Panorama (Albania)

Zbulohet cili është politikani biznesmen, për të cilin Rudina Dembacaj la bashkëshor­tin e saj

-

Pas shumë thashethem­eve për divorc, të shoqëruara me arsyen e ndarjes që ishte një tradhti në mes, prezantues­ja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, më në fund vendos të konfirmojë ndarjen nga bashkëshor­ti, Aleksandër Varfaj. “Po, është e vërtetë, po divorcohem­i”, deklaroi ajo në një intervistë për “Wake up” në “Top Channel” pak ditë më parë. Ajo çfarë përflitej prej disa muajsh në mediat rozë u konfirmua nga vetë Rudina Dembacaj, duke pohuar se ajo dhe bashkëshor­ti janë në procedurë divorci.

“Po, është e vërtetë, jemi në një procedurë divorci. Kërkesa për divorc është paraqitur në qershor”, tha moderatorj­a, duke shtuar se ajo dhe Aleksi kanë një mrekulli, vajzën e tyre që quhet Viktoria. Lajmi dhe aludimet e shumta për një ndarje të mundshme nisën shtatorin e këtij viti, ku Dembacaj vazhdimish­t i referohej të shoqit thjesht si “babai i Viktorias”. Por çfarë flitet për jetën e saj private pas prishjes së martesës me partnerin, që u martua në 2016ën? Në fakt, për hir të së vërtetës, emri i Rudina Dembacajt ka bërë lëmsh vetë politikën, duke qenë se emri i të dashurit aktual është një person që gjendet mes botës së politikës. Edhe pse në fillim u përfol për një lidhje të mundshme me një politikan të djathtë, nisur nga disa foto miqësie me të, në fakt burime pranë saj thonë se kjo nuk është e vërtetë, pasi ajo është në një lidhje me një ishdeputet, i komentuar për problemet me drejtësinë. Nuk dihen shumë detaje për njohjen e saj me biznesmeni­n, që më pas u bë deputet dhe që para pak kohësh pati edhe një fatkeqësi familjare.

SI MORI FUND “MARTESA E LUMTUR” E RUDINA DEMBACAJT

Pas gati tri vitesh martesë e deklarata të forta dashurie, duket se kështu si papritur ka marrë fund “martesa e lumtur” e Rudina Dembacajt. Moderatorj­a e programit “Mos i fol shoferit” ka pasur një lidhje të bukur, për të cilën edhe ka folur publikisht. Para disa javësh u përhap lajmi se shkak për prishjen e martesës së saj me pronarin e një servisi makinash, Aleksandër Varfaj, është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Sipas të njëjtave burime, u tha se Dembacaj ishte parë shpesh në shoqërinë e një ish- deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin, sipas tyre, duket se ishte shkaku kryesor i prishjes së marrëdhëni­es me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë edhe vajzën Viktoria. Që marrëdhëni­a mes tyre ishte ftohur, kjo ishte vënë re dhe nga postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk kishte asnjë foto me bashkëshor­tin e saj dhe dedikimet e vetme që ajo bënte ishin për të bijën. Aktorja nuk e mohoi lajmin, por tha se do të fliste në një moment tjetër për të gjithë historinë dhe momenti erdhi. Aleksandri nuk ka folur publikisht, por është mjaftuar me ndonjë postim, ku shpreh gjendjen e tij pas divorcit. Kujtojmë se Rudina dhe Aleksi ishin ndër çiftet më simpatike në rrjetet sociale, duke na prezantuar copëza të së përditshme­s së tyre, që nga ceremonia e dasmës në reality show- n “Lufta e nuseve”. Dyshimet e para lindën kur Rudina pak nga pak largoi të gjitha fotot që kishte me babanë e vajzës së saj. Po ashtu, pushimet e verës Rudina i kaloi në shoqërinë e miqve apo familjarëv­e të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervista­ve që aktorja e humorit ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësish­t dashurisë për “qerosin” e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Në lidhje me këtë thashethem­najë, Rudina, e kontaktuar edhe nga mediat e tjera, nuk ka bërë asnjë përgënjesh­trim, thjesht u ka kërkuar mirëkuptim­in për ta rrëfyer historinë e saj personale në një moment tjetër.

DASMA NË EKRAN E RUDINA DEMBACAJT DHE KAMERAT E FSHEHTA PËR TRADHTI

Para gati tri, vitesh në “TV Klan” u transmetua episodi i programit “Lufta e Nuseve”, ku njëra nga konkurrent­et ishte aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj. Rudina, e cila kishte krijuar një galeri personazhe­sh përgjatë viteve në spektaklet e humorit në Shqipëri, qëlloi në shenjë qysh me imitimin e Kryetares së Parlamenti­t, Jozefina Topalli. Për këtë arsye, organizato­rët e programit “Lufta e Nuseve” i bënë surprizën e këndshme në ditën më të rëndësishm­e të saj, duke i sjellë në program Jozefinën. Në këtë reality show, Rudina rrëfeu historinë e saj të dashurisë me Aleksin, djalin që e njohu kur çoi makinën për servis. Më pas, ajo vazhdonte të tregonte detaje nga marrëdhëni­a me Aleksin, siç ishte surpriza luksoze që i bëri ai për ditëlindje. Edhe pse bashkëshor­ti i saj nuk ishte i pranishëm në këtë udhëtim, Aleks e surprizoi aktoren me një buqetë me lule dhe një biletë urimi. Pasi Rudina ishte kthyer në Tiranë, mori dhuratën tjetër nga i shoqi, një unazë floriri të dizenjuar me gurë diamanti. “Dhurata e ditëlindje­s nga dashuria ime”, shkruante Rudina poshtë fotos, ku tregonte unazën në dorën e saj. Por spektakli ku ajo mori pjesë në një garë nusesh nuk ishte i vetmi rast që Rudina u bë personazh në një format televiziv. Rasti tjetër ishte kur një program në “Ora News” i përgatiti një kurth me një kamera të fshehtë, me një vajzë që iu prezantua si e dashura e burrit të saj. Në atë situatë Rudina nuk e përmbajti veten, duke shfaqur sjellje të forta të ndjenjës së xhelozisë. Më pas, te “Rudina” ajo ishte çift me Aleksin, ku treguan dhe një herë marrëdhëni­en e tyre, se si mund të bashkëjeto­jë një vajzë ekrani me një djalë të panjohur në publik. Megjithatë, duket se kjo martesë nuk funksionoi, përderisa ata arritën të qëndrojnë bashkë vetëm 3 vjet. Dhe sot, i shoqi po përjeton tradhtinë, jo si Rudina, me humor për kamera të fshehtë, por si një realitet që i jep fund lidhjes së tyre. Na u kujtua një shprehje që përdori Rudina, teksa merrte pjesë te “Lufta e nuseve”. Ajo me humor thoshte se ishte kënaqur aq shumë nga kjo ceremoni martese, saqë kishte frikë se mos i bëhej ves. Një parashikim i frikshëm për fatin e kësaj martese, duhet thënë. Të shohim nëse do të ketë ndonjë ceremoni të dytë të këtij lloji për Rudinën, edhe pse i zgjedhuri i saj nuk duket shumë konfident me kamerat dhe këto lloj formatesh televizive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania