Panorama (Albania)

Ish- e dashura e deputetit, Iva Aliko, zbulon anën e errët rreth dëshirave seksuale dhe pozon si sadomazoki­ste

-

Me të brendshme lëkure të zezë, çizme sipër kupës së gjurit dhe rripa që i shtrëngon pas trupit. Kështu shfaqet ish- e dashura e një deputeti në Kosovë, Iva Aliko, në setin më të ri të fotove, pamje që të kujton praktikat sadomazoki­ste. Fotot janë klikuar pafund dhe komente të ndryshme Iva ka marrë kësaj here jo vetëm nga meshkujt, por edhe nga femrat. Ky set dimëror i ish- të dashurës së deputetit vjen pas fotove të verës, ku Iva pozonte për ditëlindje në tokat e saj në Sarandë, të cilat ajo tregoi se ia ka lënë trashëgimi gjyshja. Për çdo festë personale, ajo i bën vetes dhuratë një set fotosh artistike dhe me sa duket, një festë private e ka bërë Ivën të pozojë si “panterë e zezë”, me veshje vërtet të guxishme. Seti i ri zbulon një anë të panjohur të seksualite­tit të saj. Kështu, më shumë sesa me format e rrumbullak­osura, ndjekësit janë marrë me relacionin mes veshjes lëkurë dhe dëshirave të saj seksuale. Rreth provokimev­e që bën me fotot e saj pa tabu, Iva në një intervistë për “Panorama Plus” shprehet kështu: “Të provokosh, ndoshta pa qëllim është bërë pjesë e imja prej kohësh nëpërmjet seteve fotografik­e. Kënaqësia e vetme është që ndihem mirë me veten”. Po a beson ajo te shenjat e horoskopit dhe si një Gaforre, me meshkujt e cilave shenja përshtatet më mirë? “Po. U besoj bestytnive dhe sidomos horoskopit. Gaforrja përshtatet me shenjat e ujit, si Peshqit, Akrepi apo dhe me shenja të tjera, si Demi apo Binjakët. Nuk përshtatet me Shigjetar apo Ujor”. Para ca kohësh e pamë të veshur si nuse, po pranë stilit të saj seksi. Po a ka plan të martohet? “Jo, ende s’e shoh veten në altar, duke qenë se nuk ka mbërritur princi i kaltër. Gjithçka ia lëmë kohës”. Sa për mënyrën si e shohin meshkujt, ajo tregon: “Ka pasur raste kur meshkujt janë tunduar me një të dhënë dore, madje dhe me një shikim. Fantazia më e nxehtë seksuale që ka dëgjuar për veten? ” Çfarë nuk kam dëgjuar dhe jam habitur, madje me gjëra që as unë s’i di për veten time, deri te fantazitë më të shfrenuara”. E nisur nga fakti se ka qenë e dashura e një deputeti të Kosovës, pyetjes nëse i intereson politika, ajo thotë: “Së fundi jam shkëputur disi nga politika, për shkak dhe të punëve të mia private”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania