasjes. Policia tha në atë kohë se ishin vënë në pranga Ali Manaj, Henri Manaj, Elmand Hajdaraj dhe ishte shpallur në kërkim shtetasi Joni Manaj.

 ??  ?? Avokati Bashkim Hoxha
Avokati Bashkim Hoxha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania